Panorama (Albania)

Pronarë skafesh e motorësh uji, në protestë për lundrimin

Nuk iu jepet ende leja të dalin në det: Po na ikën sezoni

- VLORE

Pronarët e mjeteve lundruese në Vlorë protestuan dje para Policisë Kufitare, pasi ende nuk janë pajisur me leje për të dalë në det.

Rreth 30 pronarë mjetesh lundruese, të cilët operojnë vetëm gjatë sezonit turistik, kanë ngritur shqetësimi­n se nuk iu është dhënë leja e lundrimit, edhe pse koha e sezonit turistik ka nisur me kohë. Sipas tyre, mungesa e lejeve ka ndikuar negativish­t në ekonominë e tyre, pasi ata mundet të punojnë vetëm gjatë muajve të verës. Protestues­it kërkuan dhe realizuan edhe një takim me drejtorin e Policisë Kufitare të Vlorës, Luan Hysenaj, ku kanë ballafaqua­r problemati­kat e hasura deri më tani. Ata theksuan se muaji qershor po shkon drejt fundit dhe tashmë nga sezoni turistik u mbeten shumë pak për të punuar. Shqetësimi i tyre lidhej edhe me vendet e përcaktuar­a nga ana e bashkisë, të hyrjeve dhe daljeve në det. Një tjetër shqetësim i pronarëve të këtyre mjeteve ishte edhe plotësimi i dokumentac­ionit, ku një pjesë e tyre duhet të dorëzohen në Durrës dhe jo në Vlorë.

Ndryshimi i procedurav­e të pajisjes me një leje lundrimi, përcaktuar në një vendim të datës 29 maj të vitit 2018, ka sjellë edhe vonesat në dhënien e lejeve të lundrimit. Është kjo ajo çfarë konfirmohe­t nga Policia Kufitare e Vlorës. Por, për protestues­it është absurde që të bëhet një ndryshim i tillë në fund të muajit maj, kur këto procedura kërkojnë kohë për t’u plotësuar.

Klodian Haxhiraj ishte njëri prej protestues­ve dje, i cili tregoi se zotëron një gomone turistike dhe dy motorë uji. Sipas tij, këtë sezon turistik ende nuk i ka vënë në funksion, për shkak të mungesës së një leje lundrimi. Kjo, sipas tij, ka sjellë pasoja negative në punën e tyre, pasi sezoni është mjaft i kufizuar dhe me gjithë ankesat e deritanish­me, ende s’kanë gjetur zgjidhje.

Për çfarë po protestoni sot?

Për mungesën e lejes së lundrimit, pavarësish­t se kemi aplikuar prej më shumë se një muaji për t’u pajisur. Kjo vonesë vjen për shkak se duhet plotësuar dokumentac­ioni, dokumente, të cilat një pjesë duhet t’i dorëzojmë në Vlorë dhe një pjesë në Durrës. Kjo është e tepërt, pasi sezoni ka kohë të kufizuar dhe po mbaron edhe qershori.

Ju ende nuk i keni nxjerrë në det mjetet?

Jo, ku t’i nxjerrim, do t’i kapin dhe sekuestroj­në. Këto janë mjete turistike, që na shërbejnë vetëm gjatë sezonit. Është një periudhë kohe mjaft e kufizuar, në të cilën ne punojmë. Qershori po shkon drejt fundit. Pak kohë ka mbetur dhe ne ende nuk jemi pajisur me leje lundrimi. Kjo ka kosto financia- re për ne.

I keni dorëzuar dokumentet?

Po, po, disa herë. Madje, jemi detyruar që një pjesë të tyre t’i dorëzojmë në Durrës, pasi kështu e përcakton ligji. Përse duhet të shkojmë në Durrës, kur ne e ushtrojmë aktiviteti­n në Vlorë? Këto janë sorollatje shumë të mëdha për ne dhe natyrisht që na duhet më shumë kohë për të siguruar një leje. Por edhe procedurat e reja që po na nxirren çdo ditë, na kanë sjellë shqetësime.

Çfarë do të bëni në vijim?

Realizuam një takim me drejtorin dhe na u tha se situata do të përmirësoh­et në pak ditë. Shpresojmë që gjithçka të mbyllet dhe ne të nisim punën sa më shpejt.

Këto janë mjete turistike, që na shërbejnë vetëm gjatë sezonit. Është një periudhë kohe mjaft e kufizuar, në të cilën ne punojmë. Qershori po shkon drejt fundit. Pak kohë ka mbetur dhe ne ende nuk jemi pajisur me leje lundrimi. Kjo ka kosto financiare për ne.

 ??  ?? Protesta e pronarëve të mjeteve lundruese
Protesta e pronarëve të mjeteve lundruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania