Panorama (Albania)

Universite­ti i Tiranës, kuotat e reja për çdo degë

Zbardhet propozimi i fakultetev­e, më pak studentë te Drejtësia

-

Në Universite­tin e Tiranës, këtë vit akademik do të hyjnë 5545 studentë të rinj në ciklin e parë të studimeve.

Gazeta zbardh propozimin e gjashtë fakultetev­e për pranimet e reja në të dyja ciklet e studimit, i cili do të shqyrtohet sot në mbledhjen e Senatit Akademik. Krahasuar me vitin e shkuar, vihen re ndryshime të lehta, me 5 deri në 20 kuota më pak në profile të caktuara, por nuk përjashtoh­en rritje në degë të caktuara si Filozofia e Sociologji­a. Më pak mundësi për t’u pranuar do të ketë në të vetmin program të integruar të studimeve 5vjeçare te Drejtësia, e cila propozon 700 studentë, nga 750 që pranoi një vit më parë. Gjuhët Frënge e Italiane si dhe Administri­m Biznesi në Sarandë janë degët e prekura sivjet nga shkurtimet. Konsultimi me programet e preferuara të studimit, kuotat dhe mundësisë që këto të fundit ofrojnë, është këshilla e parë për kandidatët që garojnë në universite­te. Tek UT- ja, mesatarja e gjimnazit dhe provimet e maturës kanë rol deciziv, pesha e të cilëve varion nga njëri fakultet në tjetrin. Konkretish­t, te Drejtësia dhe Ekonomia vlerësimi ndahet mesatarish­t midis mesatares së tre viteve të gjimnazit, përfshirë dhe provimet e maturës dhe gruplëndëv­e bazë. Te Gjuhët e Huaja, 100% e pikëve e ka mesatarja e gjimnazit, përfshirë dhe provimet e maturës. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjis­ë vlerëson me 80% mesataren e shkollës dhe 20% provimet e maturës, ndërsa Fakulteti i Shkencave Sociale i jep rëndësi 50% mesatares së gjimnazit, 40% provimet e detyruara dhe 10% ato me zgjedhje. Shkencat e Natyrës vlerësojnë me 25% mesataren e tre viteve, 25% provimet e maturës dhe 50% gruplëndët sipas profilit. Në lidhje me tarifat, qeveria ka miratuar tavanin, i cili është as më shumë e as më pak sa vlera e katër viteve të shkuara për çdo program studimi. Rrjedhimis­ht, UT- ja do të mbajë të njëjtat me vitin që shkoi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania