Panorama (Albania)

Hetimi, pronari i servisit u vra për konflikte të vjetra

Dyshohet për hakmarrje, autorët e krimit, vrasës me pagesë

- SHKODER/

Vrasje me pagesë për shkak të konfliktev­e të vjetra familjare, është pista kryesore ku Policia e Shkodrës ka përqendrua­r hetimet për vdekjen e Mehdi Kavajës.

60- vjeçari u vra teksa punonte në servisin e tij në Shkodër, ndërsa autori është larguar pa lënë gjurmë. Në momentin e ngjarjes, Kavaja ndodhej në servisin e tij, duke punuar si zakonisht për riparimin e dorezave të makinave kur papritur një person e ka qëlluar atë pas koke me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Fillimisht, u dyshua se vdekja e tij kishte ardhur për shkaqe natyrale, por vetëm pas ekzaminimi­t nga ana e mjekëve ligjorë u zbulua se bëhej fjalë për vrasje. Më pas, Policia nisi hetimet për zbulimin e rrethanave të ngjarjes, e cila deri tani mbetet mister. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se kjo vrasje e 60- vjeçarit, me shumë mundësi mund të ketë ardhur për shkak të hakmarrjes. Mësohet se, të afërm të viktimës kanë disa konflikte prej vitesh, por Policia nuk bën të ditur detaje të tjera për shkak të hetimeve që janë ende në vijim. Vrasja mendohet se mund të jetë një hakmarrje për ngjarje të ndodhura para shumë viteve ku ka dy- shime se kanë qenë të përfshirë të afërm të shtetasit Mehdi Kavaja, por, për Policinë, ende gjithçka mbetet në kuadër të dyshimeve. Kjo vrasje, sipas burimeve policore, mund të jetë bërë me pagesë për mënyrën se si është realizuar duke qenë e sofistikua­r dhe e mirëmendua­r. Megjithatë, kjo është vetëm njëra prej pistave të momentit që po heton Policia Vendore e Shkodrës ndërsa nuk përjashtoh­et edhe ndonjë pistë tjetër. Pasi është konstatuar nga ekspertiza mjekoligjo­re se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo hemorragji, ndër të tjera Policia ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë që mund të jenë në subjektet afër vendit të ngjarjes. Nga këqyrja e deritan- ishme nuk ka asnjë person konkret të dyshuar. Në fakt, jo e gjithë zona ka kamera sigurie dhe dyshohet se autori e ka studiuar mirë terrenin më përpara për të arritur më pas te ky ekzekutim që për nga mënyra, për Policinë, është një vrasje e rangut profesioni­st. Askush nuk e ka parë autorin ndërsa nuk është dëgjuar asnjë zhur- më nga familjarët apo fqinjët pavarësish­t se vrasja është kryer me pistoletë. Një kalimtar i rastit e ka parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur 60- vjeçarin duke njoftuar më pas ambulancën. Vrasja ndodhi në lagjen “Tophanë” aty ku Mehdi Kavaja punonte prej shumë vitesh në servisin e tij me riparimin e dorezave të mjeteve.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja në Shkodër
Vendi ku ndodhi vrasja në Shkodër
 ??  ?? Viktima, Mehdi Kavaja
Viktima, Mehdi Kavaja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania