Panorama (Albania)

Tri orë ndjekje në det, bllokohet gomonia

Arratisen skafistët, mjeti me fuqi të madhe nga Italia

-

FIER - Një gomone, e cila vinte nga Italia për në Shqipëri, është arritur të bllokohet nga Policia vetëm pasi mbërriti në breg të detit, duke u dhënë mundësi skafistëve që të largoheshi­n. Bëhet fjalë për një gomone super të madhe, me rreth 600 kuaj fuqi. Policia e Vlorës, Fierit, Delta Forcë, Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanaza janë vënë në kërkim të gomones pas informacio­neve operative, duke arritur ta bllokojnë atë mbrëmjen e së martës. Mjeti lundrues u bllokua në zonën e Darëzezës në Fier, ndërkohë që skafistët arritën të zhduken. Specialist­ët bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një gomone të fuqishme rreth 12 metra të gjatë, me dy motorë, me nga 300 kuaj fuqi secili. Dyshohet se mjeti lundrues do të përdorej për trafikimin e lëndës narkotike. Aktualisht, hetimet janë në vijim, për identifiki­min e skafistëve si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, paraprakis­ht, mësohet se gomonia është pikasur kur ka hyrë në ujërat tona territoria­le, pasi vinte nga Italia në drejtim të brigjeve shqiptare. Policia Kufitare e ka ndjekur gomonen prej tri orë në det, nga ora 22: 00 deri rreth orës 01: 00 të mëngjesit të së mërkurës. Më pas, gomonia është braktisur në Darëzezë. Autoritet dyshojnë se mjeti është lënë larg vendit ku do ngarkonte, me qëllim humbjen e gjurmëve të trafikut. Burime brenda Policisë Kufitare thonë se deri tani nuk ka të dhëna rreth pronësisë së mjetit, ndërkohë verifikime po bëhen edhe me palën italiane. Policia ka bërë krehjen e territorit në afërsi të vendit ku u gjet gomonia, por pa arritur të gjejë personat apo lëndë narkotike. Në të njëjtën kohë, u ngritën postblloqe nëpër pikat e lidhjes së bregut të detit përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe daljeve të tyre në rrugët që e lidhin bregdetin me zonat rurale të Fierit. Por, Policia nuk ka arritur të zbulojë asgjë deri tani, por dyshohet se në këtë trafik ndërkombët­ar droge mund të jenë të përfshirë grupe kriminale nga Fieri, Vlora dhe Italia. m. r

 ??  ?? Gomonia e bllokuar
Gomonia e bllokuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania