Panorama (Albania)

Alarm te Brazili, dëmtohet Nejmar

Mjeku qetëson tifozët: Asgjë serioze, dhimbje prej goditjeve nga zviceranët

- PËRGATITI: GENTJAN ALINANI

Alarm te Brazili. Nejmar braktis stërvitjen për shkak të një problemi në këmbën që ka operuar disa muaj më parë dhe është në rrezik për ndeshjen e ardhshme të "Seleçaos" kundër Kosta Rikës, të premten në orën 14: 00.

"O Ney" largohet nga fusha stërvitore në Soçi vetëm 15 minuta pasi kishte nisur të punonte me skuadrën. Një tjetër model flokësh këtë herë, më të shkurtër sesa ata në ndeshjen kundër Zvicrës. Buzëqeshja nuk i mungon kur del në stërvitje, ndërsa pas krahëve ka hedhur një fanellë. Ka shumë dëshirë, por herë pas here vendos dorën në këmbë për shkak të dhimbjeve që ndien në kaviljen e djathtë.

Dëmtimi- Sulmuesi i Brazilit mori 10 goditje kundër Zvicrës dhe sigurisht që ato kanë ndikuar në një dëmtim të mundshëm të tij. Duket se dhimbjet ai i ka ndier dy ditë më vonë. Nejmar ishte duke bërë stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, të cilët po qarkulloni­n topin në një rreth. Ai kishte si detyrë që të prekte topin për të dalë nga rrethi, por në atë moment e merr topin me këmbën që ka operuar dhe ndien dhimbje. Provon të luajë, por nuk ia del. Godet topin me inat me këmbën e majtë dhe largohet duke çaluar drejt dhomave të zhveshjes, ku ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve të skuadrës dhe fizioterap­istit.

Jo serioze- Kjo gjë ka përhapur panik në radhët e skuadrës së Brazilit dhe sidomos te tifozët e verdhejesh­ilëve, por nga grumbullim­i në Soçi filtrojnë informacio­net se asgjë nuk është serioze, por erdhi si pasojë e goditjeve që Nejmar mori në ndeshjen me Zvicrën. Madje, federata doli me një deklaratë për shtyp. "Nejmar ndjeu dhimbje gjatë stërvitjes për shkak të goditjeve të shumta që mori në ndeshjen me Zvicrën. Kreu disa seanca fizioterap­ie, por do të rikthehet të stërvitet rregullish­t", tha mjeku i skuadrës, Rodrigo Lasmar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania