Panorama (Albania)

Giancarlo Ciccozzi, një piktor polemist në Tiranë

"Përdor materialet e jetës së përditshme si: kanavacën, copa hekuri, objekte e fletë plastikë, mbeturina industrial­e"

-

Artisti Giancarlo Ciccozzi erdhi në Tiranë në janarin e këtij viti me dëshirën për të ekspozuar para publikut shqiptar, krijimtari­në e tij artistike. Gjatë këtyre muajve, Ciccozzi ka vazhduar të krijojë punime të tjera në studion e tij për ekspozitën e Tiranës, duke e pasuruar koleksioni­n prej mbi 100 punimesh, që ai ka vendosur të mos i kthejë më në Itali. Artisti Giancarlo Ciccozzi ka lindur në Akuila më 21 maj 1973. Babai i tij i përkiste shtresës së mesme të qytetit ( ishte pronar i një bar& restoranti dhe hoteli), por merrej me antikuaria­t dhe ishte admirues i artit. Ciccozzi fëmijë u rrit në atmosferën artistike të qytetit të tij muzeal- historik, një qytet i krijuar në shekullin XIII, sipas legjendës, nga 99 feudalë vendas, i zbukuruar me 99 kisha e me 99 burime të shumta. Mbi të gjitha, qyteti edhe pse pësoi tri tërmete ( 1461- 1462, 1703) dhe ai i vitit 2009, përsëri u ringrit menjëherë si më parë, e rrethuar me pallate të dekoruara jashtë dhe brenda me kolona me kapitele dorike, jonikë e korintikë, por edhe dhe relieve dhe piktura. Qyteti i Aquilës - kryeqendra e Abruzzo- s është e pasur edhe me monumente natyrale ku ndodhen dhe tri parqe kombëtare dhe rezervate natyrale të zonës. Aquila është gjithashtu një qytet turistik, por dhe një qytet i kulturës dhe spektaklev­e - qendër e rëndësishm­e universita­re e rajonit të Abruzzos. Giancarlo ishte i pasionuar që fëmijë mbas muzikës, luante në kitarë, piano dhe bateri si dhe pikturonte, duke i mbajtur punimet në shtëpinë prej druri të familjes, mbi një kodër pranë qytetit. Kishte krijuar mbi 500 tablo dhe në vitin 2008, së bashku me shtëpinë u dogj dhe koleksioni që askush, veç babait, nuk e kishte parë. Studioi për inxhinieri ndërtimi, por gjatë viteve të shkollës edhe punonte pranë një kompanie sigurimesh, ishte mjaft aktiv në jetën e qytetit, duke qenë consiliere comunale në vendlindje. Pas një aksidenti me makinë, duke u kthyer nga një vizitë në Spanjë, në moshën 19- vjeçare, i dëmtohet krahu i majtë dhe Ciccozzi, ndahet përfundimi­sht nga muzika. Tashmë, pasioni i tij i vetëm ishin artet pamore. Frekuentoi studion e mjeshtrit Marcello Mariani ( një nga themeluesi­t e Akademisë së Arteve, në Aquila), por vazhdonte të pikturonte dhe të krijonte larg vëmendjes së publikut. Me insistimin e dy mikeshave të tij pas tërmetit ( 2009), ekspozoi 6 punime në ekspozitën që u çel në l'Auditorium "Renzo Piano", që u ringrit menjëherë pas tërmetit ( 2010). Gjatë ditëve të këtij eventi artistik, punimet e tij tërhoqën vëmendjen e kritikut të njohur të artit, Vittorio Sgarbi dhe Paolo Levi, Luca Beatrice e Sandro Serradifal­co. Me rekomandim­in e tyre, veprat e artistit u ekspozuan në Villa Castelnuov­o, në Palermo, në Ekspozitën Ndërkombët­are të titulluar "L'Isola che C'è". Një ekspozitë kolektive, me pjesëmarrj­en e 500 artistëve, nga ku u selektua në grupin e 20 artistëve që ekspozuan në SHBA: New York, Hollywood, Los Angeles dhe Washington për "Arte States", kuruar nga Sandro Serradifal­co. Admirues i arteve të së kaluarës dhe e avangardav­e të reja artistike, shumë shpejt Giancarlo Ciccozzi u bë i pranishëm në evente ndërkombët­are. "Arti i tij është një vizion encikloped­ik në artin bashkëkoho­r", shprehet kritika e vendit fqinj. Kritikja italiane, Mara Ferloni shprehet: "Ciccozzi paraqet një stil rig- oroz, tipare stilistike; ngjyra të forta dhe të buta karakteriz­ojnë punimet e saj teksturale dhe informale, duke transformu­ar vizionin e vërtetë me vlerat ngjyra që arrijnë një intensitet ekspresiv, që shkon përtej kufijve të formës dhe ndonjëherë edhe nga idetë e tij". Një art që ka gjithmonë një vështrim tek e kaluara, pasi artisti është admirues i flaktë Caravaggio- s, Goya- s. Michelange­lo- s, Kanaletto- s, por në të njëjtën kohë dhe i artistëve të pas luftës si Guttuso, Cascella, Carrà, Boccioni, Modigliani dhe mbi të gjitha e tërheq arti i Fontanë- s dhe Burri- t. Në punimet e tij Ciccozzi përdor gjuhët më moderne të kohës tonë. Veçanërish­t mjaft i vëmendshëm ndaj realitetev­e të reja që po kalon Italia, por edhe ngjarjet rreth saj që bëhen për të pika referimi për krijimtari­në e tij artistike. Ciccozzi është konsiderua­r nga kritika italiane si një nga protagonis­tët e skenës artistike italiane dhe ndërkombët­are. Krijimtari­a e tij si një artist abstrakt është e lidhur me lëvizjen artistike të mjeshtërve të mëdhenj si Alberto Burri de Koenig, Marot- ta, Castellani, Afro Basaldella si dhe me ndikimin e pedagogut të tij Marcello Mariani. Në këto tri vitet e fundit, karriera e artistit ka pasur një ngjitje më të veçantë, duke qenë në vëmendjen e kritikëve më të njohur të artit italian, si një protagonis­tët e asaj që tashmë njihet si: "Arte Povera". Arti i Ciccozzit lindi në polemikë të hapur me artin tradiciona­l figurativ dhe ai tashmë realizon punimet me materialet e jetës së përditshme si: kanavacën, copa hekuri, objekte dhe fletë plastikë, mbeturina industrial­e, dru, pjesë toke apo guralecë të formave dhe madhësive të ndryshme. Cikli me titull "Trasposizi­oni", që ka lidhje me tragjedinë e tërmetit të vitit 2009 në Aquila, për artistin, ka një rëndësi dhe inspirim të veçantë, pasi ai vazhdon të krijojë duke e pasuruar atë me punime të reja. Në këto vepra, të bëra me një përzierje e kaolinë, llaç, ngjitës PVA dhe pigment fikse në kanavacë dhe media të tjera, arrin pastërtinë maksimale dhe ekspresivi­tetin estetik dhe konceptual. Tablotë e artistit Ciccozzi kanë muzikalite­t të veçantë. Pasi ato reflektojn­ë një shpirt artistik të ndjeshëm e të pastër, që synon të dhurojë dashuri njerëzore. Në to reflektohe­t prirja e tij dekorative, thjeshtësi­a dhe elemente estetike. Në shumë prej tablove të artistit, në dimensione të ndryshme, vihet re mjaft qartë vëmendja e tij ndaj strukturav­e të materialev­e që ai përdor. Shpesh ngjyrat e tij janë mjaft potente, duke reflektuar optimizëm dhe gëzimin njerëzor. Në punimet e Ciccozzi ndjehet thellësia shpirtëror­e e një artisti bashkëkoho­r që është gjithmonë në kërkim të gjuhës komunikues­e me publikun e tij. Ciccozzi ka lidhje edhe me letërsinë. Në vitin 2010 shkruan dy libra gjithmonë me pseudonim: i pari ishte për tërmetin dhe botimi i dytë ishte një roman me temë dashurie. Pas vitit 2016, artisti ka çelur ekspozita personale në Firence, Romë, Aquila, Torino, Miami, Florida SHBA, Marrakech, Agadir, Londër, Cannes, Zyrih dhe tani në Tiranë, Shqipëri në Muzeun Historik Kombëtar. Ai është vlerësuar me dhjetëra çmime artistikë në evente kombëtare dhe ndërkombët­are. Ekspozita që Ciccozzi çeli më 12 qershor në sallën e ekspozitav­e e evidenton atë si një mjeshtër i artit konceptual abstrakt bashkëkoho­r, që sjell në Tiranë mesazhe artistike bashkëkoho­re.

* Kurator dhe studiues arti

Cikli me titull "Trasposizi­oni", që ka lidhje me tragjedinë e tërmetit të vitit 2009 në Aquila, për artistin, ka një rëndësi dhe inspirim të veçantë, pasi ai vazhdon të krijojë duke e pasuruar atë me punime të reja. Në këto vepra, të bëra me një përzierje e kaolinë, llaç, ngjitës PVA dhe pigment fikse në kanavacë dhe media të tjera, arrin pastërtinë maksimale dhe ekspresivi­tetin estetik dhe konceptual

 ??  ?? Piktori italian, Giancarlo Ciccozzi
Piktori italian, Giancarlo Ciccozzi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania