Panorama (Albania)

DEBATI ME DYER TË MBYLLURA

-

Erion Veliaj: Unë kam qenë ish- kolegu juaj dhe e njoh rregullore­n, mos me fyeni. Kaq e di, e di punën e Komisionit, me Albanën kam pas marrëdhëni­e të shkëlqyer, ju në opozitë, unë ministër. Kemi funksionua­r perfekt. Për njerëzillë­k i thashë që nesër sheshi “Skënderbej” ka një ceremoni premimi. Edhe pse i thashë që kryetari i Bashkisë nuk është autoritet që buron nga Parlamenti, për kortezi po vij. Më vjen ftesa tjetër dhe me thotë që jemi në dijeni që s’mundeni, hajdeni sot me 1/ 3 e firmave. Albana Vokshi: Kush e bëri këtë? Nuk e bën dot. Erion Veliaj: Për njerëzillë­k hapet seanca dhe dëgjoj një leksion për frikën etj,. Po nga ata jam unë, që pyes për këto muhabete?!

Albana Vokshi: Më vjen keq që kolegët këtu nuk marrin vesh nga rregullorj­a apo i urdhërojnë. Ne duam të bëjmë transparen­cë. Ne kërkuam sot me 6 firma dëgjesë vetëm me ministren. Duam të sqarojmë procedurën ligjore. Ju do keni gjithë kohën për të sqaruar pjesën tuaj.

Erion Veliaj: Mua m’u tha me 11 firma hajde sot, meqë s’vjen dot.

Albana Vokshi: Me 6 firma ju kemi ftuar të mërkurën. Por mund të negociohet data dhe ora.

Erion Veliaj: O Bana, me qetësi, meqenëse 1/ 3 e bëjnë automatike futjen në rendin e ditës, po 2/ 3- at?

Albana Vokshi: Unë s’ua mësoj dot rregullore­n. Kërkesa është bërë mbi një nen që s’e parashikon fare. Erion Veliaj: Po meqë s’e ndalon, e lejon. Albana Vokshi: Aman, batutaxhi i madh. Erion Veliaj: E kam mësuar nga Enkelejdi. Albana Vokshi: Për shkencat juridike ju jeni beter. E vërtetoi dhe zëvendësi juaj.

Erion Veliaj: Ai i imi e qau dje atë emision. Arbi me Tan Imamin ju bënë copash dje. Se kishe atë mitomanen dhe dje ishit skandal.

Albana Vokshi: Kur të vish ndonjë ditë tjetër, m’i bëj këto batutat.

Erion Veliaj: Fakti që Frojdi të del nonstop dhe të kujtohet... T’i mësosh Gardës që 1/ 3 është më e madhe se 2/ 3- at, është gafë e madhe. Dhe do marrësh Gardën më qafë. Albana Vokshi: Ti shpreh injorancën tënde. Erion Veliaj: Gardën më qafë e morët më 21 janar, por mos e merrni Gardën më qafë me aritmetikë­n. Se kjo është 7x7 bëjnë 42.

Milva Ekonomi: Kryetari i Bashkisë nuk del jashtë se e kemi thirrur ne me shumicë votash.

Albana Vokshi: Ftojeni ditë tjetër, jemi shumë të gatshëm. E kuptoj që ju tmerron kjo gjë. Pse nuk e lini Kumbaron vetëm. Ça frike keni nga zonja Kumbaro?!

Erion Veliaj: Albana, oferta ime e fundit, po doni transparen­cën, hajde të bëjmë transparen­cë.

Albana Vokshi: Nesër në orën 10.00 kam dëgjesën me ty. Nëse nuk e do në 10, ta bëjmë pasdite, të shtunën apo të dielën.

Erion Veliaj: Ti do vjedhësh kauzën e artistëve për një fitore të vogël politike, kjo s’ka vlerë.

Albana Vokshi: Ashtu siç ke vjedh ti projektet e Lul Bashës, po mbylle.

Erion Veliaj: Uuu... projektet e mëdha të Lulit, projektet e gjumit të madh.

Albana Vokshi: Ti ose del sot jashtë, ose del aty mbrapa të dëgjosh.

Erion Veliaj: Nëse do teatër dhe të përdorësh ata të çadrës që i ke fut te sindikata, përdori. Po kështu e përdorët dhe Nishanin te Lodrat. Dhe mbahet mend si Presidenti që protestoi për lodrat e kalamajve. S’mund të përdorni artistët.

Albana Vokshi: E kupton çfarë roli ke marrë? Ke marrë rolin e karagjozit.

Erion Veliaj: Ju jeni një parti që çdo 10 vjet jeni zgjeruar, keni marrë ambiente shtesë. Keni larguar ndërtesën historike. Ndërkohë që aktorëve i thoni rrini në furrik. Albana Vokshi: Mos bëj zhurmuesin e mos bëj karagjozin këtu. Erion Veliaj: Po do t’u vjedhësh sindikatën artistëve... Merrni Sindikatën, futeni në PD e keni hapur drejtorin e Kulturës. Ai mavrija i Sindikatës atë do. Ai Budina, ai atë do, ta bëni drejtor kulture në PD. Kështu shpëton artistët dhe bëhet teatri.

Albana Vokshi: Këtu në këtë mbledhje sundon Kushtetuta, e kupton apo jo? Jo bizneset e lidhura me ty që të shpëtojnë dhe nga Prokuroria. Nëse s’ke shkuar asnjëherë në Prokurori, do shkosh tani.

Erion Veliaj: Unë shkoj sa herë të duash ti. Për të mbrojtur një qytet që po rritet, që po zhvillohet. Isha në Prokurori për lodrat, fitova, për sheshin fitova.

Albana Vokshi: Që e ke bërë bashkinë tallave, kujton se do bësh dhe këtu. Fillon pjesa me mediat, Flamur Noka përplaset me Veliajn Albana Vokshi: Garda ta nxjerrë jashtë kryetarin e Bashkisë. Kryetari i Bashkisë do shkojë për procedim, edhe për Ardit

Gjoklajn, edhe për këtë që po i bën Tiranës. Erion Veliaj: Do shkoj për gjithçka. Dhe siç kam fituar çdo betejë me ju, do fitoj dhe betejën me teatrin. Mbaje mend. Çdo gjë që ju e sulmoni, do dalë më e bukur. Flamur Noka: Zogu i Tiranës, këtu është Parlament dhe nuk është Bashkia ku të merresh me ne. Një hajdut këtu pa thirrur, nuk mund të vijë... Erion Veliaj: Mos e kthe Komisionin në antikultur­ë. Ke frikë nga e vërteta... Flamur Noka: Zogu Tiranës nuk mund të flasë këtu në shkelje të rregullore­s. O hajdut, nxirreni jashtë. Ka vjedhur pronën e qytetarëve të Tiranës... Erion Veliaj: Solle njeriun e vezëve të Mamurrasit. ( Flamur Noka shkon tek Erjon Veliaj dhe i tërheq karrigen) Albana Vokshi: O Flamur, Flamur... Flamur Noka: Dil përjashta, o hajdut... Hajdut, dil jashtë. Erion Veliaj: Dil ti përjashta. Ti dil. Ilir Beqaj: Ulu Erion, ulu. ( Garda rrethon Erion Veliajn dhe largon Flamur Nokën. Deputetët, Ilir Beqaj dhe Fidel Ylli tentojnë të qetësojnë deputetët e PD)

Ervin Salianji i heq mikrofonin Veliajt dhe e vendos në tokë). Albana Vokshi: Po, hiqja, shumë mirë... Flamur Noka: Nxirreni hajdutin, nxirreni jashtë... Albana Vokshi: Gramoz Ruçi të ndërhyjë, të nxjerrë jashtë kryetarin e Bashkisë. Është i paligjshëm. Fidel Ylli: Kush po e mbron. Merreni, bëjeni copash, po lëreni të flasë. Ça boni kështu. Flamur Noka: O hajdut, kujton se je pronari i Tiranës. ( Ervin Salianji përplaset me gardistët) Ervin Salianji: Hiqi duart... Ose nxirreni jashtë se s’do bëjmë sherr dhe me ju. Anduel Xhindi: Dil andej, dil. Ervin Salianji: Ik andej, mos më prek me dorë... Anduel Xhindi: Kujdes kur flet me mua... Ilir Beqaj: Boll bëre të fortin, po ik andej. Adelina Rista: Ti trim i madh, më prek mua me dorë. Dilni ju jashtë, na lejoni të bëjmë komision ne. Flamur Noka: Është një hajdut aty. Nxirreni jashtë... Ilir Beqaj: Paditeni në Prokurori. Çojeni në Prokurori. Albana Vokshi: Garda, nxirreni jashtë dhunuesin e Parlamenti­t, kryetarin e Bashkisë, mashtruesi­n Erion Veliaj. Garda është vënë në shërbim të Veliajt. Erion Veliaj: Ti nuk do ta dëgjosh të vërtetën, siç përdore lodrat dhe pazarin, po përdor teatrin. Siç përdore sheshin, po përdor teatrin. Mundoheni të kapeni pas çdo kauze dhe Tirana behët më e bukur. Falë urrejtjes suaj për Tiranën, Tirana bëhet më e bukur. Tirana e ka fat që ju ka juve opozitë, se sa më shumë e sulmoni, aq më të bukura dalin projektet. Albana Vokshi: Je dhunues i Parlamenti­t. Duhet të dilni. Erion Veliaj: Kjo nuk zgjidhet me grupin e gatshëm. Nëse do të bësh aktoren, shko në audicion. Albana Vokshi: Nëse do ia japësh Fushës me koncesion edhe kryesinë e Kuvendit, atëherë mund të vish... Erion Veliaj: Për ty, Tirana është lojë politike... Albana Vokshi: Dilni përjashta. Ik, ik. Erion Veliaj: Teatri do bëhet... Tirana do fitojë. Dhe do i ftoj të gjithë këta që s’e dinë se ku është teatri. Me Mamurrasin, me vezët. Çoji në teatër. Flamur Noka: Dil përjashta, o hajdut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania