Panorama (Albania)

FAMILJARËT NË GJYKATË

-

Violeta Donaj nuk i ka përmbajtur dot lot, ndërsa rrëfeu para Gjykatës së Kurbinit dje, arsyen që e çoi drejt një krimi që nuk e kishte menduar kurrë.

Nëna e dy fëmijëve, të dielën e kaluar, vrau bashkëshor­tin e saj, Kujtim Donaj, me pistoletën e tij që mbante në makinë, ngjarje e ndodhur në tregun e Milotit. 35- vjeçarja, gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, deklaroi se bashkëshor­ti i saj ishte i varur nga loja në bixhoz. Nga ky ves, 42- vjeçari kishte shkaktuar mjaft probleme në familjen e tij, ndërsa për shlyerjen e borxheve ushtronte dhunë ndaj saj, duke e vënë ata para përgjegjës­isë për të gjetur paratë që i duheshin. Violeta Donaj u paraqit në Gjykatë me pranga në duar, rreth orës 11: 00 të së mërkurës, ndërsa shoqërohej nga dy police femra. Para togave të zeza, ajo shfaqi pendesë për krimin e rëndë dhe shpërtheu në lot. Ajo tha para trupit gjykues se burri e keqtrajton­te dhe luante bixhoz, por nuk e beson ende se si mundi të shkonte deri aty sa të vriste babanë e dy fëmijëve të saj. “Nuk kam dashur të kryej krimin, por gjithçka ka ndodhur në një moment dobësie për mua. Jam penduar për atë çfarë ka ndodhur, pavarësish­t se kishim konflikte të vazhdueshm­e me burrin. Ai më keqtrajton­te, konsumonte alkool dhe luante bixhoz në vazhdimësi. Hynte në borxh dhe më detyronte mua me dhunë që t’i gjeja paratë për të paguar borxhet që kishte. Më parë i sillnin para vëllezërit dhe motrat, por kohët e fundit nuk i kishin sjellë”, tha Violeta Donaj në Gjykatë.

Vrasja ndodhi në një kohë kur mes çiftit kishin lindur mosmarrëve­shje të mëdha. Për shkak të debateve, ajo u lar- gua nga banesa, duke shkuar te prindërit e saj bashkë me fëmijën më të vogël. Ditën e ngjarjes, ajo kishte shkuar bashkë me kunatën e saj në tregun e Milotit. Gjatë dëshmisë në Gjykatë, Violeta ka sqaruar se arma me të cilën vrau burrin, ishte pikërisht e Kujtim Donajt. “Ne kishim një makinë familjare që e përdorja unë. Arma ka qenë e bashkëshor­tit dhe e kishte lënë në makinë pak ditë më parë. E kisha marrë vesh se kishte armë. Kam shkuar e kam marrë te makina armën dhe e kam qëlluar”, tha Donaj. Ndonëse nëna e një djali 7 vjeç dhe një vajze 14 vjeçe ka shprehur pendesë për krimin e saj, Gjykata caktoi masë sigurie burg pa afat për 35- vjeçaren. Pas vendimit, çështja i ka kaluar për veprime të mëtejshme Gjykatës së Krimeve të Rënda. Nga hetimet e deritanish­me rezulton se në momentin e ngjarjes, Kujtim Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, jashtë ambienteve të Gjykatës ishin të pranishëm familjarë të 35- vjeçares. Ata nuk kanë thënë asnjë fjalë në lidhje me krimin e rëndë, duke e kaluar gjithçka në heshtje. Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes, vëllai i Violetës deklaroi se motra e tij ishte dhunuar shpeshherë nga bashkëshor­ti. Për këtë, ajo i kishte treguar edhe shenja në trup. Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij dhe ka qëlluar 4 herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me. Sipas dëshmitarë­ve, Violeta Donaj, së bashku me kunatën, kanë shkuar pas burrit me një makinë pri- vate, ndërsa viktima kishte mbërritur pak minuta më herët me një fugon mallrash, gjë e cila në fakt bie në kundërshti­m me deklarimin e dhënë nga Violeta Donaj para Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, e cila tha se armën e ka marrë nga makina e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania