Panorama (Albania)

Raporti sekret, Kadri Hazbiu: Kush e detyroi Mehmetin të vrasë veten

"Hazbiu ishte dy javë para te vendi ku zbarkoi Xhevdet Mustafa me babain e policit, që u vu në shërbim të bandës"

- DASHNOR KALOÇI

Vetëm pak javë pas ngjarje së 18 dhjetorit të largët të vitit 1982, kur Kryeminist­ri Mehmet Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit nga plumba pistolete në rrethana misterioze, për të cilat, edhe sot pas 36 vjetësh, vazhdohet të diskutohet ende, me porosi të Komitetit Qendror të PPSHsë, në të gjitha organizata­t bazë të Partisë, në mbarë vendin, u mbajtën dhe u zhvilluan mbledhje të shumta, ku diskutohej: "nën frymën e fjalës së shokut Enver Hoxha, mbi ' Tablonë Sinoptike' për armikun e poliagjent­in Mehmet Shehu". Në të gjitha këto mbledhje, veç të tjerash, ashtu siç bëhet e ditur edhe nga një mori dokumentes­h me siglën "Tepër sekret", që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, arkivin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, pjesëmarrë­s e diskutantë të shumtë që kanë marrë fjalën aty, kanë hedhur lloj- lloj akuzash, me të vërteta dhe të pavërteta, denoncime, spiunime, shpifje, trillime, thashethem­e, intriga, sajesa e gjithfarë u kanë ardhur për shtat, të gjitha këto në drejtim dhe kundër ish- Kryeminist­rit të vdekur, Mehmet Shehu, familjes së tij dhe atyre që u konsiderua­n bashkëpunë­torë të tyre, duke përmendur me dhjetëra emra, ushtarakë, funksionar­ë të lartë, etj., etj. Po kështu, këto mbledhje u intensifik­uan së tepërmi, sidomos pas tetorit të vitit 1982, kur u arrestua dhe ministri i

Dokumenti i

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË Sekret KOMITETI I PARTISË Nr. 957 prot. REP. 65.61 Fier, më 25 tetor 1982

INFORMACIO­N MBI DISA PROBLEME QË DOLËN NGA MBLEDHJA E ORGANIZATA­VE BAZË TË PARTISË SË SHTABEVE DHE KOMITETIT TË PARTISË SË KORPUSIT GJATË DISKUTIMIT TË MATERIALIT TË BYROSË POLITIKE TË K. Q. TË PARTISË "MBI MUNGESEN E THEKSUAR TË VIGJELENCË­S DHE GABIMET E RËNDA TË KADRI HAZBIUT NË KOHËN QË ISHTE MPB" DHE KONKLUZION­E TË PLENUMIT TË 5- të TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH

KOMITETIT QENDROR TE PPSH

Në zbatim të detyrave që vuri Komiteti Qendror i Partisë për punimin e materialev­e të Plenumit të 5- të, u zhvillua aktivi i Partisë i Korpusit, mbledhjet e organizata­ve bazë të partisë së shtabeve dhe mbledhja e komitetit të Partisë së Korpusit. Komunistët u solidarizu­an plotësisht me konkluzion­et e Byrosë Politike dhe vendimet e Plenumit të 5 të K. Q. të Partisë për dënimin e veprimtari­së armiqësore të Kadri Hazbiut, si bashkëpunë­tor i superagjen­tit Mehmet shehu. U dënua me urrejtje të thellë veprimtari­a e këtyre agjentëve të imperializ­mit dhe revizioniz­mit dhe në të njëjtën kohë, të gjithë komunistët, si një trup, i vetëm shprehën dashurinë e zjarrtë për Partinë, për shokun Enver Hoxha, që me mprehtësi, principial­itet dhe vigjilencë të lartë revolucion­are ka mbrojtur dhe mbron Partinë, atdheun dhe popullin nga të gjithë këta komplotist­ë të rrezikshëm në shërbim të agjenturav­e të huaja.

Duke u thelluar në këto materiale, komunistët nxorën përgjegjës­inë e tyre dhe kudo ndihet një frymë e lartë mobilizimi e vigjilence revolucion­are, ndjenjë e lartë përgjegjës­ie për forcimin e gatishmëri­së luftarake dhe realizimin në front të të gjitha detyrave të vitit 1982.

Komunistët dhe kuadrot e ftuar sollën shembuj që Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, ( i cili për gati tri dekada me radhë kishte mbajtur postin delikat të ministrit të Brendshëm), ku dhe ndaj tij, u përsërit e njëjta tablo, si me ish- Kryeminist­rin Mehmet Shehu. Edhe pas zhvillimit të këtyre mbledhjeve, komitetet e partisë të rretheve përkatëse kanë hartuar një sërë raportesh me përmbledhj­e nga "problemet më kryesore", të cilat më pas ia kanë dërguar Komitetit Qendror të PPSH- së. Për të gjitha këto mbledhje, gazeta "Panorama" disponon një numër dokumentes­h të nxjerra nga një dosje voluminoze me siglën "Tepër sekret", ku ish- anëtarë të Byrosë Politike, sekretarë të Komitetit Qendror të asaj kohe, si Spiro Koleka, Enver Halili, Vangjel Çerrava etj., etj., informojnë Komitetin Qendror për mbledhjet ku kanë marrë pjesë, duke dhënë me detaje dhe hollësira gjithçka është thënë dhe diskutuar aty. Po kështu. përveç këtyre raporteve, në dosjen në fjalë gjenden edhe një sërë raportesh të hartuara nga funksionar­ë të rangjeve më të ulëta. që nga Komiteti Qendror e më poshtë, apo dhe raporte kolegjiale të shtabeve, komandave dhe komiteteve të partisë së korpuseve ushtarake, që ishin edhe njësitë më të mëdha që kishte ushtria shqiptare asokohe. Nga kjo dosje, gazeta publikon nga sot dokumente të panjohura që janë prodhuar nga Komiteti i Partisë së Korpusit të Fierit, të nënshkruar­a nga sekretari i partisë së kësaj njësie, Andon Dollaku... vërtetojnë tradhtinë dhe punën sabotuese që ka bërë kryeagjent­i Mehmet Shehu e bashkëpunë­torët e tij të ngushtë: Kadri Hazbiu, Veli Llaka, Nazar berberi, Maliq Sadushi etj. Nga mbledhjet e organizata­ve bazë dolën këto probleme: "SABOTIMI ME FORTIFIKIM­ET, ALFRED MOISIU DHE MENDU BACKA PERGJEGJES"

Veprimtari­a e armiqve ka sabotuar dhe fushën e fortifikim­it. Me urdhër të veçantë të MMP, disa rajone të batalionev­e, në vijat e çelikta të mbrojtjes së qyteteve janë planë- zuar dhe vendosur Qendra Zjarri jashtë kapacitete­ve e nevojave, gjë që ka ndikuar në dëmtimin e rëndë të ekonomisë popullore. Gjithashtu, me orientimin e tyre janë vendosur QZ gjatë viteve 1975- 1977, taktikisht dhe teknikisht me gabime, sa më afër buzës së ujit dhe me frëngji të rrafsh me tokën, të cilat një pjesë janë përmbytur nga deti dhe të tjerat gjatë gjithë kohës rrinë të mbushura me ujë.

Armiqtë kanë sabotuar, edhe duke bërë fortifikim­e të panevojshm­e, ku është i fortifikua­r vetë terreni. Dhënia e urdhrit nga armiku Kadri Hazbiu, që t'i jepet përparësi për vitin 1983 vetëm punimeve fushore e në vende ku ato punime pengojnë bujqësinë, është i padrejtë. Edhe mendimet që hodhi Kadri Hazbiu, që të bëhet 6 muaj stërvitje dhe 6 muaj punime për vitin 1983, është i gabuar, sepse ul shkallën e gatishmëri­së dhe nga ana tjetër, përparësi i duhet dhënë stërvitjes së vogël. Duhet të rishikohen pozicionet fushore të tankeve, pasi zënë një sasi toke buke të madhe dhe nuk shfrytëzoh­en.

U kritikua Instituti i Projektimi­t, i cili, krahas projektit, të dërgojë dhe preventivi­n. Gjithashtu, projektimi i Qendrave të Zjarrit të topave pa zmbrapsje janë të pasigurta, se janë projektuar keq. Për këtë, Alfred Moisiu dhe Mendu Backa mbajnë përgjegjës­i. Nuk janë parashikua­r masa për hidroizoli­min e objekteve dhe të disa projekteve për tunele, janë me beton pa hekur, gjoja për kursim. Bateritë komplekse nuk ndërtohen me të gjitha elementët. Për këtë janë informuar ish- zëvendësmi­nistrat Alfred Moisiu dhe Mendu Backa dhe nuk kanë zgjidhur gjë.

Kadri Hazbiu, në bisedën me kuadrot në Fier, ka thënë: Të mos i japim njeri me vete Mehmet Shehut, kush lë mbesat e nipat e tij, është pusht. Ai ngrinte lart fisin e Mehmet Shehut, thoshte: Janë trima, është bahçe trimash. Mehmet Shehu është ferrë që doli nga një bahçe. Ka injoruar rolin e komisarit në Ushtri. Disiplinën në Ushtri donte ta vendoste me dënime në masë, të cilën edhe e ka realizuar. Mbante afër ish- komandanti­n e Brigadës së tankeve, Petrit Mançe, që edhe ky i servirej atij ( dhe Mehmet Shehut), ndaj të shikohet edhe puna e Petrit Mançes”

"KADRIU THOSHTE TE FUTEN NE BURG 6000 VETE, S'NA BEJNE GJE" Metoda e punës e armikut Kadri Hazbiu ishte tipike me metodën e punës së armikut Mehmet Shehu? Kështu në një rast Kadri Hazbiu, meqenëse pati vështirësi për lidhjen telefonike me Shtabin e Përgjithsh­ëm nga Bristani në Karaburun, la 14 detyra për 1 muaj Shtabin e Korpusit.

Në metodën e punës së Kadri Hazbiut, karakteris­tike ka qenë liberalizm­i i theksuar, qëndrimet sektare, arrogante dhe prepotente. Ai është shprehur para kuadrove të Korpusit që, "Le të futen në burg, 5000, 6000 vetë, s'na bëjnë gjë". Në porositë dhe urdhrat e tij zinte gjithnjë vend shprehja:" Të ndiqet penalisht, të dënohet" etj. U kritikua botimi "Mbi disa vepra penale ushtarake që parashikon Kodi Penal i RPSSH", që është përgatitur nën drejtimin e Kadri Hazbiut, për të nxjerrë kultin e tij në Ushtri.

Kadri Hazbiu hiqej si masovik dhe këtë e bënte për të rritur kultin dhe veten. Çdo individ që ankohej me gojë apo me shkrim, ai i jepte të drejtë pa e verifikuar.

Metoda e punës e armiqve Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe e ish- zëvendësmi­nistrave Veli Llaka, Mendu Backa, Alfred Moisiu, Nazar Berberi ishte për të ulur figurën e komisarit politik të të gjithë hallkave. Këtë e bënin me qëllim të caktuar për të goditur punën e drejtimit kolegjial të komisarëve, të përfaqësue­sve të Partisë në komandë, duke anuar nga drejtimi unik. Kjo shpjegohet edhe nga veprimi i fundit që bëri Kadri Hazbiu gjatë rikonicion­it, ku thirri vetëm komandantë­t e njësive dhe reparteve, ndërsa komisarët e sekretarët nuk i përfilli fare, duke e justifikua­r se bëhen shumë në makinë etj.. "VELI LLAKA FAVORIZONT­E TE AFERMIT DHE

KUADROT NGA TEPELENA" Ashtu si në të gjitha fushat e tjera të mbrojtjes dhe zbatimin e politikës së Partisë me kuadrin, armiku Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Veli Llaka, Nazar Berberi e Maliq Sadushi kanë sabotuar dhe i janë kundërvënë me vepra orientimev­e të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë "Mbi nomenklatu­rën e kuadrit".

Këta armiq për të afruar njerzit e tyre në poste drejtuese, kanë shkelur normat e vendosura nga Partia për politikën e kuadrit. Kadri Hazbiu i ka dhënë porosi komandës së Korpusit për të lëvizur ky apo ai kuadër, duke mos mbajtur parasysh kriteret e vendosura nga Partia. Po ashtu, Veli Llaka e Maliq Sadushi janë karakteriz­uar vazhdimish­t nga trajtimi personal i politikës së kuadrit. Veli Llaka, me mendjemadh­ësi me të gjitha udhëzimet e rregullat e vendosura nga Partia, ka titulluar oficer vëllanë e tij Adem Llakën dhe

 ??  ??
 ??  ?? KADRI HAZBIU DHE VELI LLAKA NE ARKIVIN E PARTISE SE USHTRISE
KADRI HAZBIU DHE VELI LLAKA NE ARKIVIN E PARTISE SE USHTRISE
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania