Panorama (Albania)

Ekspertiza për të riun që vdiq në Komisariat: Shkaqe natyrale

-

KORÇE - Përfundimi i ekspertizë­s mjeko- ligjore për vdekjen e Enea Ftojit hedh poshtë pretendimi­n e familjarëv­e, duke nënvizuar se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. 27- vjeçari ndërroi jetë rreth një muaj më parë në ambientet e Komisariat­it në Korçë, ndërsa familjarët treguan shenjat e dhunës në trupin e tij. Në përfundime­t e ekspertizë­s thuhet se, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune dhe as trauma të brendshme të shkaktuara nga dhuna fizike. Nga ana tjetër, theksohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore dhe konkretish­t nga çarja e aortës. Familjarët e Enea Ftojit jo vetëm e kanë kontestuar këtë përfundim, por ata kanë deklaruar se do të kërkojnë një akt rieksperti­mi dhe zhvarrosje­n e 27- vjeçarit. “Djali im kishte shenja dhune, e kam parë vetë. Djali është dhunuar në një ambient publik, ku e panë të gjithë dhe është dhunuar brenda komisariat­it, sepse na e tha me gojën e tij. Kur e morëm në shtëpi të vdekur, e pashë me sytë e mi. Nuk e pranoj për asnjë lloj arsye që ndaj tij nuk është ushtruar dhunë nga Policia. Unë do kërkoj që ai të zhvarroset dhe t’i bëhet një tjetër aktekspert­imi, me të tjerë ekspertë. Në rast se edhe këtë herë nuk del e vërteta, do bëj vetëgjyqës­i”, shprehet babai i viktimës, Tomor Ftoj. Nga ana tjetër, në një komunikatë të shpërndarë nga Policia e Shtetit, thuhet se, zv. ministrja e Brendshme, Romina Kuko, dhe drejtoresh­a e SHÇBA, Anila Trimi, kanë bërë një vizitë në familjen e të ndjerit për t’u ofruar atyre mbështetje. Por vetë familjarët e mohojnë faktin që të jenë vizituar dje nga zv. ministrja apo qoftë ndonjë përfaqësue­s tjetër i shtetit. Sipas tyre, kjo vizitë është bërë pak ditë pas ngjarjes. “Nuk dija gjë që kishte dalë akti i ekspertimi­t. Askush nuk na ka thënë gjë. Tani që mësova se e kanë mohuar dhunën, është sikur ma vranë përsëri”, shprehet nëna, Mimoza Ftoj. dh. ç

 ??  ?? Viktima Enea Ftoji
Viktima Enea Ftoji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania