Panorama (Albania)

Liçaj: Dy duar për një kokë, o të na vrasë, o ta vrasim

Robert Budina: T’i rrëzojmë këta gënjeshtar­ë që na përdorin

- Neritan Liçaj Robert Budina

Njësoj si ditët paraardhës­e, ata pak artistë që mbështesin dhe mbrojnë me forcë kauzën e Teatrit Kombëtar, u mblodhën dje pasdite në oborrin e tij, duke shënuar kështu ditën e pestë të këtyre takimeve. Ndryshe nga javët e shkuara, tashmë situata mes artistëve dhe politikës është bërë më e tendosur. Dëgjesa që do të bënte dje kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, dhe ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk shkoi ashtu siç përkrahësi­t e territorit dhe godinës së Teatrit e kishin parashikua­r. Aktori Neritan Liçaj, përherë i pranishëm në protestat për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, do të shprehej me tone luftarake. “Kur kjo qeveri ka ardhur me një platformë rilindjeje dhe kjo gjë duhet bërë. Duhet të hidhen themelet për Ligjin ‘ Për artin dhe kulturën’. Asgjësimin tim e vendos vetëm unë dhe ai lart. Kur vjen puna për asgjësimin tim dhe kolegëve tanë, ne do të nisin luftën nuk dorëzohemi, unë jam djalë ushtaraku dhe di një shprehje, “Dy duar për një kokë, o të na vrasë o ta vrasim”, është shprehur Neritan Liçaj. I revoltuar posaçërish­t nga kjo ngjarje, regjisori Robert Budina, që kishte vendosur të mos fliste dje, në takimin e radhës, u shpreh: “Nuk doja të dilja më sepse nuk ka kuptim, por mbrojtja e teatrit nuk është fytyra ime, as e juaja, i kapërcen kufijtë tanë. Ne ishim sot në dëgjesën e Komisionit Parlamenta­r, por nuk u bë asnjë dëgjesë, u përleshën palët politike, vetëm na përdorën politikish­t, siç kanë bërë me çdo kauzë publike. Unë nuk kam qenë i përfshirë më parë, tani po e heq në lëkurë se ç’do të thotë… Unë kam vetëm një interes që ne t’i jepnim dinjitet vetes, të ngrinim imazhin e Shqipërisë në botë, por kjo është e pamundur sepse politika fut hundët gjithandej. Personalis­ht nuk kam marrë kurrë një qindarkë, s’kam firmosur kurrë në asnjë bordero. Asnjëra nga palët nuk ka të drejtën të shtrembëro­jë në këtë farë feje, duke u zënë e duke bërë batuta kur ata kanë detyrimin total të përgjigjen, të kenë guxim të bëjnë punën e tyre dhe të përfundojn­ë debatin për Teatrin Kombëtar. Personalis­ht, mendoj se nuk flitet fare për një teatër të ri, teatri do të bëhet, por kjo është vetëm për të luajtur me fatet e artistëve, sikur këta të fundit janë në kushte skandaloze, por vetëm që të arrijnë qëllimet e tyre politike. Nuk ka mundësi të gënjesh dhe abuzosh në këtë farë feje, unë nuk e besoj këtë gënjeshtër të tyre dhe nuk do ta besoj sepse e kam provuar se çfarë dinë të bëjnë ata”, vijoi Budina.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania