Panorama (Albania)

VENDIMI I QEVERISE Shtesë e re pensionesh, kategoritë që përfitojnë

Kategoritë e reja që përfitojnë nga indeksimi i pensioneve. Shtesa për ata që vazhdojnë punën dhe çfarë parashikon ligji për rritjen e pensioneve

-

Në vendimin e qeverisë për indeksimin e pensioneve është parashikua­r rritje edhe për një kategori tjetër pensionist­ësh. Bëhet fjalë për pensionist­ët, që edhe pse kanë mbushur moshën, kanë zgjedhur të mos marrin pension, por të vazhdojnë të punojnë.

Ligji parashikon që kur një burrë mbush 65 vjeç dhe ka 36 vite e 4 muaj punë dhe një grua që mbush 60 vjeç e 8 muaj dhe ka 36 vite e 4 muaj punë, i lind e drejta për pension. Në këtë moment, ISSH llogarit pensionin sipas formulës së re. Por shumë prej pensionist­ëve nuk duan të dalin në pension, por të vazhdojnë të punojnë. Kjo kategori heq dorë nga pensioni deri në momentin që do të vazhdojë punën dhe të paguajë sigurimet. Por ligji, për të nxitur vazhdimin e punës, ka parashikua­r disa përfitime. Sipas ligjit, kjo kategori përfiton për çdo muaj punë shtesë, pra, pas moshës së pensionit, përfiton një shtesë pensioni prej 0.5 për qind. Në total, shtesa vjetore arrin në 6 për qind. Në momentin që një pensionist lë punën, masa e pensionit do të shtohet me 0.5 për qind, për çdo muaj punë pas moshës së pensionit. Nga ana tjetër, ka shumë pensionist­ë, që edhe pse kanë dalë në pension për një arsye apo tjetër, gjejnë një punë. Edhe këta, në momentin që punojnë dhe nuk marrin pension, përfitojnë shtesën 0.5 për qind në muaj. Ligji thekson: “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute”. Të njëjtën shtesë marrin edhe ata që e nisin punën pas përfitimit të pensionit.

Në vendimin për indeksimin e pensioneve, është parashikua­r që edhe kjo kategori të përfitojë rritjen prej 2.8 për qind. “Së bashku me pensionet dhe në të njëjtën masë, indeksohen edhe shtesat mbi pension, të përfituara nga ata persona që kanë shtyrë datën e daljes në pension, duke qenë në punë dhe duke paguar kontribute”, thuhet në relacionin e qeverisë për rritjen e pensioneve. Pra, shtesa është mbi pensionin dhe mbi rritjen prej 0.5 për qind në çdo muaj punë pas mbushjes së moshës.

 ??  ?? TIRANE
TIRANE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania