Panorama (Albania)

Vasili: Harxhuan 140 milionë euro për zyra, s’kanë lekë për Teatrin

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, akuzoi qeverinë se në tre vitet e fundit ka shpenzuar 140 milionë euro për zyra dhe makina, ndërsa deklarohet se nuk ka para për të rikonstruk­tuar Teatrin. “140 milionë euro gllabëroi qeveria për zyra, makina e vila, ndërsa për Teatrin Kombëtar s’ka lekë. Po si s’kanë turp që gënjejnë këta, qeveri e bashki, që do shkatërroj­në Teatrin dhe do t’ua hapin privatëve se gjoja s’kanë lekë. Këta lekë kanë pasur pa fund dhe vetëm për zyra, makina të shtrenjta për qeveritarë e ofiqarë gjithfarës­h, vila qeveritare e transferim­e zyrash kanë bërë rrush e kumbulla dhe pa iu skuqur faqja fare plot 140 milionë euro”, shkruan Vasili në një reagim në “Facebook”, pas debatit të tensionuar për teatrin në komisionin parlamenta­r të me- dias. Sipas tij, do të mjaftonin vetëm shpenzimet e qeverisë për Kryeminist­rinë për të ndërtuar Teatrin Kombëtar. “Për vitin 2017 janë plot 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeminist­rinë. Në vitin 2015, shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro. Pra, 140 milionë euro kanë batërdisur në tre vitet e fundit, vetëm për zyra dhe lukse të tjera Kryeminist­ri dhe të tijtë. Vetëm lekët që hëngri Kryeminist­ri, vetëm në 2017 plot 30 milionë euro, dalin e teprojnë për Teatrin. Dhe këta na bëjnë të dëgjojmë idiotësira me teatrin që po shembet, me zjarrfikës­a, me tuberkuloz e azbest vetëm e vetëm që të shesin tokën e Tiranës sonë dhe për t’i rrëmbyer paratë”, shkruan Vasili.

 ??  ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania