Panorama (Albania)

INSTAT: Dyqanet e vogla kanë rritur shitjet me pakicë

-

Tregtia me pakicë, indeksi që mat shitjet e dyqaneve të vogla, që lidhen drejtpërdr­ejtë me konsumin e qytetarëve, është rritur në tremujorin e parë të vitit me 1,5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shitjet me pakicë, nga ana tjetër, kanë shënuar rënie me 3,2 për qind në krahasim me tremujorin e fundit të 2017, sipas të dhënave të INSTAT. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbu­reve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 1,7 për qind, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Sipas INSTAT, rritjen më të lartë në shitjet me pakicë e mban grupi i artikujve joushqimor­e me 2,8 për qind dhe ushqimeve, pije e duhan, me 0,2 për qind më shumë se një vit më parë. “Në grupin ‘ Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializu­ara dhe të specializu­ara’, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 0,2 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin ‘ Artikuj jo- ushqimorë në njësi treg-

PËR QIND

është rritur indeksi i shitjeve me pakicë për 3mujorin e parë të 2018- s krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas INSTAT. Ndikimi më i lartë nga artikujt joushqimor­ë tare të specializu­ara dhe jo të specializu­ara’, është rritur 2,8 për qind, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin ‘ Tregti hidrokarbu­resh në njësi tregtare të specializu­ara’, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 0,7 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Ndryshimi vjetor indeksi i volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë 2018 është 1,5 për qind”, shprehet INSTAT.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania