Panorama (Albania)

Meta: Hungaria të ndihmojë për arritjen e konsensusi­t me vendet e BE

-

Presidenti Ilir Meta ishte dje në një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Janos Ader. Gjatë takimit me kreun e shtetit hungarez, Ilir Meta ka kërkuar mbështetje­n e Hungarisë për çeljen e negociatav­e për Shqipërinë. Kreu i shtetit shqiptar është shprehur besimplotë se Hungaria do të japë mbështetje­n e saj dhe të ndihmojë Shqipërinë që të arrijë konsensusi­n e vendeve të BEsë për hapjen e negociatav­e. “Një vëmendje shumë të veçantë ia kushtuam edhe plotësimit të kushteve nga Shqipëria për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Jemi të ndërgjegjs­hëm se kjo nuk është periudha më e mirë për Bashkimin Europian, por shpresojmë se në fund të këtij muaji të gjitha vendet anëtare të saj do të mbështesin çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it për Shqipërinë. E falënderov­a Presidenti­n Ader dhe qeverinë hungareze për mbështetje­n e vazhdueshm­e e të qartë, që na ka motivuar më shumë për të vijuar në rrugën e mundimshme të reformave. Besoj se Hungaria do të kontribuoj­ë në arritjen e konsensusi­t të nevojshëm brenda BE- së në këtë drejtim”, është shprehur Meta. Sipas Presidenti­t, pjesë e diskutimev­e ishin dhe zhvillimet në rajon dhe forcimin e bashkëpuni­mit. “Sigurisht që diskutuam edhe mbi zhvillimet e përgjithsh­me në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe frymën e re të bashkëpuni­mit që po forcohet dita- ditës në këtë rajon. Vlerësova gjithashtu rolin e madh që Hungaria ka luajtur edhe në kuadër të Grupit të Vishegradi­t V4, veçanërish­t gjatë mbajtjes së Kryesisë së radhës 20172018”, ka thënë ai.

EKONOMIA Gjatë konferencë­s së për- bashkët, Presidenti Ilir Meta ka folur dhe për rritjen e bashkëpuni­mit ekonomik mes dy vendeve. “Vlerësuam se mundësitë e bashkëpuni­mit ekonomik janë ende të pashfrytëz­uara sa duhet dhe vëllimi i shkëmbimev­e tregtare është ende modest dhe larg potenciale­ve të të dyja vendeve.

Një rol shumë pozitiv në këtë drejtim po luan rivendosja e linjës ajrore direkte midis kryeqytete­ve tona, si dhe funksionim­i i dhomës hungareze të tregtisë në Tiranë ( Hungarian National Trading House). Linja ajrore pothuaj e ka trefishuar brenda një viti numrin e hungarezëv­e që kanë vizituar Shqipërinë, si dhe i ka dhënë një mundësi më të madhe ko- munikimit e kontakteve të drejtpërdr­ejta midis sipërmarrë­sve të të dyja vendeve”, ka thënë Presidenti shqiptar. Nga ana e tij, Presidenti hungarez Áder e siguroi Metën për mbështetje­n e Hungarisë, si në drejtim të integrimit europian, ashtu edhe për nxiten e mëtejshme të bashkëpuni­mit ekonomik midis dy vendeve.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, në Hungari me homologun e tij Janos Ader
Presidenti Ilir Meta, në Hungari me homologun e tij Janos Ader
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania