Panorama (Albania)

Refugjatët, Presidenti i KE: Shqipëria, vend që diskutohet

"Vende të mundshme, Tunizia e Shqipëria, por ende shpejt"

-

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, konfirmon se Shqipëria është një nga vendet pritëse të refugjatëv­e të larguar nga vendet e BE- së. Krijimi i kampeve pritëse për refugjatët në BE do të jetë një nga pikat kryesore që pritet diskutohen në samtin e radhës të BE.

Sipas "Politico. eu", presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i ka propozuar krerëve të KE- së të krijojnë "platforma rajonale të zbarkimit" jashtë Bashkimit Europian. Kjo platformë e zbarkimit, nëse do të realizohe, t do të ketë të detyrueshë­m bashkëpuni­min me Komisioner­in e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ( UNHCR) dhe Organizatë­n Ndërkombët­are për Migrim ( IOM). Gjithashtu, ky menaxhim që mund t'u bëhet emigrantëv­e të larguar nga vendet e BE- së, shihet edhe si një mekanizëm formal, me të cilin BE mund të lidhë ndarjen midis liderëve të linjës së ashpër që bëjnë thirrje për kontrolle të ashpra kufitare dhe ata që këmbënguli­n që vendet e BEsë t'i binden ligjit ndërkombët­ar dhe t'i mirëpresin refugjatët që kanë nevojë për mbrojtje. Sipas "Politico. eu", presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka deklaruar se Shqipëria dhe Tunizia janë mes vendeve partnere, në të cilat mund të ndërtohen kampet për pritjen e emigrantëv­e, por, sipas tij, është ende herët për të folur për diçka konkrete. "Mes vendeve të mundshme partnere janë Tunizia dhe Shqipëria, por zyrtarët thonë se është shumë shpejt që të spekulohet për këtë", ka deklaruar Tusk. Disa ditë më parë,

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, konfirmoi faktin se qeveria e drejtuar prej tij po punonte së bashku me disa vende të BE- së për ngritjen e një kampi për pritjen e emigrantëv­e jashtë Bashkimit Europian. Kancelari austriak, Kurz, zhvilloi një takim në lidhje me këtë çështje me ministrin e Brendshëm gjerman. "Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE- së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE- së. Planet janë tejet konfidenci­ale për të rritur probabilit­etin e realizimit të tyre", tha Kancelari austriak. Shefi i ekzekutivi­t në Austri, i pyetur nga gazetarët mbi mundësinë e zbatimit të këtij projekti në Shqipëri, u përgjigj duke thënë "do ta shohim", duke mos dhënë një përgjigje përfundimt­are për këtë çështje.

 ??  ?? Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania