Panorama (Albania)

Qeveria miraton sot paketën fiskale, ja taksat që do të ulen

“Ulet tatimfitim­i 5 për qind, përfitojnë 10,850 biznese”

-

Qeveria miraton sot paketën e re fiskale me ulje të taksave për biznesin me xhiro nga 8 milionë lekë deri në 14 milionë lekë, për sektorin e agroturizm­it, bujqësisë dhe ndërtimit.

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, dje në një intervistë për mediat, tha se ndryshimet fiskale synojnë të nxisin deklarimin e xhiros së biznesit që do të paguajnë 5 për qind tatimfitim nga 15 për qind. Sipas Lerës, përfitojnë ulje të tatimfitim­it 10 mijë biznese. Efektet e uljes së taksës llogariten në 400 milionë lekë. Drejtori i Politikave Fiskale u shpreh se tatimfitim­i në 5 për qind do të ulet edhe për sektorin e agroturizm­it dhe bujqësisë. TATIMI MBI FITIMIN

ULET NË 5% “Në radhë të parë, u bë ndryshimi i pragut të taksimit nga 8 milionë në 14 milionë. Kjo do të thotë, që të gjithë tatimpague­sit që realizojnë qarkullim vjetor 14 milionë lekë, do të paguajnë 5 për qind tatim mbi fitimin. Ndërsa normën 15 për qind të tatimfitim­it do ta paguajnë bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë. Rreth 10,852 tatimpague­s që quhen të biznesit të madh, që kanë qarkullim nga 8 milionë në 14 milionë lekë, përfitojnë ulje të tarifës. Pasi siç e theksova, nëse kanë paguar 15 për qind tatim mbi fitimin, nga viti 2019 do të paguajnë 5 për qind. Pra, barra e tyre ulet direkt me 2 të treta. Kjo masë do të impaktojë edhe grupin e biznesit të vogël. Në këtë grup janë rreth 70- 80 mijë biznese, ku 60 mijë janë me xhiro nga zero deri në 2 milionë, 10 mijë biznese janë me xhiro nga 2 deri në 5 milionë lekë dhe 18 mijë biznese janë me xhiro nga 5 milionë lekë deri në 8 milionë lekë. Janë 70 mijë tatimpague­s që nuk paguajnë tatim, seg- menti i bizneseve me xhiro nga 5 milionë deri në 8 milionë lekë paguan 5 për qind tatim – fitim. Pragu 8 milionë lekë që përkthehet në një qarkullim ditor relativish­t të ulët rreth 110 euro në ditë, i nxit bizneset që të qëndrojnë në këtë nivel. U mendua që ky prag të rritet, që pjesa dërmuese e operatorëv­e që janë në tregti apo shërbimi të mos ngurrojnë të deklarojnë qarkullimi­n dh tatimfitim­in ta paguajnë 5 për qind. Pra, kjo masë do të ketë efekt pozitiv për bizneset e vogla”. EFEKTET E ULJES TË

TATIMFITIM­IT “Për rritjen e pragut ka një efekt vjetor. Nisur nga të dhënat 2016- 2017, të ardhurat ulen rreth 400 milionë lekë, sepse nuk do të paguajnë më 15 për qind, por 5 për qind tatimfitim. Por ky efekt negativ do të kompensohe­t nga rritja e vetëdeklar­imit të xhiros të biznesit të vogël, që janë në fashën e xhiros nga 5 deri në 8 milionë lekë, sepse këta, duke rritur xhiron, nuk do të paguajnë 15 për qind, por 5 për qind tatimfitim”. AGROTURIZM­I DHE

BUJQËSIA “Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat kemi edhe dy nisma të reja, si në sektorin e agroturizm­it, edhe sektorin e kooperimit në bujqësi për sho- qëritë e bashkëpuni­mit bujqësor, ku pavarësish­t nga niveli i qarkullimi­t që mund të realizojnë , do të paguajnë 5 për qind tatim mbi fitimin. Synimi është të stimulohet krijimi i agrofermav­e dhe rritjen e eksporteve në bujqësi. Me paketën do të miratohen edhe ndryshimet në ligjin e TVSH- së, ku norma e tatimit për shërbimet që ofrohen në agrofermë të jetë 6 për qind. Pra, edhe ushqimi, edhe akomodimi apo edhe aktivitete­t e tjera, të jenë me normë të reduktuar”.

 ??  ?? Drejtori i Politikave Fiskale, Niko Lera
Drejtori i Politikave Fiskale, Niko Lera

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania