Panorama (Albania)

Katër deputetët socialistë që fituan 78 milionë euro tendera

PD: Vetëm Beqaj ka përfituar tendera me vlerë 29 milionë eur o

- Ilir Beqaj Sadri Abazi Pjerin Ndreu Xhemal Qefalia

Partia Demokratik­e ka akuzuar dje Kryeminist­rin Edi Rama se u ka dhënë fonde publike, nëpërmjet tenderave, katër deputetëve të Partisë Socialiste.

Drejtuesja e Departamen­tit Antikorrup­sion në PD, Lealba Pelinku, ka deklaruar dje se katër deputetët socialistë, Ilir Beqaj, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë fituar 78 milionë euro nga tenderat. Kjo, qëkur qeveria drejtohet nga Kryeminist­ri Edi Rama. Sipas zyrtares së PD- së, kompanitë e mbështetur­a nga deputetët e PS- së kanë fituar tenderat pa garë. Demokratët kanë publikuar tenderin e fundit të fituar, sipas tyre, nga kompania e deputetit të PS- së, Ilir Beqaj, e cila kap vlerën e 1.1 milionë eurove. “Që kur ka ardhur në pushtet, Edi Rama e ka përqendrua­r shpërndarj­en e taksave të rritura të shqiptarëv­e në pak duar, që janë ose miq të tij, ose klientë, ose deputetë, me të cilët blen dhe mban pushtetin. Janë të paktën 4 deputetë të tij, që përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë. Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës, i cili, edhe pse nuk është më ministër, vazhdon të marrë me qindra milionë lekë nga taksat e shqiptarëv­e”, ka thënë Lealba Pelinku. Për drejtoresh­ën e Departamen­tit Antikorrup­sion në PD, tenderi i fundit, botuar më 18 qershor të këtij vitit në buletinin zyrtar, bën të ditur se firma “Intech+” është shpallur fituese për projektin e “Mirëmbajtj­es së sistemit të thesarit të shtetit”. “Rasti më i fundit është ai i shpalljes fituese të kompanisë ‘ Intech+’, e zotëruar de facto prej Beqajt. Në një tender pa asnjë konkurent, shoqëria e ish- ministrit që rrënoi shëndetësi­në, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln euro, duke pasur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë. 1.1 milionë euro, të fituara së fundmi nga taksat e rritura të shqiptarëv­e, i shtohen pasurisë së Ilir Beqajt, i cili, që kur Rama është bërë Kryeminist­ër, ka përfituar tendera me vlerë 29 milionë euro”, tha dje në një dalje për mediat Pelinku. FITUESIT

Sipas demokratëv­e, një tjetër deputet i Partisë Socialiste që ka përfituar nga fondet publike, është Sadri Abazi. Sipas Lealba Pelinkut, firmat e mbështetur­a nga Abazi kanë fituar 34 milionë euro. Kompanitë e mbështetur­a nga të afërmit e Sadri Abazit janë denoncuar edhe në media për shpalljen si fitues të tenderave publikë edhe me dokumentac­ion të falsifikua­r. “Prej kohës kur Edi Rama është Kryeminist­ër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike. Media raportoi pak kohë më parë se në shumë prej tenderave, kompania ka paraqitur dokumentac­ion fals, por nga Prokuroria, nën kontrollin e Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim”, tha dje zyrtarja e PD- së. Ndërkohë që sipas drejtoresh­ës së Departamen­tit Antikorrup­sion në PD, dy deputetët e tjerë që kanë fituar shuma të mëdha, janë Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu. “2 deputetët e tjerë të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro. Këta të 4 deputetë të Edi Ramës, Ilir Beqaj, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar së bashku 78 milionë euro nga paratë publike të shqiptarëv­e, të cilëve ata u kanë rritur çdo vit taksat në Parlament. 78 milionë euro nga pasuria publike për 4 deputetë është rekord i babëzisë së pushtetit të Edi Ramës, i cili si qëllim të vetëm ka pasurimin e tij dhe të njerëzve të afërt të tij për të blerë pushtetin dhe për të sunduar shqiptarët”, u shpreh ajo.

 ??  ?? Lealba Pelinku
Lealba Pelinku
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania