Panorama (Albania)

Prefekti i Hasit nuk e firmos: Mazreku ka qenë i dënuar me gjyq

-

Prefekti i Hasit, Zenel Kuçana, ka vendosur të refuzojë vendimin e Këshillit Bashkiak të Hasit për të shpallur qytetar nderi ish- deputetin e PS- së, Gafurr Mazreku. Vendimi i prefektit të Hasit erdhi menjëherë pas kërkesës që Kryeminist­ri Rama bëri publike pas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak. Në një dalje për mediat, prefekti i Hasit, Zenel Kuçana, theksoi se vendimi i tij për të mos pranuar vendimin e Këshillit erdhi i mbështetur në ligj. “Duke kursyer të gjitha komentet politike, shoqërore dhe sociale, pasi u shqyrtua me kujdes ky vendim nga ana juridike, sipas ligjit 107 të vitit 2016 për Prefektin e Qarkut, neni 16 pika 2, vendosa: Të mos konfirmoj këtë vendim, pasi bie ndesh me ligjin 112 të vitit 2013 për dekoratat, titujt e nderit, medaljet e titujt e nderit në Republikën e Shqipërisë, neni 17 pika 6 në të cilën thuhet: Rregullat e hollësishm­e për funksionim­in e Komisionit Këshillimo­r të Këshillit të Ministrave”, tha prefekti i Hasit. Sipas tij, arsyeja përse e anuloi vendimin e Këshillit Bashkiak të Hasit ishte sepse personi, të cilit i është dhënë titulli “Qytetar Nderi”, ka qenë i dënuar nga Gjykata. “Personi në fjalë, zoti Gafurr Mazreku, ka qenë i dënuar nga gjykatat shqiptare”, sqaroi prefekti i Hasit, Zenel Kuçana. Këshilli Bashkiak i Hasit vendosi të shpallë “Qytetar Nderi” ish- deputetin e PS- së, Gafurr Mazreku, dy dekada pas ngjarjes së shtatorit 1997, kur ai nxori armën dhe qëlloi me pesë plumba brenda Parlamenti­t Azem Hajdarin. Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, përfaqësue­sit e maxhorancë­s në Këshillin Bashkiak të Hasit shpallën “Qytetar Nderi”, pas vdekjes, Gafurr Mazrekun, me motivacion­in “Personalit­et intelektua­l, për kontributi­n e pashoq në pushtetin vendor”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania