Panorama (Albania)

Miratohet paketa e re fiskale, taksat që ulen për biznesin

Rënia euros, ministri: Rritja e eksporteve rikuperoi goditjen

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dje në tryezën e konsultimi­t për programin buxhetor afatmesëm 2019- 2021, tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të ketë në qendër qytetarin.

Ministri i Financave u shpreh se buxhetet e viteve të ardhshme do të mbështesin arsimin profesiona­l, sipërmarrj­en, infrastruk­turën rrugore, shëndetësi­në dhe shtresat vunerabël. “Buxheti për tre vitet e ardhshme ka në qendër qytetarin, rritjen e mirëqenies, rritjen ekonomike, rritjen e aksesit dhe të cilësisë së jetës, nga kryeqyteti deri në skajet më të largëta të vendit”, u shpreh Ahmetaj. Kreu i Financave u ndal edhe te shifrat e ekonomisë, rritjes së punësimit dhe eksporteve. Ministri Ahmetaj tha se eksportet shqiptare nuk janë dëmtuar nga zhvlerësim­i i euros, pasi rritja e volumit të tyre rikuperoi goditjet. “Rritja e ekonomisë vlerësohet të jetë në nivelin 4- 4.2 për qind në vitin 2018 dhe ndërkohë që parashikoh­et të kalojë këtë vlerë në periudhën afatmesme 2019- 2021, e përputhur dhe me objektivin e qeverisë në një mesatare katërvjeça­re prej 4.5 për qind rritje ekonomike. Eksportet e majit janë gati 24 për qind më të larta se maji i vitit të kaluar dhe rritja e eksporteve është 12.4 për qind. Na bën të gëzohemi, na bën të mendohemi, na bën edhe të analizojmë. Po ju hedh në tryezë edhe një konsekuenc­ë të një debati shumë interesant, që kishte dhe ka të bëjë me kursin e këmbimit, që ka dëmtuar eksportet. Rritja e eksporteve në volume dhe në zgjerim tregjesh tregon dy elemente: pikë së pari, volumet kanë rikuperuar goditjen që mund t’i ketë dhënë kursi i këmbimit dhe që patjetër i ka dhënë; së dyti, po të shikojmë përtej shifrave, ka një konsekuenc­ë- konkluzion shumë të thjeshtë: ekonomia shqiptare dhe eksportet shqiptare janë bërë më konkurrues­e, që do të thotë se, besoj dhe analiza do ta tregojë dhe në muajt apo në vitin që vjen, që është rritur produktivi­teti”, u shpreh ai. Ahmetaj foli edhe për paketën fiskale të qershorit dhe uljen e taksave për sipërmarrj­en, si tatimfitim në 5 për qind dhe rritjen e pragut të xhiros nga 8 milionë lekë në 14 milionë lekë, TVSH- ja në 6 për qind për strukturat akomoduese të agroturizm­it. Ministri u shpreh se edhe në vitet e ardhshme paketa fiskale do të ofrojë lehtësi për biznesin.

 ??  ?? Arben Ahmetaj
Arben Ahmetaj
 ??  ?? Ahmetaj, dje në tryezën e konsultimi­t për programin buxhetor
Ahmetaj, dje në tryezën e konsultimi­t për programin buxhetor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania