Panorama (Albania)

Rama, akuza PD: Parti që flet me gjuhën e dhunës

Reagon Basha: E afërt është dita kur këto zullume do ta zënë poshtë

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama akuzoi opozitën se e ka kthyer debatin parlamenta­r në një betejë të dhunshme fizike.

Pas debateve dhe tensioneve në komisionin parlamenta­r të medias, kreu i qeverisë reagoi në “Facebook” përmes një statusi, ku nuk kurseu dhe ironinë për Partinë Demokratik­e. “Një parti e zbrazur mendërisht e politikish­t ( se shpirtëris­ht ka firuar me kohë), por e angazhuar fizikisht, e ka kthyer debatin parlamenta­r në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi te SHQUP- i për Kullën e Sporteve Trup me Trup?”, shkruan Rama. I menjëhersh­ëm ishte reagimi i kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha. Përmes një deklarate për mediat, Basha akuzon Kryeminist­rin se akuzon opozitën me gjuhën e një batakçiu. Sipas tij, beteja e opozitës në komision ishte në mbrojtje të parlamenta­rizmit. “Sot, opozita mbrojti interesin publik dhe parlamenta­rizmin. Parlamenti duhet të përfaqësoj­ë interesat e popullit dhe jo të mafias së ndërtimit, krimit dhe drogës. Por Edi Rama e ka të vështirë të bëjë dallimin midis batakut, mes së cilit kalon gjithë kohën dhe Parlamenti­t, prandaj edhe komentet e tij publike janë të gjitha me gjuhën e batakçiut”, shprehet Basha. Kreu i Partisë Demokratik­e akuzoi Kryeminist­rin Rama se përmes projektit të teatrit të ri, kërkon të vjedhë pronën publike për të ndërtuar kulla me paratë e ardhura nga trafiku i drogës. “Afera e Teatrit Kombëtar është grabitje kriminale që Edi Rama ka më se një vit që e përgatit në bashkëpuni­m me klientët e tij. Në këtë aferë do të vidhet prona publike për të ndërtuar kulla të larta që do financohen me para të krimit dhe drogës. Ky që garantoi karrierën me 20 për qindëshin për çdo leje ndërtimi dhe u ngrit në majë të politikës me formulën ‘ një pallat, një votë’, tani sillet si një bandit që do të grabisë 100 për qind të Shqipërisë”, shprehet Basha në reagimin e tij. Sipas tij, qëllimi i Kryeminist­rit është mbajtja e pushtetit duke bashkëpunu­ar me oligarkë dhe kriminelë. “I dështuar në qeverisje, i demaskuar para gjithë botës si i paaftë, i korruptuar dhe i kal- bëzuar moralisht, Edi Rama kërkon ngushëllim dhe mbrojtje duke u bërë njësh me oligarkë, kriminelë dhe hajdutë për të mbrojtur pushtetin dhe bërë para duke betonizuar dhe grabitur Shqipërinë”, shprehet Basha. Kreu i opozitës akuzon Kryeminist­rin Rama si dhunues të Parlamenti­t, Kush- tetutës dhe ligjit, ndërsa e paralajmër­on se do jenë zullumet e tij që do ta zënë poshtë. “Dhunuesi i Parlamenti­t, Kushtetutë­s dhe ligjit është Edi Rama. Dhunuesi i shqiptarëv­e është Edi Rama që, pasi u vodhi votën, po vjedh edhe pasurinë publike për të shtuar pasurinë e vet private. Dhunuesi i Shqipërisë është Edi Rama, që po na mbyll derën e Europës për të pestin vit me radhë. Sot, ai mund të ngrejë kulla dhe të pastrojë paratë e drogës në çdo cep të Tiranës, por e afërt është dita kur këto zullume do ta zënë poshtë bashkë me Fikun e Tiranës!”, përfundon reagimin e tij kreu i opozitës.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania