Panorama (Albania)

Presidenti i KE flet për kamp në Shqipëri, Majko: Nuk mbajmë dot 600 mijë refugjatë

"Shqipëria nuk është ' epruvetë', ku paaftësitë dhe interesat politike të gjejnë justifikim me ' eksperimen­te' të tilla"

- Pandeli Majko

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, reagoi dje ndaj deklaratav­e të zv. ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, për mundësinë e pritjes së 600 mijë refugjatëv­e nga Siria. Sipas ish- Kryeminist­rit gjatë kohës së krizës humanitare me refugjatët e luftës nga Kosova, nëse hapja e negociatav­e me BE kushtëzohe­t me kërkesën për pritjen e mijëra refugjatëv­e nga Siria apo vendet në konflikt, BE nuk na duhet fare. Krizën e refugjatëv­e Majko e sheh si dështim të politikanë­ve perëndimor­ë, duke i dhënë Rusisë dhe Iranit mundësinë për të përdorur refugjatët sirianë si "bombë njerëzore" ndaj strukturës europiane, e cila do të krijonte një konflikt mes europianëv­e dhe sirianëve. Majko e cilëson Shqipërinë si shtëpinë e zotit dhe të mikut, por jo të kthehet në një epruvetë, sipas tij, ku të provohen paaftësitë dhe dështimet e të tjerëve. Sipas tij, grumbullim­et e refugjatëv­e në sasi sfiduese, për vendësit do të krijojë situatë shpërthyes­e, për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë. Për ministrin e Diasporës, Brukseli nuk mund t'i kërkojë një vendi dhe populli ndryshimin e strukturës së vet sociale, duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë. Prandaj, ai ngre disa pyetje nga Brukseli në emër të shqiptarëv­e: "Pse diçka që nuk është e mirë për Europën, është e mirë për Shqipërinë?!" Dhe më ironikja vjen më pas: "Nëse na kërkoni diçka që nuk e bëni vetë, a na bën kjo më europianë apo e kundërta?", përfundon Pandeli Majko reagimin e tij.

Shqipëria do të ishte e gatshme të ndajë peshën e çdo krize me familjen e vet europiane, por shqiptarët nuk janë njerëz naivë. Ata dyshimin e tyre do ta fillonin me pyetje të thjeshta… "Pse diçka që nuk është e mirë për Europën, është e mirë për Shqipërinë?!"

 ??  ?? Donald Tusk
Donald Tusk
 ??  ?? Pandeli Majko
Pandeli Majko
 ??  ?? Refugjatë sirianë në kufijtë e vendeve të BE
Refugjatë sirianë në kufijtë e vendeve të BE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania