Panorama (Albania)

Sfumohet skandali, biznesmeni: Prona u mor me një gotë raki

Biznesmeni i akuzuar si “truri” i skemës: Pronat janë dhënë nga zyrtarë të pashkollë për një gotë raki apo 50 mijë lekë

- LEZHE/

Skandali i tjetërsimi­t të pronave në bregdetin e zonës së Ranës së Hedhun është sfumuar dhe tashmë askush nga të arrestuari­t nuk ndodhet në burg.

Gjykata e Lezhës i ka liruar ata njëri pas tjetrit, duke i lënë të shumtët me masën e “detyrimit të paraqitjes”. Konkretish­t, nga 23 personat e arrestuar si të përfshirë në këtë skandal pronash, 17 prej tyre janë lënë në detyrim paraqitje, katër të tjerë në arrest shtëpie dhe dy të tjerë janë ende në kërkim. Një ndër personat e lënë në arrest shtëpie është edhe Lekë Frroku, i dyshuar si “truri” i skemës së tjetërsimi­t të pronave, i cili dje ka hedhur akuza në drejtim të Prokuroris­ë së Lezhës. Nga ambientet e Gjykatës ku ishte paraqitur për zëvendësim të masës së sigurisë, Frroku tha se prona në fjalë është ndarë që në vitin 2002 dhe se ai e pjesëtarët e tjerë të familjes së tij e kanë blerë atë. Sipas Frrokut, organi i akuzës po vepron me dy standarde, por siç ai thekson, është i vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Duke qenë një ndër të paktët në “arrest shtëpie” prej më se dy muajsh, pasi të akuzuarit e tjerë janë liruar dhe Gjykata ka vendosur për ta “detyrim paraqitje”, biznesmeni Frroku ka kërkuar dje në Gjykatën e Lezhës zëvendësim të masës së sigurisë. Seanca në ngarkim të tij u shty dhe do të zhvillohet me datën 20 qershor, pasi mbrojtja e tij do të njihet me provat e çuara nga Prokuroria. Për tjetërsimi­n e pronave në Shëngjin, në muajin mars u arrestuan edhe zyrtarë të Lezhës, përfshirë këtu edhe kreun e bashkisë. Lekë Frroku u akuzua nga Prokuroria se kishte rolin kryesor në tjetërsimi­n e pronave, pasi dyshohet të ketë kryer të gjitha procedurat dhe më pas pjesa më e madhe e sipërfaqes së përfituar në këtë formë, ka kaluar në pronësi të të afërmve të tij. Në një intervistë për “Panorama”, biznesmeni Frroku mohon të ketë kryer falsifikim, por thotë se ai i ka blerë ato dhe se ka dokumente për ta vërtetuar këtë.

Z. Frroku, cili është pretendimi juaj në lidhje me çështjen e tjetërsimi­t të pronave te zona bregdetare e Ranës së Hedhun?

Që në fillim të këtij procesi, Prokuroria nuk ka ngritur një akuzë reale ndaj meje. Unë i kam blerë dy prona te Rana e Hedhun dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi. Kam të gjithë dokumentac­ionin, mandatet e pagesës dhe të gjitha për të vërtetuar këtë që them. I kam paraqitur në Gjykatë, ia kam dërguar edhe trupit diplomatik, nga të cilët kam marrë edhe përgjigje, që do i verifikojn­ë.

Ju po thoni se nuk keni besim tek organi i akuzës për zbardhjen e kësaj çështjeje?

Nuk kam aspak besim te Prokuroria, pasi po veprojnë me dy standarde. Për të njëjtën akuzë, personave të tjerë iu është ndryshuar masa e sigurisë, ndërsa për mua është refuzuar. Seancën që vjen unë do kërkoj edhe dorëheqjen e prokurorit të kësaj çështjeje. Ky prokuror nuk do ta kalojë dot as vetingun, të jeni të bindur për këtë që them. Së pari, do t’i kontrolloh­en dëftesat, pasi nuk është aspak i aftë.

Po pse mendoni se drejtësia po luan me dy standarde?

Sepse unë nuk paguaj lekë, nuk kërkoj drejtësi me lekë. Kërkoj drejtësi pa lek, pasi jam i pafajshëm dhe për këtë jam i bindur. Unë do i shkoj deri në fund kësaj çështjeje, pasi më kanë akuzuar padrejtësi­sht për një pronë që e kam blerë me lekët e familjes sime. Unë do përballem me ligjin dhe vetëm me ligjin.

Për këtë çështje u arrestuan edhe kryetari i bashkisë dhe zyrtarë të tjerë...

Asnjë lidhje nuk ka pasur Bashkia Lezhë. Bashkia nuk ndan pronat, të jeni të sigurt. Ato prona janë ndarë që në vitin 2002 nga kryetarët e fshatrave dhe zyrtarë të asaj kohe. Pronat asokohe janë ndarë me një gotë raki dhe 50 mijë lekësha, pasi kur janë në administra­të njerëz të pashkollë, kështu ndodh.

A mendoni se çështja në fjalë ka lidhje politike?

Absolutish­t që po, pasi janë ndaluar vetëm zyrtarë të Partisë Demokratik­e dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. U fol për një dosje tjetër... pse Prokuroria heshti dhe nuk u bë asgjë? Organi i akuzës vepron me dy standarde dhe unë e kam me fakte dhe në ditët në vijim do të paraqes prova të tjera.

 ??  ?? Lekë Frroku
Lekë Frroku
 ??  ?? Zona e Ranës së Hedhun në Lezhë
Zona e Ranës së Hedhun në Lezhë
 ??  ?? Kryebashki­aku i Lezhës, pas arrestimit
Kryebashki­aku i Lezhës, pas arrestimit
 ??  ?? Lekë Frroku, dje në Gjykatën e Lezhës
Lekë Frroku, dje në Gjykatën e Lezhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania