Panorama (Albania)

Berisha: Rama kërkon refugjatët sirianë për negociatat me BE- në

-

Ish- Kryeminist­ri Berisha akuzoi pasardhësi­n e tij Edi Rama, se është ai që ka kërkuar ngritjen e kampeve të refugjatëv­e në Shqipëri në këmbim të hapjes së negociatav­e me BE- në. "Të pretendosh të marrësh 600 mijë, e shndërron Otranton me qindra mjete skafesh që po vijnë edhe këto ditë në Shqipëri në varrezën më të madhe të Mesdheut në kohëra. I bëj thirrje qeverisë italiane që mos pranojë një nismë të tillë se në mënyrë absolute, të gjithë ata me skafe do të vërshojnë drejt Italisë. U bëj thirrje vendeve perëndimor­e, Komisionit Europian të mos pranojnë ofertën e Edi Ramës, sepse aq sa realizoi armët kimike, do të mund të realizojë këtë. Ne nuk jemi kundër emigrantëv­e. Ne nuk jemi për të mos ndihmuar njerëzit në nevojë. Por jemi se kjo do të ishte një barbari e vërtetë për emi- grantët në Tiranë. Edi Rama e bën këtë vetëm e vetëm për të marrë një ' PO' për hapjen e negociatav­e pa kushte. Por Shqipëria nuk ka asnjë kusht të vërtetë për hapjen e negociatav­e", tha dje Berisha në një intervistë për "Ora News". Sipas tij, nuk mund të bëhen paralel- izma mes refugjatëv­e sirianë dhe shqiptarëv­e të Kosovës që erdhën në Shqipëri gjatë konfliktit me serbët. "Si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre janë mbajtur në familje shqiptare. Pa pyet prej tyre kush është i gatshëm të mbajë terroristë të ISIS të lidhur me ta? Asnjë, them unë! Të krahasosh terroristë­t e ISIS me refugjatët e Kosovës, do të thotë të jesh si Edi Rama, që je i gatshëm të ndëshkosh me çdo çmim vendin tënd për karrigen tënde", tha Berisha. Ardhja e refugjatëv­e sirianë në Shqipëri do të rrisë kriminalit­etin në vend. "Jam absolutish­t kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish- terroristë të ISIS që janë valët e fundit të refugjatëv­e, Shqipëria bën një vetëvrasje dhe Shqipëria bëhet gurë e krim e pëllëmbë e krim. Shqipëria po eksporton krim nga mëngjesi deri në darkë në mbarë Europën dhe vendi i vetëm në Europë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria", tha Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania