Panorama (Albania)

SEJKO: RRITJA EKONOMIKE ËSHTË NË TRAJEKTORE POZITIVE

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi dje një takim me ambasadore­n franceze në vendin tonë, Christina Vasak, dhe shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal, Jean- Marie Demange. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë i prezantoi ambasadore­s franceze zhvillimet ekonomike në vend, ku theksoi se rritja ekonomike është në trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore ekonomike pritet të forcohen në vitet e ardhshme. Lidhur me sistemin financiar, guvernator­i Sejko u shpreh se ai karakteriz­ohet nga nivele të kënaqshme kapitalizi­mi dhe likuiditet­i. Guvernator­i u ndal gjithashtu në panoramën e sektorit bankar, ku veçoi dy elemente kyçe: rritjen e kreditimit dhe përmirësim­in e treguesit të kredive me probleme. Ai u shpreh se nxitja e mëtejshme e kredisë për ekonominë dhe zbatimi i planit për trajtimin e kredive me probleme mbeten në fokusin e Bankës së Shqipërisë. Plani ndërinstit­ucional, i ndërmarrë me qëllim uljen e kredive me probleme, ka dhënë efekte pozitive, duke bërë që raporti i kredive me probleme ndaj kredisë totale të zbresë. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu lidhur me rolin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me qëllim forcimin e qëndrueshm­ërisë së sistemit, në kuadër edhe të parandalim­it të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t. Guvernator­i theksoi se ky është një proces mjaft i rëndësishë­m dhe se institucio­net në vend po bashkëpuno­jnë nëpërmjet shkëmbimit të informacio­nit, duke synuar forcimin e përqasjes së mbikëqyrje­s së bazuar në rrezik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania