Panorama (Albania)

Protesta për Teatrin, Derhemi: Do futemi në grevë urie

“Mos guxoni të prekni teatrin, mos guxoni të nxirrni shkrepësen, sepse kjo godinë s’merr flakë në 800 gradë, por 1200 gradë”

- ALMA MILE

“Harrojeni flakën, harrojeni shkrepësen, kjo godinë nuk merr flakë. Mos guxoni t’i afroheni Teatrit Kombëtar, se do ngujohemi në grevë urie”.

Aktori Arben Derhemi ka kërcënuar me masa ekstreme, nëse ndokush do të guxonte të vinte dorë mbi godinën e TK- së. Artistët, të “përforcuar” nga një shumicë qytetarësh, u mblodhën sërish në oborrin e Teatrit Kombëtar, për të vijuar rezistencë­n kundër vendimit për shembjen e godinës 80- vjeçare, për të ngritur në vend të saj një godinë të re falë partnerite­tit publik- privat, që do të cungonte territoret e TK- së. Takimi i djeshëm nisi me një protestë të artistëve ndaj kritikut të artit, Josif Papagjoni, i cili përmes një shkrimi të para pak ditësh në gazetën “Panorama” ka shprehur mendimin për shembjen e godinës aktuale të TK- së, duke iu kundërvënë mendimit të 18 viteve më parë, kur ziente e njëjta temë. Duke ironizuar me këtë shndërrim, aktorja Taulanda Jupi lexoi letrën e hapur që Papagjoni i niste në vitin 2000 Kryeminist­rit Pandeli Majko, ku mbronte me zjarr godinën e TK- së, ku sipas tij “në atë skenë ka shkelur këmba e lehtë e Naim Frashërit dhe e Kadri Roshit, ka ndritur humori i Mihal Popit dhe fjala e Sandër Prosit, ka shkëlqyer loja e Marie Logorecit dhe e Sulejman Pitarkës. Aty ka punuar i mrekullues­hmi Pirro Mani, ka derdhur energjitë e tij prej artisti i përndjekur­i Kujtim Spahivogli, ka kumtuar mesazhet e veta Mihal Luarasi e Pandi Stillu”. Të tjerë të pranishëm i qëndruan idesë së mosshembje­s së kësaj godine, por edhe nëse do të vendoset që ajo është e rrezikshme, atëherë të rikonstruk­tohet në të njëjtën formë e fasadë që ka edhe sot. AKTORI

“E mbështes këtë kauzë, sepse është një kauzë e drejtë. Nuk kemi asnjë interes karshi kësaj toke. Interesi i vetëm është dashuria për këtë kapanon, po ky nuk është kapanon, është shpirt. Të interpreto­sh në atë sallë provon ndjesi të papërshkru­eshme, se në të kanë interpretu­ar ca njerëz që i kanë dhënë shpirt, na kanë mësuar dhe na kanë bërë të kuptojmë që ky vend dhe këta njerëz duhet të mendojnë me kokën e vet”, tha Arben Derhemi, i cili më pas interpreto­i një pjesë nga monodrama “Rrno për me tregue”, mbështetur mbi tekstin me të njëjtin titull të klerikut martir, At Zef Pllumit. “Është momenti kur njerëzit gjetën gjuhën e përbashkët me kafshët, sepse me njerëzit nuk po e gjenin dot. Edhe ne sot, nuk po e gjejmë dot gjuhën e përbashkët me njerëzit dhe nuk e dimë se me cilën kafshë duhet të sillemi më mirë”, tha ai, duke vijuar më tej interpreti­min. Më pas ai iu drejtua të pranishmëv­e, por jo vetëm. Ishte një thirrje për ata që fshihen pas statuseve të rrjeteve sociale apo batutave të “nxehta”.

“Kisha një kërkesë, e cila vjen nga një qytetar tiranas, një aktor i TK- së që është marrë këto kohë me lëvizjen për mbrojtjen e TK- së. Gjatë këtyre ditëve takojmë njerëz në rrugë, kafe, në vendet ku hidhen baste dhe të gjithë janë të interesuar se si do shkojë lëvizja jonë, se çfarë do bëjmë. Të gjithë thonë që me zemër jemi me ju. Por unë u them, duhet të jeni këtu fizikisht, sepse ky teatër mbrohet vetëm fizikisht, duke dhënë frymën dhe shpirtin, siç e japim edhe ne. Se vetëm fizikisht këta njerëz tremben. Këta zotërinj që na shohin përmes kamerave, sepse gjithçka që ndodh këtu shihet dhe spiunohet, ta marrin vesh mirë se shumë shpejt, do të vijmë këtu dhe do të futemi në grevë urie dhe mos guxoni të prekni këtë vend. Sot është hedhur një maskaradë në “Facebook”. “Kjo verë do të jetë shumë e nxehtë”, thoshte dikush. Mos guxoni të prekni teatrin, mos guxoni të nxirrni shkrepësen, sepse kjo godinë, ky populit, nuk është material që merr flakë në 800 gradë, por 1200 gradë. Është material që nuk merr flakë. Mos guxoni t’i afroheni Teatrit Kombëtar. Harrojeni flakën, kjo nuk merr flakë”, tha aktori.

 ??  ?? Arben Derhemi
Arben Derhemi
 ??  ?? Arben Derhemi, dje në protestën për Teatrin Kombëtar
Arben Derhemi, dje në protestën për Teatrin Kombëtar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania