Panorama (Albania)

Gjyqtari Toska në sitën e vetingut, pasuria iu rrit 7 herë për 13 vjet

-

Ditën e sotme, në orën 11: 00, përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it do të jetë gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ilir Toska. Ai është në listën prioritare të vetingut, pasi është kandidat për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Toska ka një karrierë prej 11 vjetësh në sistemin e drejtësisë dhe ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor në vitin 2012. Ai ka punuar si gjyqtar i Shkallës së Parë si dhe kryeinspek­tor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në prill të vitit 2007, ai është emëruar anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, ku edhe ushtron aktualisht detyrën. Sipas një analize të BIRN, gjyqtari Ilir Toska zotëronte pasuri në vlerën e 1.6 milionë lekëve në vitin 2003. Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e tij kap vlerën e 12.2 milionë lekëve, e rritur me shtatë herë krahasuar me vitin fillestar të deklarimit. Pasuria e gjyqtarit Toska përbëhet nga një apartament me vlerë rreth 50 mijë euro, llogari bankare në vlerën e 4.1 milionë lekëve, rreth 900 mijë lekë kursime në kesh si dhe një automjet në vlerën e 1 milion lekëve. Ndërkohë, të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 22.9 milionë lekëve, ku pjesën kryesore prej 74.2 për qind e zënë të ardhurat e tij nga funksioni. Përveç analizës për rritjen/ uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/ logjik të deklarimev­e të subjektit si dhe ‘ flamujt e kuq’, që identifiko­hen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/ logjik mbi 13 deklarata pasurie të gjyqtarit Ilir Toska, të cilat rezultuan pa probleme. Megjithatë, transaksio­net financiare për blerjen e një apartament­i me vlerë 50 292 euro- sh në vitin 2005 janë konsiderua­r si “flamur i kuq” në këtë analizë. Në deklaratën e pasurisë së këtij viti, gjyqtari Toska ka deklaruar se ka marrë një kredi shtetërore me vlerë 5 milionë lekë për blerjen e apartament­it, por i ka përdorur ato pjesërisht për pagesën 40 mijë euro, e cila është plotësuar me kursimet e tij dhe një hua prej 12 mijë eurosh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania