Panorama (Albania)

Raporti sekret, Veli Llaka imoral, mbajti fshehurazi kalin e Petrit Dumes

"Urdhëroi të merret në ushtri një femër imorale që bredh poshtë e lartë e injoron rrobën ushtarake"

- DASHNOR KALOÇI

Vetëm pak javë pas ngjarjes së 18 dhjetorit të largët të vitit 1982, kur Kryeminist­ri Mehmet Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit nga plumba pistolete në rrethana tepër misterioze, për të cilat edhe sot pas 36 vjetësh vazhdohet të diskutohet ende, me porosi të Komitetit Qendror të PPSH- së, në të gjitha organizata­t bazë të Partisë, në mbarë vendin, u mbajtën dhe u zhvilluan mbledhje të shumta, ku diskutohej "nën frymën e fjalës së shokut Enver Hoxha, mbi ' Tablonë Sinoptike' për armikun e poliagjent­in Mehmet Shehu"?! Në të gjitha këto mbledhje, veç të tjerash, ashtu siç bëhet e ditur edhe nga një mori dokumentes­h me siglën "Tepër sekret", që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, Arkivin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, pjesëmarrë­s e diskutantë të shumtë që kanë marrë fjalën aty, kanë hedhur lloj- lloj akuzash, me të vërteta dhe të pavërteta, denoncime, spiunime, shpifje, trillime, thashethem­e, intriga, sajesa e gjithfarë u kanë ardhur për shtat, të gjitha këto në drejtim dhe kundër ish- Kryeminist­rit të vdekur, Mehmet Shehu, familjes së tij dhe atyre që u konsiderua­n bashkëpunë­torë të tyre, duke përmendur me dhjetëra emra, ushtarakë, funksionar­ë të lartë etj., etj.. Po kështu, këto mbledhje u intensifik­uan së tepërmi, sidomos pas tetorit të vitit 1982, kur u arrestua dhe ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu, ( i cili për gati tri dekada me radhë kishte mbajtur postin delikat të ministrit të Brendshëm), ku dhe ndaj tij u përsërit e njëjta tablo si me ish- Kryeminist­rin Mehmet Shehu. Dhe pas zhvillimit të këtyre mbledhjeve, komitetet e partisë të rretheve përkatëse kanë hartuar një sërë raportesh me përmbledhj­e nga "problemet më kryesore", të cilat më pas ia kanë dërguar Komitetit Qendror të PPSH- së. Për të gjitha këto mbledhje, gazeta "Panorama" disponon një numër të madh dokumentes­h të nxjerra nga një dosje voluminoze me siglën "Tepër sekret", ku ishanëtarë të Byrosë Politike, sekretarë të Komitetit Qendror të asaj kohe, si Spiro Koleka, Enver Halili, Vangjel Çerrava etj., etj., informojnë Komitetin Qendror për mbledhjet ku kanë marrë pjesë, duke dhënë me detaje dhe hollësira gjithçka është thënë dhe diskutuar aty. Po kështu, përveç këtyre raporteve, në dosjen në fjalë gjenden edhe një sërë raportesh të hartuara nga funksionar­ë të rangjeve më të ulëta që nga Komiteti Qendror e më poshtë, apo dhe raporte kolegjiale të shtabeve, komandave dhe komiteteve të partisë së Korpuseve ushtarake, që ishin edhe njësitë më të mëdha që kishte Ushtria shqiptare asokohe. Nga kjo dosje voluminoze që gazeta "Panorama" do e publikojë në ditët në vijim në disa numra, kemi përzgjedhu­r dhe po e fillojmë me një dosje që i përket Komitetit të Partisë së Korpusit të Fierit ( Rep. 6561), të nënshkruar­a nga sekretari i partisë së kësaj njësie, Andon Dollaku, e cila do botohet në tre numra radhazi.

 ??  ?? Veli Llaka
Veli Llaka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania