Panorama (Albania)

“Alfred Moisiu ka sabotuar fortifikim­in e terrenit”

"Janë vendosur Qendra Zjarri taktikisht me gabime të mëdha"

- Alfred Moisiu

kushëririn e tij, Enver Behajn, duke i vendosur me punë, të parin në Degën Ushtarake në Vlorë dhe të dytin në Degën Ushtarake në Fier, ku shtoi organikën.

Disa kuadro nga Tepelena, që gëzonin simpatinë e Veli Llakës, me ndërhyrjen e tij janë tërhequr në aparatin e MMP- së dhe Akademisë Ushtarake si, Serjan Halili, Zimet Hazisi etj.. Gjithashtu, Veli Llaka ka përkrahur dhe të afërmin e tij, Luftar Osmanin. Po kështu, edhe Maliq Sadushi vazhdimish­t ka dhënë porosi për trajtimin e privilegje­ve të miqve të tij jashtë çdo rregulli, siç është rasti i Gjon Vajzës, i cili megjithëse kandidat Partie, është lëvizur dy herë në detyra të ndryshme. Ka ndikuar edhe në veshjen e disa nënoficerë­ve në kundërshti­m me orientimet e dhëna.

"RRJETI AGJENTUROR I KADRI HAZBIUT NE DIVJAKE"

Për armiqtë e Partisë dhe të popullit. 1. Për Kadri Hazbiun - Donte dhe respektont­e më shumë komandantë­t. Nëpërmjet urdhrave të ndryshme ai ka dënuar shumë ushtarë dhe oficerë të pafajshëm. Ai me dashje ka mbuluar veprimtari­në e grupeve armiqësore, ka kultivuar uljen e vigjilencë­s edhe në MMP dhe nënreparte e poshtë. Ai në Pogradec është shprehur: "Mua më digjet shpirti për popullin kosovar, po për çamërit…".

- Kadri Hazbiu ka veprimtari agjenturor­e në Divjakë. Ai gjuante shpesh në Divjakë. Ka pasur mik për 20 vjet peshkatari­n e quajtur Mihal Bitri, djali i të cilit ishte polic dhe u bë udhëheqës i grupit diversioni­st. Kadriu ka ardhur dy të shtuna rresht në Divjakë për gjueti, para se të vinte banda, duke marrë me vete edhe udhëheqës të tjerë të Partisë ( Hekuran Isai, Qirjako Mihali) dhe kanë gjuajtur me Mihal Bitrin, atje ku zbarkoi banda.

- Kadri Hazbiu në bisedën me kuadrot në Fier ka thënë: "Të mos i japim njeri me vete Mehmet Shehut, kush lë mbesat e nipat e tij, është pusht". Ai ngrinte lart fisin e Mehmet Shehut dhe thoshte: "Janë trima, është bahçe trimash. Mehmet Shehu është ferrë që doli nga një bahçe".

- Ka injoruar rolin e komisarit në Ushtri. Disiplinën në Ushtri donte ta vendoste me dënime në masë, të cilën edhe e ka realizuar. Mbante afër ish- komandanti­n e Brigadës së tankeve, Petrit Mançen, që edhe ky i servirej atij ( dhe Mehmet Shehut) ndaj të shikohet edhe puna e Petrit Mançes.

- Kur doli në rikonicion në Ersekë, Kadri Hazbiu mori me vete dy komandantë brigadash nga Korpusi i Fierit ( Muço Besho e Luftar Osmani). Në ditët që zhvillonte rikonicion në Fier, Vlorë dhe Lushnjë, nuk morri komisarët dhe sekretarët e Partisë, sepse "bëhen shumë e bien në sy", "harxhon shumë karburant" etj.

- Ka përkrahur e transferua­r oficerë si Veliçan Golemin në Tiranë. Mburrej tek thoshte: "Urova njërin që ishte përjashtua­r nga Partia", "Urime që u përjashtov­e".

- Në bisedën që bëri në Ballsh me popullin, ai u shpreh: "Mehmet Shehun e detyroi ustai të vriste veten, qofsha unë i gabuar po qe se s'është kështu". Kjo tregon se ai ka ditur, pra, është bashkëpunë­tor me të. Ai ka thënë gjithashtu: "Qofsha unë i gabuar, por ky është eshaloni i fundit që ka hedhur armiku ( e kish fjalën për Mehmet Shehun). - Kadriu është shprehur se në një stërvitje që ka drejtuar Mehmet Shehu, llogariti 50.000 të vrarë. - Në Korpusin e Pukës dënoi në masë kuadrot. - Nuk ka pyetur për komisarët e injoronte punën e tyre.

- Ndaj sekretares së parë të Fierit, shoqes Naunka Bozo, mbajti qëndrim të keq, e quajti çilimi dhe u shpreh se Naunka duhet të dëgjonte Lefter Çiflikun e të mos bënte gjë pa të. SEKRETARI

I KOMITETIT TE PARTISE REP. 6561 ANDON DOLLAKU

Me urdhër të veçantë të MMP, disa rajone të batalionev­e, në vijat e çelikta të mbrojtjes së qyteteve, janë planizuar dhe vendosur Qendra Zjarri jashtë kapacitete­ve e nevojave, gjë që ka ndikuar në dëmtimin e rëndë të ekonomisë popullore. Gjithashtu, me orientimin e tyre janë vendosur QZ gjatë viteve 1975- 1977, taktikisht dhe teknikisht me gabime, sa më afër buzës së ujit dhe me frengji rrafsh me tokën, të cilat një pjesë janë përmbytur nga deti dhe të tjerat gjatë gjithë kohës rrinë të mbushura me ujë

Vijon...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania