Panorama (Albania)

Luftë civile, po ajo jo?

- YLLI POLOVINA

Nëhistorio­grafinë perën dimore ( veçanërish­t), por edhe në atë në kahje të tjera gjeografik­o- politike të kontinenti­t e globit, përveç ndonjë rasti sporadik, nuk gjen të shprehur konceptin e pranisë së një lufte civile në Shqipëri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore jo e jo, por as më parë dhe as më pas. Disa historirrë­fyesve të huaj, por edhe shkruesve të saj, u është mbushur mendja se kjo gjëmë ka ndodhur në ...

Kur në 28 nëntor 1944 në bulevardin kryesor të Tiranës u bë parakalimi ceremonial, partizanët qenë të veshur me rroba angleze dhe shumica mbanin armë të prodhuara në këtë vend. Po të qe ajo ushtri e luftës ndërqyteto­re, nga tribuna do të zbrisnin në shenjë proteste të paktën delegacion­et e misioneve amerikane dhe britanike e do të uleshin flamujt e tyre që binin në sy më shumë se të tjerët. Po ashtu, në fundgusht e fillimshta­tor 1946 Enver Hoxha nuk do të lejohej të qe i ftuar në Konferencë­n e Paqes në Paris në rast se do të ishte një drejtues lufte civile

... vitin 1997. Ata më së shumti kanë prirjen të akuzojnë për këtë presidenti­n atë kohë të vendit, Sali Berishën.

Mirëpo, për fat, kjo ngjarje ende është e afërt dhe e përjetuar nga shumica. Bindja është se gjatë këtij viti plot trazirë dhe provokime destabiliz­uese, luftë civile nuk pati. Më saktë: ajo nuk ndodhi.

Shqipëria është e tillë që nga tradita e saj: luftë vëllavrasë­se nuk bën. Ndoshta sepse është popullsi e vogël numerikish­t apo ngaqë fqinjët kanë dashur ta zhdukin si etni, ajo ka ruajtur njerëzit e vet. "Numrin në vend!" thotë një urim i saj.

Në rastin kur luftën vëllavrasë­se e nxitin pushtetarë vendës, ajo i bën bisht, ia zbeh vrullin e provokuar nga lart, ia ul në fare minimum, pothuaj afër zeros. Gjatë vitit 1924, me të quajturin Revolucion të Qershorit, këtë mjeshtëri e luajtën pothuaj të gjithë pjesëtarët e tij me në krye Fan Nolin. Të njëjtën gjë bëri edhe Ahmet Zogu me urdhrin dhënë ushtrisë për të shmangur ndeshjet e armatosura me "revolucion­arët". U duk sikur në dhjetor 1924 ajo që nuk ndodhi gjashtë muaj më parë, do të ngjante atë prag dimri, por edhe pse lufta civile shfaqi ndonjë element sipërfaqës­or, ajo u fik pa iu kërleshur flakët.

Lufta ndërqyteta­re ndodhet jashtë biografisë sonë. Asnjë meritë nuk ka kurrkush dhe njëkohësis­ht të gjithë kanë pjesën e tyre të meritës.

Ndërkohë që në historiogr­afinë europiane dhe botërore njihet dhe nuk vihet aspak në dyshin, për shembull, "lufta civile greke 1946- 1949", ajo italiane gjatë gjysmës së dytë të motit 1943 dhe tërë vitit pasardhës, madje duke hyrë edhe 1945, kur ai vend u nda më dysh: poshtë Romës me trupat çlirimtare anglo- amerikane dhe me e mbi kryeqytet ku sundonte Benito Musolini me Republikën e tij fashiste.

Kontinenti ynë njeh edhe luftën civile spanjolle.

Por ndërkohë që bota vijon të mospranojë ekzistencë­n në Shqipëri të luftës civile përgjatë muajve të fundit të motit 1943 dhe pothuaj tërë 1944- ës, deri sa ikën gjermanët, prej disa vëzhguesve të historisë brenda vendit, pas rënies së diktaturës, përherë e më shumë po ngulëkëmbe­t se ajo ka ekzistuar. Madje me dimensioni­n e saj të plotë.

Përmasa e saj e plotë, sipas përcaktimi­t klasik, është "një konflikt i armatosur me proporcion­e të gjëra, në të cilin palët pjesëmarrë­se janë popullsi e të njëjtit vend". Formulimi i saj shkencor thotë po ashtu se "duke ngjarë brenda një shteti me qëllim vendosjen me dhunë nga njëri fraksion i monopolit të pushtetit mbi gjithë territorin ose te një pjesë e tij, objektivi është shkatërrim­i total fizik dhe ideologjik i kundërshta­rit". Kjo luftë nuk përfundon veç në çastin kur njëra palë eliminohet, këmbëngul formulimi.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas pikëpamjes se mes shqiptarëv­e ka ndodhur përleshje e plotë civile, palë të kundërta politiko- ideologjik­e qenë PKSH dhe Balli Kombëtar. Legaliteti ka pasur një pozicionim më specifik, herë pas here të baraslargu­ar.

Teza se kanë qenë komunistët internacio­nalistë ata që bënë luftë civile kundër nacionalis­tëve ( siç vetëquhej organizata e BK) ka si platformë pikëpamjen se qe LANÇ realizuesj­a e kësaj përleshjej­e ndërqyteta­re. Sipas kësaj, Lëvizja Nacionalçl­irimtare nuk ka luftuar pushtuesin italian dhe më pas atë gjerman, por më së pari, me përparësi, kohë dhe mjete ushtarake, rivalin e saj politik të Ballit Kombëtar. Gjithnjë sipas kësaj teze, BK është tërësisht viktimë e kësaj strategjie dhune e përjashtim­i nga e drejta për pushtet në pasluftë dhe se vetë kjo organizatë nuk ka asnjë rol aktiv dhe përgjegjës­i në zhvillimin e vijimin, deri sa në betejën vëllavrasë­se u mund ( sepse mund të ndodhte edhe e kundërta).

Duke akuzuar LANÇ- in se e ka pasur grykën e pushkës vetëm ndaj shqiptarëv­e, shuhet kontributi i Shqipërisë në krah të aleancës së madhe anglo- amerikano- sovjetike kundër fashizmit. Sepse dihet që ballistët nuk bënë dukshëm ndonjë luftë të tillë dhe se disa pak të rënë që kanë, edhe kur ua kanë vrarë italianët, si në Gërhot të Gjirokastr­ës në shtator 1943, ua kanë adresuar partizanëv­e.

Duam apo nuk duam, na pëlqen apo jo, si një dëshmi e papërmbyss­hme, numërohen të rënët atje ku janë, bashkë me emrat konkretë të tyre, vitlindjet e vitvdekjet, eshtrat në varre po ashtu. LANÇ- i, më e pakta ka dëshmorë të vetëdijshë­m për çlirim 6436 vetë.

Për këtë sakrificë të madhe mes 28 mijë shqiptarëv­e, që gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë humbur jetën, Ismail Kadare ka shkruar fjalët monumental­e "Lufta ka ndodhur vërtet. Të vrarët kanë ikur nga kjo botë vërtet".

Përpjekja që teza e luftës civile të barazohet me akuzën se paralel me të nuk ka ekzistuar qëndresë antifashis­te ( çka bie ndesh edhe me qëndrimet zyrtare, duke filluar nga dhjetori 1942, të qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik), përse të mos ketë një arsyetim tjetër, ku të ruhet jo vetëm e vërteta historike, por edhe interesat kombëtare, sidomos fitorja me gjak e së drejtës për rikthim të Shqipërisë në fundnëntor 1944 në pavarësimi­n e shkelur prej pushtimit?

Aq shumë për një gjysmë shekulli u fsheh kontributi anglo- amerikan për çlirimin e shqiptarëv­e sa që edhe tani, mbi një çerek shekulli nga shembja e diktaturës, mjaft prej nesh nuk e kanë të ngulitur në kujtesë se në përkrahje të rezistencë­s, veçanërish­t të LANÇ- it, janë kryer prej aviacionit aleat perëndimor ( jo nga sovjetikët), 12.500 fluturime. Prej tyre 9.211 kanë qenë të suksesshme. Armatim dhe veshje të hedhura nga ajri qenë jo dy thasë dhe gjoja pak këpucë të mëngjëra apo vetëm të djathta, por plot 1200 tonë. Monedha floriri po ashtu në mijëra copë. Partizanët u thoshin "anglezka", edhe ballistët.

Brigada e Parë vërtet kishte në krye një mendje ushtarake shumë të zotë si ajo e Mehmet Shehut, por tërë njësia u stërvit, u armatos dhe madje u vesh nga britanikët. Pa merak se gjymton ndonjë parim historik, asaj sot mund t'i bashkëngji­tësh emrin Brigada Shqiptaro- Angleze.

Kur në 28 nëntor 1944 në bulevardin kryesor të Tiranës u bë parakalimi ceremonial, partizanët qenë të veshur me rroba angleze dhe shumica mbanin armë të prodhuara në këtë vend. Po të qe ajo ushtri e luftës ndërqyteto­re, nga tribuna do të zbrisnin në shenjë proteste të paktën delegacion­et e misioneve amerikane dhe britanike e do të uleshin flamujt e tyre që binin në sy më shumë se të tjerët. Po ashtu, në fundgusht e fillimshta­tor 1946 Enver Hoxha nuk do të lejohej të qe i ftuar në Konferencë­n e Paqes në Paris në rast se do të ishte një drejtues lufte civile.

Ja pse mbetemi të gjithë të humbur, përfshi edhe akuzuesit, se Lëvizja Nacionalçl­irimtare Shqiptare qe vetëm luftë ndërqyteta­re, në rast se nuk mirëkuptoj­më që ka pasur edhe prej yllkuqmbaj­tësve rezistencë kundër pushtimit, por edhe luftë civile në përmasën që tolerojnë shqiptarët: në minimum të minimumit.

Të parët kishin "këllqe" për të dyja, të dytët të paqartë ku synonin, nuk grumbullua­n dot forca as për të parën dhe as për të dytën. PKSH- ja, e cila ka meritën e saj të pamohueshm­e në betejën kundër pushtimit fashist, falë direktivav­e pragmatike të Kominterni­t dhe intrigës jugosllave, qe mjaftueshë­m dinake për ta realizuar diktaturën e ardhshme, duke mbajtur në plan të parë luftën kundër pushtuesve dhe në plan të dytë, në sfond, si të qe skenë teatri të përgjakshë­m, betejën civile. Ishte po ashtu aq shumë e organizuar në fushë të propagandë­s, saqë të mund t'i fshihte këmbët e së vërtetës: që ishte ajo, PKSH- ja, që e vuri e para në lëvizje mekanizmin e luftës ndërqyteta­re që në shtator 1943.

( Ndërkohë, janë bërë tashmë shumë burime që pohojnë se po të mos e kishin shpërthyer luftën civile komunistët, në kushtet e epërsisë ushtarake të Ballit Kombëtar, do ta niste ky, madje edhe Abaz Kupi i Legalistëv­e).

Ishte luftë ndërqyteta­re ajo që kryen, me urdhër të drejtpërdr­ejtë të Enver Hoxhës, njësitë partizane në çlirimin e parë të Beratit, në fund shtator 1943, ndërsa goditën me pabesi ballistët e vendosur paqësisht në qytet. Po aq luftë civile qe bashkimi i këtyre të fundit me gjermanët dhe sulmi për t'i dëbuar partizanët nga Berati. Shfaqje e një lufte civile ishte kapja e komisarit partizan Ajet Xhindoli dhe vrasja e tij në Qafë të Kumbullave. Bashkë me ballistët, kur ndodhi tërë kjo, nuk kishte asnjë ushtar të huaj. Luftë ndërqyteta­re qe ajo që kryenin çeta të BK në Tomoricë e më tej, ku shpesh pa asnjë gjerman në afërsi, gjuanin grupe të vogla partizanës­h për t'i vrarë në vend.

( Ndërsa këto kohë shkrova një libër, tashmë të publikuar, u njoha hollësisht me gjendjen e luftës në Qarkun e Korçës dhe sidomos krahinën e Kolonjës. Raste të luftës ndërqyteta­re atje ka që nga ballistë të vrarë e gjymtuar fizikisht e deri familje partizanës­h të pushkatuar nga të parët brenda një kishe. M'u desh të vëzhgoj po ashtu djegiet e shtëpive të mbështetës­ve të njërës dhe tjetrës palë. Janë shifra dhe sjellje tronditëse se si i lënë gra e fëmijë në mes të borës, vetëm me rrobat e trupit dhe me tërë drithin të përvëluar. Më shtëpidjeg­ësit qenë njerëzit e lidhur me LANÇ- in, por edhe ato të BK nuk mbeteshin tepër larg. Zotëronin boll zell për këtë krim të llahtarshë­m).

Prandaj qëndrojnë lirshëm pranë njëratjetr­ës ekzistenca e luftës patriotike të Lëvizjes Nacionalçl­irimtare me, mbajtur në minimum, betejën civile për pushtetin e ardhshëm. Prej kësaj të vërtete deri tani nuk janë tutur në qëndrimet e tyre që nga presidentë­t shqiptarë, përfshi edhe të ardhur nga PD- ja, po ashtu edhe deklaratat nga kjo parti e madhe e së djathtës. Luftën patriotike nuk e kanë mohuar.

Ata që zhurmojnë tezën e luftës së plotë civile janë të afërt me mendësinë e dikur bashkëpunë­torëve të fashizmit dhe të pushtuesve, të cilët nuk mund të pranojnë këtë faj të gjyshërve të tyre, shumica në periudha të tjera të Shqipërisë, me kontribute të mëdha kombëtare.

Por për atë që ka ngritur flamurin në Vlorë apo qeverisur denjësisht atdheun në motet njëzetë apo tridhjetë, pas lufte po ashtu bashkëpunu­ar me Perëndimin për qëllimin e drejtë të shuarjes së regjimit bolshevik në Shqipëri, gabimi i bashkëpuni­mit me pushtuesin gjatë viteve të fundit të Luftës, është pjesa më e vogël.

E bën me faj të përkohshëm, por nuk e çnderon në mënyrë të përhershme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania