Panorama (Albania)

Shkup, Kuvendi miraton emrin e ri të republikës

“Marrëveshj­a nuk i lumturon shqiptarët, ka konotacion­e etnike”

-

Me një mbështetje të vogël në Kuvendin e Maqedonisë, të martën u miratua marrëveshj­a me Greqinë për ndryshimin e emrit të republikës. Gjithsej votuan 109 deputetë, nga 120 që ka kjo legjislatu­rë.

Marrëveshj­a për emrin u mbështet nga 69 prej tyre, ndërsa edhe 40 votuan kundër. Deputetët e VMRODPMNE- së kanë thirrur kundër marrëveshj­es, duke e quajtur atë shantazh. Protesta nga qytetarët janë mbajtur jashtë Kuvendit të Maqedonisë gjatë gjithë kohës që është zhvilluar seanca plenare. Një kopje e marrëveshj­es është djegur nga protestues­it. Procesi zgjati më shumë se pesë orë. Pas miratimit në Kuvend, marrëveshj­a kaloi në Komisionin për Çështje Europiane, duke i hapur rrugën ratifikimi­t të saj në Kuvend, i cili pritet të mbahet sot. Projektlig­ji ka kaluar me nëntë vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Në seancën e Komisionit nuk morën pjesë deputetët e VMRO- së. Kryeminist­ri i vendit, Zoran Zaev, tha se pas marrëveshj­es me Bullgarinë, është arritur marrëveshj­e dinjitoze edhe me Greqinë, duke mbyllur çështjen e fundit që pengonte rrugën e Maqedonisë në aspiratat euroatlant­ike. Zaev kujtoi se: “Qytetarët do ta japin fjalën e fundit në referendum lidhur me Marrëveshj­en me Greqinë, por pres vetëdije shoqërore dhe të gjithë të qëndrojmë pas zhvillimit të Maqedonisë dhe të vazhdojmë edhe më aktivisht të ecim para”. Sipas tij, marrja e datës për fillimin e negociatav­e me BEnë do të jetë motiv më shumë në qasjen energjike reformuese të Qeverisë. Ndërkohë, eksperti i rrethanave historike e politike në Maqedoni, Agim Vinca, tha se emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, nuk është një emër që i bën të lumtur shqiptarët. “Ky nocion gjeografik ka konotacion­e etnike, kur thuhet sot Maqedoni, nënkupton maqedonasi­t si etnikë dhe shqiptarët nuk pranojnë ta quajnë veten maqedonas. Përkundër arritjes së pajtimit, ky proces duhet të kalojë edhe në faza tjera, deri sa vendimi për emrin të jetë fuqiplotë...”.

 ??  ?? Nga protesta jashtë Kuvendit të Maqedonisë
Nga protesta jashtë Kuvendit të Maqedonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania