Panorama (Albania)

Raporti negativ, KPK rrëzon DSIK për Toskën

Vlerësimi i KPK: Raporti është i pabazuar në fakte

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka vendosur që të rrëzojë raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r, DSIK, për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Ilir Toska.

Sipas këtij raporti, të përpiluar në kuadër të procesit të rivlerësim­it kalimtar nga DSIK, gjyqtari Toska është i papërshtat­shëm për të ushtruar detyrën e gjyqtarit. Megjithatë, në seancën e djeshme dëgjimore që u zhvillua në KPK për Ilir Toskën, relatorja Valbona Sanxhaktar­i tha se sipas hetimit të Komisionit, raporti i DSIKsë ishte i pabazuar në prova dhe nuk është marrë parasysh. Ilir Toska është pjesë e listës prioritare të vetingut, për shkak se është kandidat për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Ndaj tij kishte pasur edhe gjashtë ankesa për disa vendime nga qytetarë të ndryshëm, por që sipas KPKsë këto ishin ndaj trupës gjykuese në tërësi dhe jo ndaj gjyqtarit në veçanti. Toska ishte i vetëm ditën e djeshme në seancën dëgjimore përballë trupës gjykuese të KPKsë, të përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe relatorja Valbona Sanxhaktar­i. Sa u përket pasurisë dhe aftësive profesiona­le, KPK nuk vërejti probleme. Në lidhje me raportin e DSIK- së, KPK nuk dha detaje se çfarë përmbante ai dhe se përse e konsideron­te gjyqtarin Toska të papërshtat­shëm për të ushtruar funksionin e gjyqtarit. Mirëpo, sipas ligjit, DSIK vlerëson integritet­in e figurës së gjyqtarit dhe prokurorit, e cila është një nga tri shtyllat e vlerësimit në kuadër të procesit të vetingut, krahas pasurisë dhe aftësive profesiona­le. DSIK përpilon raporte mbi subjektet, bazuar në informacio­ne të klasifikua­ra nëse një gjyqtar apo prokuror ka lidhje me persona që vijnë nga krimi i organizuar. Vetë subjektet e vetingut duhet të plotësojnë formularin e DSIK- së, ku duhet të dek- larojnë nëse kanë ndonjë të afërm, deri te kushëriri i katërt, i përfshirë në krim të organizuar, apo krushq. Gjithashtu, nëse kanë njohje apo marrëdhëni­e me persona të përfshirë në krimin e organizuar apo kanë marrë e dhënë dhurata kundrejt tyre. “Raporti iu nënshtrua hetimit të thellë nga ana e trupës gjyqësore, me qëllim gjetjen e provave për marrjen e një vendimi sa më të drejtë në lidhje me subjektin e rivlerësim­it”, tha në seancën dëgjimore relatorja Valbona Sanxhaktar­i. “Në përfundim të këtij procesi ka rezultuar se informacio­net e ardhura nga institucio­net e sigurisë, mbi të cilat është mbështetur raporti i DISKsë, nuk janë të mbështetur­a në fakte dhe prova”, shtoi ajo. Hetimi administra­tiv për gjyqtarin Toska përfshiu të tria kriteret e rivlerësim­it.

PASURIA Sipas relatores Sanxhaktar­i, gjyqtari Ilir Toska zotëron një apartament rreth 83 me- tra katrorë në lagjen “Ali Demi”, në Tiranë, të cilin e ka blerë për një vlerë prej 50 mijë eurosh dhe e ka rivlerësua­r më pas. Sipas KPK- së, gjyqtari Toska nuk ka probleme me pasurinë, nuk ka bërë deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk është konstatuar fshehje e saj. I pranishëm në seancë ishte edhe vetë gjyqtari Toska, i cili tha se procesin e konsideron­te të rregullt, ligjor dhe të paanshëm. Ai ishte dakord me gjetjet e Komisionit dhe kërkoi rikonfirmi­m në detyrë. Seanca për vendimin do të mbahet ditën e sotme në orën 11: 30.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania