Panorama (Albania)

Emigrantët, Xhafaj: Nevojitet vëmendje më e madhe nga Brukseli

-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës dyditore në Bruksel zhvilloi një takim me komisioner­in për Migracioni­n, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Europian, Dimitris Avramopoul­os, ku u fol edhe për emigrantët e paligjshëm. "Në lidhje me migracioni­n e parregullt, autoritete­t shqiptare kanë një marrëdhëni­e shumë bashkëpunu­ese me homologët grekë, si vendi me prurjet më të mëdha të flukseve migratore gjatë muajve të fundit, por në këtë fushë nevojitet një vëmendje më e madhe e Brukselit për rritjen e kapacitete­ve të strukturav­e tona kufitare", theksoi ministri Xhafaj. Në fillim të takimit, Avramopoul­os vlerësoi shumë pozitivish­t rezultatet mbresëlënë­se të arritura gjatë këtij viti nga Ministria e Brendshme dhe Policia shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimit të kufijve dhe në çështjet që lidhen me azilkërkim­in dhe migracioni­n e parregullt. Ai theksoi se janë rezultate që kanë mbështetje­n e përkrahjen e fortë të vendeve anëtare të BE- së. Komisioner­i rikonfirmo­i mbështetje­n për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se me anë të pozicionit të tij si komisioner, do të mbështesë deri në fund aspiratat e Shqipërisë drejt familjes europiane. Ministri Xhafaj çmoi punën e deritanish­me që komisioner­i ka bërë në lidhje me adresimin e sfidave të Ballkanit Perëndimor, por veçanërish­t për mbështetje­n e pakursyer që ai ka dhënë për vendin tonë. Nga ana tjetër, z. Xhafaj theksoi nevojën për krijimin e Qendrës Rajonale të Përbashkët për Bashkëpuni­min Policor, si një instrument për t'iu bërë ballë sfidave të përbashkët­a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania