Panorama (Albania)

"Kualifikoh­et" Rusia, Salah përgatit valixhet

-

Rusia vazhdon të mahnisë dhe pa dyshim, nëse nuk do të ishte për rregullore­n e ndryshuar të këtij Botërori, organizato­rët do të ishin kualifikua­r për në 1/ 8- at e turneut ( për momentin e ndal fakti matematiko­r që Arabia Saudite të fitojë me mbi 8 gola dy ndeshjet e mbetura dhe Uruguaj të mposhtë në sfidën e fundit Rusinë). Gjithsesi, nëse ky fakt është vetëm një hamendësim virtual, të zotët e shtëpisë kanë ditur edhe një herë tjetër që të bëjnë skeptikët e tyre që të heshtin dhe të kërkojnë ndjesë, sepse Rusia jo vetëm që vazhdon të fitojë dhe sërish me shumë gola, por po tregon edhe një nivel të lartë loje. Këtë e mësuan mirë natën e djeshme edhe Mohamed Salah me shokë, të cilët "firmosën" humbjen e dytë në fazën e grupeve, këtë herë 3- 1, dhe nga sot do të nisin të paketojnë valixhet ( edhe Egjipti si Rusia nuk është eliminuar zyrtarisht vetëm falë rregullore­s). Dueli i natës së djeshme ishte tepër i rëndësishë­m për të dyja ekipet, por nëse në pjesën e parë, Rusia dhe Egjipti u sollën si dy boksierë që studiojnë njëri- tjetrin, në pjesën e dytë, të zotët e shtëpisë bënë diferencën falë lojës kolek- tive dhe euforisë së publikut. Salah, edhe pse ishte shpresa e madhe e Egjiptit nuk mund të bëjë asgjë i vetëm, duke qenë se u shërbye pak. Pastaj, nëse afrikanët vendosin që të "vetëvriten", me Fati që dërgon gabimisht topin në portën e tij, duke zhbllokuar sfidën, më pas Çerishev dhe Dzjuba realizojnë dy gola fantastikë dhe blindojnë tri pikët e radhës. Ndërkohë, ngushëllim­i i vetëm për miqtë është penalltia e akorduar me "VAR", në të 72ën, që Salah e ekzekuton me saktësi, por vlen vetëm për statistikë, sepse për të mos u eliminuar me zero pikë pas dy ndeshjeve, duhet vetëm një mrekulli hyjnore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania