Panorama (Albania)

GPS e makinës me qira zbuloi 5 grabitësit e kasafortav­e

Zbardhen 9 vjedhje biznesesh në Durrës, Kavajë e Berat

-

Autorët e të paktën 20 grabitjeve në Tiranë dhe disa qyteteve të vendit, që u arrestuan të hënën gjatë operacioni­t "Kasaforta", janë zbuluar përmes pajisjes GPS të një automjeti që kishin marrë me qira.

Përmes gjurmimit, Policia e Tiranës arriti të parandalon­te grabitjen e radhës që ishte planifikua­r të realizohej nga 5 anëtarët e grupit në zonën e Qytetit të Nxënësve. Madje, gjatë operacioni­t për arrestimin e tyre, autorët nxorën armët duke kundërshtu­ar forcat e Policisë, megjithatë u arrit të neutralizo­heshin. Në automjetin që po gjurmohej nga Policia, u gjet karta e identiteti­t të ish- policit Engrid Hënaj, që ishte liruar para pak ditësh nga burgu. Megjithatë, vetë ish- polici ka pretenduar se nuk ka lidhje me grupin e grabitësve, por kartën e tij të identiteti­t ia kishte dhënë një shokut të tij, për të marrë një makinë me qira, pasi ai i kishte thënë se nuk e merrte dot me emrin e vet. Disa ditë më parë, gazeta "Panorama" botoi vendimin e Gjykatës së Tiranës që kishte dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish- inspektor të Policisë së Shtetit, pasi kishte ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Ish- efektivi i "Shqiponjav­e", Engrid Hënaj, ishte shpallur fajtor për "shpërdorim detyre", pasi kishte ndihmuar dhe komunikuar gjatë kohës që ka qenë në kërkim, me shtetasin e arrestuar për vjedhje në kuadër të operacioni­t "Summer 2017", Fatjon Lila.

OPERACIONI

"Forca e Ligjit" goditi të hënën një grup të strukturua­r kriminal, anëtarët e të cilit nën kërcënimin e armëve vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit. Policia arrestoi 5 persona, si dhe sekuestroi automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e grabitjeve, 20 prej të cilave të dokumentua­ra. Përveç 11 grabitjeve të kryera në Tiranë, të arrestuari­t dyshohen edhe për 6 vjedhje në Durrës, një në Kavajë dhe 2 në Berat. Pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Policinë e Tiranës, në bashkëpuni­m me komisariat­et dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë finalizoi operacioni­n policor të kod- uar "Kasaforta". Gjatë këtij operacioni u arrestuan 5 persona, mes të cilëve edhe një ish- punonjës Policie, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, i dënuar për "shpërdorim detyre". Të arrestuari­t janë: Saimir Kuçi, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë; Elton Lika, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë; Valmend ( Gjon) Pelivani, 27 vjeç, dënuar më parë për vjedhje; Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; ish- polici Engrid Hënaj, 31 vjeç, i dënuar më parë për shpërdorim detyre. Gazeta "Panorama" sqaron se personi që është ilustruar dje me fotografi, me emrin e Valmend Pelivanit, ka qenë një ngatërresë dhe nuk bëhet fjalë për të arrestuari­n, por për kushëririn e tij. Nga hetimet, rezulton se ky grup i strukturua­r kriminal, në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme, jo vetëm në juridiksio­nin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Për realizimin e këtyre ngjarjeve, këta shtetas lëviznin gjatë orëve të vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira, duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

 ??  ?? Engrid Hënaj, ish- polici i arrestuar
Engrid Hënaj, ish- polici i arrestuar
 ??  ??
 ??  ?? Plani i masave i Policisë Rrugore të Tiranës
Plani i masave i Policisë Rrugore të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania