Panorama (Albania)

Senegali e bën festë, samurajtë godasin Kolumbinë

Kagaua nuk fal nga 11 metra, Osako bën surprizën

- PËRGATITI: OLSI TUJANI

Nuk mund të bënte ndryshe edhe Grupi H në Botërorin "Rusi 2018", pa startuar me surprizë.

Në Saransk, Japonia ka mposhtur 2- 1 Kolumbinë në një ndeshje të kondicionu­ar nga dalja me karton të kuq e Sançez- it në të 4- n minutë. Aziatikët gjetën shpejt avantazhin me penalltinë e shndërruar në gol nga Kagaua, por barazimi vendoset me një ekzekutim mjeshtëror të goditjes së dënimit nga Kuintero në të 39- n minutë. Në pjesën e dytë, Japonia ka humbur disa raste për shënim, por në të 73- ën gjen golin e dytë pas një goditjeje me kokë nga Osako, për 3 pikë.

Ndeshja - Që në start disa aksione sulmuese, deri në momentin kur pas gabimit në prapavijë, ndërhyrja e Ospinës u pasua nga një prekje me dorë e Karlos Sançez- it, i cili merr të parin karton të kuq në "Rusi 2018". Kagaua tregohet i saktë dhe për japonezët nis festa në Saransk.

Ndryshimet - Kolumbia vuan shumë dhe Pekerman është i detyruar t'i bëjë llog- aritë me 4- 4- 1 pas daljes së Sançez- it, që i hap jo pak probleme taktikisht. Për disa minuta, konfuzioni i Kolumbisë i jep shanset kundërshta­rit që të krijojë rast për 2- 0. Pas së 30- ës minutë, Pekerman detyrohet të nxjerrë Kuadradon për Barrios, në mënyrë që të rikthejë balancat e skuadrës në mesfushë. Një goditje dënimi në fundin e pjesës së parë, e ekzekutuar tokazi, sjell barazimin për Kolumbinë. Në të dytën, Pekerman kishte këshilluar të tijtë që t'ia linte Japonisë zotërimin e topit. Për shumë minuta rezultoi me sukses, duke tentuar kundërsulm­in, por inferiorit­eti numerik u ndie edhe në një goditje nga këndi, kur Osako gjeti topin brenda zonës dhe me kokë shënoi golin e fitores.

POLONI- SENEGAL

Larg parashikim­eve dhe kundër pritshmëri­ve. Botërori "Rusi 2018" vijon me surprizat. E radhës ka qenë ndeshja e dytë e Grupit H, ku Senegali ka triumfuar përballë Polonisë me rezultatin 1- 2. Një devijim i Sionek ka dhuruar golin e parë për Senegalin në të 38- ën pas gjuajtjes së Gueje. Në pjesën e dytë, një top i kthyer pas nga Krishoviak shndërrohe­t si "asist" në mesfushë për Niang, që arrin të shënojë dhe në fund, vetë Krishoviak përmirëson statistika­t për Poloninë. Senegalezë­t, me fitoren e ar- ritur në start të Botërorit, regjistroj­në të parën fitore të skuadrave afrikane, pas humbjeve në debutim nga Egjipti, Maroku, Nigeria dhe Tunizia. Në fillim pritej shumë dueli në distancë mes Levandovsk­it dhe Manesë, por Niang është bërë protagonis­t. Iniciator i golit të parë dhe i mrekullues­hëm me vrapimin në momentin e golit të dytë. Me gjithë punën e mirë të trajnerit Sise dhe të tijve në fushën e lojës, polakët kanë qenë jo pak "zemërmirë" me gafat dhe gabimet që kanë bërë. Në sfidën e radhës për Grupin H, Japonia e Senegali duket se kanë një përballje, që mund të prishë jo pak planet e dy të tjerave në duelin për kreun.

 ??  ?? Niang duke festuar golin e dytë me lojtarët e Senegalit
Niang duke festuar golin e dytë me lojtarët e Senegalit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania