Panorama (Albania)

Gjiknuri: Qytetarët do të paguajnë për disa rrugë

“BE do ndihmojë Shqipërinë me asistencë teknike”

-

Qeveria pritet të rrisë investimet për ndërtimin e rrugëve, hekurudhav­e dhe aeroportev­e. Pjesa më e madhe e këtyre financimev­e do të kryhen në partnerite­t me privatin, ku riskun nuk do ta marrë vetëm buxheti i shtetit, por edhe qytetari. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, tha dje se në të ardhmen për rrugët që po ndërtohen me koncesion, qytetarët do të paguajnë përdorimin e tyre. “Qeveria shqiptare ka zgjedhur një nga format të dukshme të suksesshme edhe që është e kontrollue­shme nga pikëpamja e financimit dhe e alokimit të riskut, që është përfshirja e partnerite­tit privat në investime në ndërtimin e rrjetit rrugor shqiptar apo modeleve të tjera të transporti­t, qoftë në aeroporte, edhe në fusha të tjera. Është një praktikë që e ndjekin të gjitha vendet e BE- së, është një praktikë tashmë e njohur, kuptohet me parimin që nganjëherë një pjesë të riskut e merr shteti nëpërmjet alokimeve buxhetore, por një pjesë të riskut nesër do ta marrin edhe përdoruesi­t e rrugës, që do të thotë që përdoruesi­t e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastruk­ture jashtëzako­nisht më të përmirësua­r nga pikëpamja e standardev­e”, tha Gjiknuri. Ministri Gjiknuri u shpreh se janë aktualisht disa projekte të financuara me mbështetje­n e Bashkimit Europian, si ai i hekurudhës Tiranë- DurrësRina­s, që ka hyrë në një fazë të përzgjedhj­es së kontraktor­it. Gjithashtu, edhe ndërtimi i dy bypass- eve të Fierit dhe Vlorës, pas ngërçit ka kaluar në fazën e rizhvillim­it të garës, e cila ndodhet në hapat e fundit për të rinisur punën. Ministria e Infrastruk­turës është përfituese e kontratës së reformës së sektorit për mbështetje­n e transporti­t me fokus rrugët, si pjesë e programit IPA 2016 në vlerën 24 milion euro. 21 milionë euro do të mbështesin programin buxhetor për rrugët, ndërsa 3 milionë euro për menaxhimin e PPP- ve në fushën e transporti­t.

 ??  ?? NJE NGA MBLEDHJET E QEVERISE
NJE NGA MBLEDHJET E QEVERISE
 ??  ?? Gjiknuri, dje në prezantimi­n e strategjis­ë të transporti­t
Gjiknuri, dje në prezantimi­n e strategjis­ë të transporti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania