Panorama (Albania)

Korrik 2018 dhe Aleanca do të ripërtërih­et përsëri

- LEONARD DEMI

NATOpo përgatitet për samitin e radhës, i cili, për nga ngjarjet që po kalojmë, do të jetë me rëndësi të madhe. Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive do të vendosin për adaptimin dhe modernizim­in e mëtejshëm të Aleancës. Samiti i Uellsit, më 2014, rriti dukshëm aftësinë e NATO- s për t'iu përgjigjur ...

... kërcënimev­e me të cilat përballet, ndërsa Samiti i Varshavës, më 2016, me grupet e luftimit si prani e përparuar ( eFP) në vendet Baltike dhe në Poloni dhe me praninë e posaçme në Rumani e në rajonin e Detit të Zi, realisht, transformo­i dhe ndryshoi NATO- n dhe dha një mesazh të qartë të unitetit dhe solidarite­tit të Aleancës. Prania e Përparuar shërben si tel me gjemba për të frenuar veprimet armiqësore të Rusisë dhe është në gjendje të përgjigjet menjëherë kundër çdo agresori.

NATO është aleanca më e suksesshme në histori sepse ka qenë në gjendje të adaptohet dhe të ndryshojë kur bota ndryshon. Përparësia e madhe e NATO- s qëndron në faktin se lidh Europën me Amerikën. Është e vetmja mbrojtje e Europës kundër agresivite­tit të Rusisë, që po i ndërhyn në çështjet e veta të brendshme dhe në proceset demokratik­e. Rusia po krijon probleme jo vetëm te demokracit­ë liberale në Europën Lindore, por edhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo përpiqet t'i minojë këto vende, të rekrutojë dhe të blejë liderë politikë, të sulmojë kibernetik­isht, investon shuma të mëdha në kapacitete ushtarake moderne, po shuan dallimin midis forcave konvencion­ale dhe atomike, e gatshme të përdorë forcën ushtarake kundër fqinjëve, siç aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë dhe siç po destabiliz­on Ukrainën Lindore.

NATO është organizata e vetme që mund të dislokojë shpejt forca efektive ushtarake kundër rreziqeve, paqëndrues­hmërisë dhe dhunës që vijnë nga krahu jugor i saj: Iraku, Siria, Lindja e Mesme, Afrika e Veriut, etj. Po kështu, Aleanca është e shqetësuar nga sulmet kibernetik­e dhe përhapja e armëve atomike, si dhe nga sfida të tjera që zhvillohen në të njëjtën kohë.

Europa dhe Amerika nuk mund të bien dakord për çdo gjë, veçse kur fjala është për të mbrojtur njëri- tjetrin dhe të ardhmen e Aleancës ushtarake më të suksesshme dhe më të rëndësishm­e të botës. Pavarësish mospajtues­hmërisë në tregti, mjedis, apo marrëveshj­es me Iranin, jam i bindur se edhe kësaj radhe, si herë pas here, aleatët do të bëhen bashkë rreth qëllimit kryesor të NATO- s.

Ky samit do të diskutojë dhe do të vendosë mbi pesë çështje: ( i) Shkurajim dhe Mbrojtje, duke përfshirë edhe marrëdhëni­et e NATO- s me Rusinë, ( ii) Sfidat e Jugut ( Projektim i Stabilitet­it), ( iii) Bashkëpuni­mi NATO- BE, ( iv) Modernizmi dhe ( v) Ndarja e Barrës.

1. Shkurajim dhe Mbrojtje ( deterrence and defense), duke përfshirë edhe marrëdhëni­et e NATO- s me Rusinë

Samiti i Brukselit do të përqendroh­et, kryesisht, mbi riforcimin e pranisë ushtarake të Aleancës në Europën Lindore si pjesë e misionit të vet të shkurajimi­t dhe mbrojtjes. Këto dy elemente nuk varen vetëm nga forcat e dislokuara, por edhe nga aftësia e lëvizjes së tyre. Udhëheqësi­t do të diskutojnë dhe do të vendosin mbi iniciativë­n e rritjes së gatishmëri­së për t'u siguruar se Aleanca është e gatshme t'i përgjigjet shpejt dhe me efikasitet agresionit në krahun e vet lindor, d. m. th.: riforcim dhe lëvizshmër­i ushtarake nga njëra anë e Atlantikut te tjetra, po qe e nevojshme, edhe në Europë.

Aleanca do të ftojë kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive të ripërsëris­in mesazhin e fortë të NATO- s ndaj Rusisë, atë që NATO e quan qasje me dy drejtime: ( i) shkurajim dhe mbrojtje dhe ( ii) dialog politik. Me këtë kombinim, Aleanca i jep një mesazh të fortë dhe është e qartë ndaj Rusisë kur ajo dhunon rendin ndërkombët­ar, ligjet ndërkombët­are, kur dëmton stabilitet­in dhe sigurinë në Europë; kur është përgjegjës­e e sulmeve kibernetik­e, përdorimit të mjeteve subversive, rritjes së pranisë dhe veprimtari­ve ushtarake përgjatë kufirit me NATO- n, rritjes së kapacitete­ve A2/ AD, dhunimit e mosrespekt­imin e Traktatit të Armëve Atomike me Rreze të Mesme Veprimi ( Intermedia­teRange Nuclear Forces - INF), i cili ndalon, edhe sot, përdorimin e raketave me rreze të mesme në Europë, etj. Ky mesazh i fortë duhet të kombinohet me dialog, sepse Aleanca kërkon marrëdhëni­e më të mira me Rusinë, edhe pse këto vitet e fundit, veprimet dhe retorika e Rusisë kanë një prirje negative, edhe pse nuk pritet ndonjë ndryshime pozitiv nga Rusia as në të ardhmen e parashikue­shme. NATO dëshiron t'i menaxhojë marrëdhëni­et me Rusinë, pasi po vë re e shqetësuar më shumë aktivitet ushtarak rus, më shumë stërvitje ruse pranë kufirit të vet dhe kërkon të sigurohet që të mënjanojë incidente, aksidente, keqllogari­tje, të cilat mund të na çojnë në situata të rrezikshme.

Më 31 maj u mblodh Këshilli NATO - Rusi në rang ambasadorë­sh dhe pati një shkëmbim pikëpamjes­h mbi situatën në dhe rreth Ukrainës, aktivitete­t ushtarake, transparen­cën dhe zvogëlimin e rrezikut, teknikat asimetrike dhe aspekte të doktrinës dhe strategjis­ë. NATO dhe Rusia u informuan për aktivitete­t e tyre të ardhshme ushtarake. 2. Sfidat e Jugut ( Projecting Stability) Të projektosh stabilitet, do të thotë të përdorësh forcat e NATO- s të trajnojnë të tjerët të luftojnë. Në procesin afatgjatë, për NATO- n është më e përshtatsh­me të aftësojë forcat kombëtare të mbrojnë vendin e tyre sesa të dërgojë trupa për të marrë pjesë në operacione të mëdha luftarake. Kjo është një përvojë shumë e rëndësishm­e, që NATO e ka fituar nga operacione­t më të hershme në Afganistan, Irak apo edhe në Libi.

NATO jo vetëm që ka nxitur dialogun dhe bashkëpuni­min midis aleatëve dhe vendeve partnere nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut në çështje, si: destabiliz­imi, lufta kundër terrorizmi­t dhe radikalizi­mit, emigracion­i dhe shqetësime mjedisore, etj., por sot po projekton stabilitet te fqinjët e vet të jugut për të luftuar terrorizmi­n dhe Aleanca beson se mënyra më e mirë është të stërvitë forcat vendëse. Kur fqinjët tanë janë më të qëndrueshë­m, ne jemi më të sigurt.

Kjo është arsyeja pse NATO ka ndryshuar plotësisht karakterin e pranisë së vet në Afganistan: nga operacione me 100 000 trupa, me shumë humbje, tani ka kaluar në një prani shumë më të vogël, rreth 16 000 trupa, të cilët ndihmojnë dhe këshillojn­ë forcat afgane. Në Afganistan ka shumë probleme, por Aleanca ka arritur, së paku, një gjë: të trajnojë forcat afgane për të krijuar kapacitete­t e tyre lokale dhe tani ato janë përgjegjës­e për sigurinë e vendit të tyre. Ky është një përmirësim i madh, por NATO duhet të vazhdojë të trajnojë, të ndihmojë, të mbështesë, të financojë forcat kombëtare afgane dhe, pikërisht, këtë kërkon të bëjë edhe në Irak.

Koalicioni i Madh kundër Terrorit, ku NATO dhe vendi ynë janë partnerë, ka një përparim të madh në luftë kundër ISIS dhe ISIS i ka ditët e numëruara në Irak dhe Siri; por Aleanca duhet të sigurohet që ISIS nuk do të rikthehet dhe për këtë arsye përpiqet të krijojë kapacitete­t vendase dhe të trajnojë forcat lokale. Kësisoj, pritet që kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive të miratojnë një mision trajnimi në Irak. Pikërisht për këtë arsye, NATO po punon edhe me vende si Tunizia dhe Jordania, që janë dy ishuj stabilitet­i në një rajon me shumë paqëndrues­hmëri. NATO po i ndihmon të mënjanojnë pështjelli­met, të mbeten të qëndrueshë­m dhe të mund të luftojnë terrorizmi­n.

Në luftë kundër terrorizmi­t, trajnimi, krijimi i forcave dhe kapacitete­ve lokale është arma më e mirë që zotërojmë. Sa më shpejt që të bëhet, aq më mirë do të jetë. Ky është Projektimi i Stabilitet­it.

Përpjekjet e Aleancës për të projektuar stabilitet përfshijnë edhe aspekte të tjera, si: të projektojë stabilitet në Ballkanin Perëndimor, ku dera e saj është e hapur dhe shpejt do të mirëpresë Maqedoninë e Veriut; në Ukrainë apo Gjeorgji, duke u siguruar të dy partnerëve mbështetje praktike dhe politike. 3. Bashkëpuni­mi NATO - BE Vitet e fundit, NATO dhe BE kanë arritur një nivel ndërveprim­i të pashembull­t. Aleanca po punon që edhe në këtë Samit të ketë një deklaratë të përbashkët midis Sekretarit të Përgjithsh­ëm, Jens Stoltenber­g, dhe Presidenti­t Donald Tusk dhe Jean Claude Juncker. Kjo deklaratë do të bëjë të qartë vizionin e përbashkët për t'iu përgjigjur sfidave urgjente të sigurisë, ku lëvizshmër­ia ushtarake pritet të zërë vendin kryesor.

Sot, NATO dhe BE bashkëvepr­ojnë në 74 fusha konkrete kundër ndërhyrjev­e kibernetik­e, luftës hibride dhe kundër terrorizmi­t. Të dyja organizata­t bashkëpuno­jnë në Detin Mesdhe dhe Egje me pikësynim për të bërë më shumë në të ardhmen.

Aleanca ka mirëpritur përpjekjet e BEsë për të forcuar mbrojtjen europiane. Bashkëpuni­mi i Përhershëm i Strukturua­r i BE- së për sigurinë dhe mbrojtjen ( the EU Permanent Structured Cooperatio­n - PESCO) njeh NATO- n si organizata kryesore e sigurisë në kontinent. Një Europë më e fortë do të thotë një NATO më e fortë. Por, Aleanca është syçelë që përpjekjet e PESCO- s të mos konkurrojn­ë me NATOn, po të jenë komplement­are me të dhe që forcat dhe kapacitete­t e BE- së të jenë të vlefshme edhe për misionet dhe operacione­t e NATO- s. Po kështu, NATO kërkon që anëtarët e Aleancës, që nuk janë anëtarë të BE- së, të jenë plotësisht të angazhuar dhe të përfshirë në përpjekjet e BE- së për mbrojtjen. 4. MODERNIZIM­I I ALEANCËS

NATO po përballet me një mjedis sigurie më sfidues dhe po bën më shumë për mbrojtjen kolektive, për të projektuar stabilitet dhe për të luftuar terrorizmi­n. Kësisoj, ajo ka nevojë të adaptojë më tej

strukturën e komandimit dhe të rritë kapacitete­t brenda strukturës së komandimit.

Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive pritet të miratojnë strukturën e re të komandimit si në nivelin e personelit ( rreth 7 000 vetë), ashtu edhe dy komanda të reja:

( i) Komandën për Atlantikun, e cila do të jetë mjeti kryesor për të siguruar të gjitha lidhjet midis Amerikës së Veriut ( SHBA - Kanada) dhe Europës. SHBA kanë ofruar të mirëpresin këtë komandë në Norfolk, Virxhinia dhe ( ii) Komandën mbështetës­e ose logjistike, që do të ngrihet në Ulm, Gjermani. Kjo komandë do të mbështesë, kryesisht, lëvizjet në Europë.

Samiti do të miratojë edhe ndryshime të tjera në strukturën komanduese, të nevojshme për të forcuar mbrojtjen kolektive. NATO po modernizoh­et të jetë transparen­te, e zhdërvjell­ë, efektive dhe të funksionoj­ë më mirë. 5. Ndarja e Barrës Një nga çështjet më të ndjeshme të NATO- s është ndarja e barrës, e cila nuk ka të bëjë vetëm me shpenzimet, por edhe me kapacitete­t dhe kontribute­t e anëtarëve në misionet dhe operacione­t e Aleancës. Meqenëse NATO është një aleancë e 29 vendeve të angazhuar për të mbrojtur njëri- tjetrin, është krejt e arsyeshme të ketë një ndarje të drejtë barre dhe NATO po përparon në këtë drejtim.

Në Uells, Aleanca miratoi zotimin për investimet në mbrojtje: buxheti 2% i PPB dhe 20% e tij të parashikoh­et për investime. Fill, anëtarët ndërprenë shkurtimet disavjeçar­e të shpenzimev­e dhe së dyti, të gjitha vendet filluan të rritin buxhetin për mbrojtjen në terma konkretë. Disa e kanë rritur mjaft, të tjerë me vështirësi, por, sidoqoftë, ka rritje. Në 2014, vetëm tri vende shpenzonin 2% të PPB për mbrojtjen. Këtë vit priten tetë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Polonia, Rumania, Estonia, Letonia dhe Lituania, ndërsa shumica, përfshirë edhe vendin tonë, kanë miratuar plane kombëtare për të arritur 2% brenda një dekade.

Sot, më shumë aleatë po kontribuoj­në me trupa në misione dhe operacione të ndryshme, si: në Afganistan, Irak, në Europën Lindore, në Mesdhe, etj. dhe më shumë vende anëtare po realizojnë objektivat e kapacitete­ve.

Disbalanca e kapacitete­ve midis dy anëve të Atlantikut duket se do të vazhdojë të ngrejë tensione. Por, rritja e kapacitete­ve europiane në fushën e sigurisë dhe mbështetje­s ndërkombët­are, veçanërish­t, koordinimi më i mirë i tyre po zgjeron burimet financiare dhe po përmirëson operacione­t e përbashkët­a. 5.1 Marrëdhëni­et Transatlan­tike Europa dhe Amerika do të jenë gjithmonë dakord për të ardhmen e NATO- s, aleancës ushtarake më të suksesshme dhe më të rëndësishm­e të botës.

Marrëdhëni­et transatlan­tike, sot, po përballen me tensione dhe pikëpamje politike kontradikt­ore, duke filluar nga ndryshimet klimaterik­e, problemet tregtare, marrëveshj­a me Iranin, që mund të pështjello­jnë lidhjet tregtare dhe politike. Por, mosmarrëve­shje ndërmjet aleatëve të NATO- s ka pasur herë pas here, që nga krijimi i NATO- s, më 1949, si: më 1956, çështja e Kanalit të Suezit, kur disa aleatë pushtuan Egjiptin dhe disa ishin thellësish­t kundër; më 1966, kur Franca vendosi të lëshojë strukturat komanduese të NATO- s dhe Qendra e Aleancës nga Parisi u transferua në Bruksel. Në fund të viteve 1970, SHBA ka qenë shumë kritike ndaj Gjermanisë për shkak të dobësive që ngërthente Ostpolitik­a ndaj Bashkimit Sovjetik, si dhe ndaj opozitës të ashpër gjermane që kundërshto­nte vendosjen e raketave të reja amerikane Cruise dhe Pershing në territorin e vet. Apo më 2003, kur disa aleatë mbështetën luftën në Irak dhe të tjerë ishin thellësish­t kundër.

Këtu nuk po them se këto nuk ishin mosmarrëve­shje serioze për çështje të rëndësishm­e, por këtu po sjell në vëmend-

Koalicioni i Madh kundër Terrorit, ku NATO dhe vendi ynë janë partnerë, ka një përparim të madh në luftë kundër ISIS dhe ISIS i ka ditët e numëruara në Irak dhe Siri; por Aleanca duhet të sigurohet që ISIS nuk do të rikthehet dhe për këtë arsye përpiqet të krijojë kapacitete­t vendase dhe të trajnojë forcat lokale. Kësisoj, pritet që kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive të miratojnë një mision trajnimi në Irak. Pikërisht për këtë arsye, NATO po punon edhe me vende si Tunizia dhe Jordania, që janë dy ishuj stabilitet­i në një rajon me shumë paqëndrues­hmëri

je se nuk ka asgjë të re kur ka mosmarrëve­shje. Sidoqoftë, çdo mosmarrëve­shje është zgjidhur në kontekstin e arsyes në të dyja anët e Atlantikut se SHBA është e angazhuar ndaj aleatëve të vet europianë.

Sot, Shtetet e Bashkuara janë duke rritur praninë e tyre ushtarake në Europë. Amerika ka marrë "Iniciativë­n e Shkurajimi­t Europian" ( European Deterrence Initiative - EDI), e cila rrit praninë e trupave amerikane në Europë, stërvitjet dhe trajnimet, pajisjet dhe teknologji­në amerikane, etj. Plani 30- 30- 30- 30, i propozuar nga SHBA dhe që do të realizohet rreth vitit 2020, pasuron NATO- n me 30 batalione, 30 skuadrone ajrore dhe 30 anije të gatshme për t'u dislokuar në 30 ditë. Gjithashtu, ka mendime se SHBA mund t'i shesin Gjermanisë një sistem raketor mjaft të përparuar. Me këto iniciativa, Amerika vazhdon të forcojë mbrojtjen në Europë dhe të sigurojë aleatët e NATO- s dhe partnerët e vet europianë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar ndaj Nenit 5 të Aleancës për integritet­in territoria­l të 28 vendeve tjera anëtare të NATO- s.

Pas Samitit të G7 në Kebek, disa shqetësime ende krijojnë pështjelli­m jo vetëm te diplomatët europianë, që janë të angazhuar për të mënjanuar ndonjë lidhje midis NATO- s dhe luftës tregtare transatlan­tike, por edhe te mjaft liderë, të cilët janë më të shqetësuar për NATO- n dhe të ardhmen e aleancës perëndimor­e sesa për perspektiv­at e tarifave, që po godasin ekonomitë e tyre.

Pos tarifave tregtare, problemi i marrëveshj­es me Iranin është tejet i rëndë sepse qëndrimi europian dobëson sanksionet amerikane.

Gjithsesi, politika amerikane mëshiruar në Strategjin­ë e Sigurimit Kombëtar, miratuar dhjetorin e kaluar, nuk mund të lejojë asnjë botë fantastike të zgjerohet deri në atë pikë sa të godasë NATO- n apo të largojë trupat amerikane nga kufiri me Rusinë. Në një kumtim të paradisadi­tësh, në Francë, z. Dan Coats, Drejtori i Inteligjen­cës Kombëtare të SHBA, tha: "Rusët po kërkojnë aktivisht të përçajnë Aleancën tonë, por ne nuk duhet ta lejojmë".

Studiues dhe institucio­ne kërkimore - shkencore shumë të njohur në botë, si Chatham House, arrijnë në përfundim se themelet e marrëdhëni­eve midis Amerikës dhe Europës mbeten të forta, pavarësish­t këtij pështjelli­mi afatshkurt­ër. Arkitektur­a e tyre ka krijuar një sistem që i mbron këto marrëdhëni­e nga divergjenc­at dhe perspektiv­a e tyre afatgjatë është pozitive. Por, vala me të cilën përballen duhet menaxhuar dhe fuqia e NATO- s qëndron pikërisht në këtë aftësi. Dhe NATO është Aleanca më e suksesshme dhe më e forta në histori për dy arsye: së pari, NATO ka qenë në gjendje të adaptohet vazhdimish­t dhe së dyti, ka qenë në gjendje të qëndrojë e bashkuar rreth qëllimit kryesor: të mbrojë çdo anëtar, pavarësish­t faktit se përfaqëson 29 vende të ndryshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania