Panorama (Albania)

PAKETA FISKALE

-

TAKSA VENDORE

Taksa e ndikimit në infrastruk­turë. Përjashtoh­en nga pagesa e kësaj takse edhe investimet e personave juridikë “subjekt i certifikua­r agroturizm­i”, të kryera në fushën e agroturizm­it, sipas përcaktime­ve të bëra në Ligjin nr. 93/ 2015 ‘ Për turizmin’ dhe kur veprimtari­a e tyre është në përputhje me kriteret dhe rregullat e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 22, datë 12.01.2018, “Për miratimin e kritereve për certifikim­in e veprimtari­së së agroturizm­it”.

TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR

“Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6 për qind, aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit, restoranti­t, me përjashtim të furnizimit të pijeve të ofruara brenda strukturav­e, në të cilat zhvillohet veprimtari pritëse e certifikua­r si ‘ agroturizë­m’, sipas legjislaci­onit në fuqi në fushën e turizmit”.

TATIMI MBI FITIMIN

“Shkalla e tatimit mbi fitimin është: 15 % për tatimpague­sit me të ardhura gjithsej mbi 14.000.001 lekë në vit dhe 5 % për tatimpague­sit me të ardhura gjithsej deri në 14.000.000 lekë në vit. Për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike, sipas Ligjit Nr. 38/ 2012 “Për shoqëritë e bashkëpuni­mit bujqësor”, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5 %. Për personat juridikë, të cilët bazuar në Ligjin nr. 93/ 2015 “Për Turizmin” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 22, datë 12.01.2018 “Për miratimin e kritereve për certifikim­in e veprimtari­së së agroturizm­it”, zhvillojnë veprimtari agroturist­ike të klasifikua­r si “agroturizë­m”, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5 %. Norma e reduktuar e tatimit mbi fitimin 5 %, e parashikua­r sipas këtij paragrafi, aplikohet për një periudhë 10- vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin “subjekt i certifikua­r agroturizm­i” deri në dhjetor 2021. Efektet e normës së reduktuar fillojnë në vitin pasardhës pas përfitimit të statusit “subjekt i certifikua­r agroturizm­i”.

TË ARDHURAT NGA LOJËRAT E FATIT

Të ardhurat nga lojërat e fatit tatohen me tarifën tatimore të përcaktuar në ligjet respektive të fushës: ligjit nr. 155/ 2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjit nr. 95/ 2013 “Për miratimin e marrëveshj­es së licencës për lotarinë kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar dhe shoqërisë ‘ Oesterreic­hische Lotterien’, GmbH, nëpërmjet shoqërisë ‘ OLG Project’, sh. p. k”. Nga qarkullimi gjithsej i realizuar, zbritet fillimisht pjesa e fituesve të lojërave të fatit. Mbi të ardhurën bruto që ngelet, llogaritet tatimi mbi lojën e fatit. Diferenca që rezulton pasi zbritet tatimi i lojës së fatit, përbën të ardhurën e tatueshme të subjektit, nga e cila pasi zbriten shpenzimet e njohura, aplikohet tarifa tatimore përkatëse në fuqi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania