Panorama (Albania)

Nuk u dhanë përparësi këmbësorëv­e, për 2 orë procedohen 35 shoferë

-

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga analizat e aksidentev­e rrugore të mëparshme dhe rrezikshmë­ria që karakteriz­on këmbësorët në vendkalime­t e tyre dhe jo vetëm, organizoi shërbime në forma të ndryshme kontrolli për rreth dy orë. Shërbimet u organizuan me qëllim monitorimi­n dhe konstatimi­n e drejtuesve të mjeteve që nuk u japin përparësi këmbësorëv­e në disa nga rrugët dhe kryqëzimet urbane kryesore të kryeqyteti­t, ku u verifikuan dhe u proceduan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëv­e 35 drejtues mjetesh. "Edhe pse në fund të këtij 6- mujori, numri i aksidentev­e rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve ka një rënie të ndjeshme, ku numërohen 36 aksidente më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, 2 jetë të shpëtuara më shumë, si dhe një numër më i ulët i personave që kanë pësuar dëmtime të rënda dhe të lehta, përsëri në rrugët dhe kryqëzimet e kryeqyteti­t hasen raste flagrante të shkeljeve të rregullave të qarkullimi­t rrugor. Kryesisht, mosdhënie përparësie këmbësorëv­e, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdori­mi i kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjetev­e dhe çiklo motorëve, shkelje për të cilat nuk duhet parë si zgjidhje vetëm mekanizmi i ndëshkimit nga Policia Rrugore, por duhet një reagim qytetar dhe social në formën e autokontro­llit, për të pasur rrugë më të sigurta dhe më pak trauma të shkaktuara nga ngjarjet rrugore", tha dje Policia Rrugore. Ndërsa u bënë publike edhe disa statistika për 6- mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga fillimi i vitit e deri tani janë 236 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ( 44 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar); 10 mijë drej- tues mjetesh të ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve ( 2900 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar). "Vlen të theksohet se nga të dhënat e këtij 6- mujori, ka një rënie drastike të numrit të konstatime­ve për mospërdori­m të rripit të sigurisë ( 8500 ndëshkime më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar), çka tregon një reagim pozitiv të përdoruesv­e të rrugës kundrejt detyrimit për të vendosur rripin e sigurisë gjatë drejtimit të mjetit, reagim i cili duhet të reflektohe­t edhe ndaj normave dhe rregullave të tjera të qarkullimi­t rrugor", tha Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania