Panorama (Albania)

Mbështetje për Merkelin nga Uashington­i?

- JENS THURAU * D. W.

Jemi mësuar me kaq shumë gjëra, sa edhe sulmi i fundit me “Twitter” i Donald Trumpit, në fakt, nuk shokon askënd në Gjermani: Presidenti i SHBA- ve bëri të ditur përmes rrjetit të “Twitter”- it se gjermanët, për shkak të politikës së migrimit, “po i kthejnë kurrizin një koalicioni qeveritar tashmë të dobët”. Dhe më tej: “Kriminalit­eti po rritet në një shkallë të lartë në Gjermani”. Kjo e fundit është gënjeshtër e pastër, por me siguri është pjesë përbërëse e mesatarish­t çdo tweet- i të Trumpit.

NË KUNDËRSHTI­M ME TË GJITHA RREGULLAT DIPLOMATIK­E

Retorika agresive ndjek një model të qartë: Trumpi e ka përcaktuar Angela Merkelin si armiken e tij kryesore në Europë. Ndoshta, sepse ajo as u përpoq që të sillej me lajka me të, siç bëri Presidenti francez Emmanuel Macron. Ose sepse ajo kuptohej mirë me Barack Obaman, vetëm kjo mjafton për të ndezur zemërimin e Presidenti­t të SHBA- ve. Në mënyrën se si e trajton Trumpi Merkelin ( dhe me të Gjermaninë) bën pjesë dërgimi i Richard Grenellit, ambasadori­t të ri të SHBA në Berlin, i cili fare hapur deklaron se do të mbështesë populistët në Europë. Një tejkalim i ulët kompetenca­sh i të gjitha rregullave diplomatik­e. Dhe tweet- i i Trumpit vazhdon pastaj me një nivel të pashembull­t për një President amerikan: Europianët, - shkruan Trump,- kanë bërë gabimin që pranuan miliona vetë, të cilët e kanë ndryshuar dukshëm kulturën e tyre. Dhe më tej: “Ne nuk duam që të na ndodhë e njëjta gjë përmes imigrimit”.

Dhe kjo thuhet për Amerikën, vendin ku më parë strehohesh­in njerëzit në hall nga e gjithë bota, për kazanin e shkrirjes së kulturave, për këtë vend të fantazisë, i cili ka qenë për njerëzit ambiciozë nga Europa për dekada vendi ku mund të ecje me punë - pavarësish­t nga origjina ose statusi social. Vetëm po ta doje këtë dhe po të përvetësoj­e optimizmin amerikan. Prej këtyre amerikanëv­e, gjermanët, fillimisht të Perëndimit, morën pas 1945- s, si të thuash, si dhuratë demokracin­ë dhe sundimin e ligjit. Tani të gjitha këto bëhen pre e tërbimit të këtij njeriu të egër në Uashington. Të mbushen sytë me lot.

GJERMANIA DHE AMERIKA - NJË RAPORT AMBIVALENT

Por sulmet e Trumpit ndaj qeverisë gjermane janë jo vetëm të paturpshme, por edhe të pamenduara: sepse raporti i ngushtë i gjermanëve ndaj Amerikës gjithmonë është edhe ambivalent. Dhëniet e mësimit nga Uashington­i nuk janë pritur asnjëherë mirë në Gjermani, aq më pak nga ky President. Politika krahasimis­ht liberale e Merkelit ndaj refugjatëv­e, ndërkohë shihet në mënyrë kritike nga shumica e gjermanëve ose refuzohet hapur, për këtë nuk të duhet të jesh populist i djathtë. Por mbështetja e krahëve nga burri që ka humbur rrugën në Shtëpinë e Bardhë për kundërshta­rët e Merkelit më shumë do të ndihmojë Kancelaren.

Ndoshta, tweet- i i Trumpit, i lëshuar si gjithmonë herët në mëngjes para ngrënies së mëngjesit, gjithsesi, sërish i drejtohet popullit të tij, njerëzve në Amerikë, të cilët Trumpi kërkon t’i mobilizojë para zgjedhjeve që zhvillohen edhe atje. Për këtë, ai e ka të lehtë të marrë rolin e mësuesit ndaj aleatëve në Berlin. Sepse për këtë President nuk ka më aleatë, gjithsesi jo në Berlin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania