Panorama (Albania)

Kampi i refugjatëv­e në Shqipëri, ministria: Askush s'e ka kërkuar

-

"Më shumë refugjatë në Ballkanin Perëndimor", ky ka qenë titulli i reportazhi­t gjerman dhe kanë zhvilluar një intervistë me zv. ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj. Reportazhi i televizion­it gjerman ZDF fliste për të ashtuquajt­urën rrugë ballkanike perëndimor­e nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Austri, ku numri i refugjatëv­e po rritet përsëri. Mediat shqiptare, duke iu referuar reportazhi­t të ZDF- së, citonin edhe intervistë­n e Hodajt, ku deklaronte se Shqipëria ka kapacitete të mëdha për të mbajtur emigrantë, pa u shprehur qartë nëse do të ketë kampe. "Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë. E ka treguar këtë edhe në të kaluarën gjatë luftës së Kosovës", citohej dy ditë më parë në intervistë­n e dhënë nga Julian Hodaj për ZDF- në. Ndërsa dje, Ministria e Brendshme sqaroi deklaratën e zv. ministrit Hodaj, duke theksuar se askush nuk e ka kërkuar ndërtimin e kampeve për emigrantë. "Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimev­e dhe keqpërdori­meve të përmbajtje­s së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se: Ndërtimi i kampeve për emigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë. Thëniet e zv. ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë, janë përgjigjja e një pyetjeje konkrete: ' Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantës­h?' Përgjigjja e kësaj pyetjeje ësh- të ajo që citohet: ' Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca'. Pra, përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri", thuhet në sqarimin e ministrisë.

 ??  ?? Zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj
Zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania