Panorama (Albania)

Çamëria e “fshehtë”, në tablotë e piktorëve

-

Kala, shtëpi, rrugica, rrënoja, qiell e det, ngjyra të forta, të dashura, histori, kujtesë, trashëgimi.. Ata udhëtuan në fshehtësi, në të kundërt nuk do t’i kishin lejuar. “U’ e dua Çamërinë”, kështu titullohet ekspozita e pikturës, që u hap dje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Disa nga emrat më në zë të pikturës shqiptare u kanë kushtuar tablo bukurive të zonës së Çamërisë, që sot ndodhen përtej kufijve shqiptarë. Piktorë si Pashk Përvathi, Kujtim Buza, Agron Polovina, Nikolin Ivanaj, Xhaneta Kadillari, por edhe të tjerë më të rinj, si Olgert Rakipllari, Almira Rira, Ruzmira Beqiraj, Kudret Durollari, të cilët janë bërë pjesë e një kolonie, që udhëtuan nëpër Çamëri, në mënyrë “inkonjito”, për të sjellë që andej natyrën çame dhe ndjesinë që provuan duke shkelur ato vise. Sipas organizato­rëve, në këtë ek- spozitë vijnë “pamje të Çamërisë dhe përmes këndvështr­imit të piktorëve që kanë udhëtuar nëpër këto troje. Do të shihni një Çamëri ndryshe. Deri tani keni parë një Çamëri të cunguar dhe shumë që mund të flisnin përmes fjalës dhe artit nuk janë lejuar që të shkojnë, që Çamëria të harrohet. Por është një luftë e humbur”. Por ja ku është aty Parga, Kalaja e Qafës, Suli i Boçarëve, ullinjtë shekullorë e rrënojat e shtëpive të braktisura me dhunë. “Sjellim Çamërinë ashtu siç e kemi lënë ne, me shtëpitë e rrënuara dhe portat, të cilat presin të zotët e tyre. Të gjithë shkojnë dhe e shohin Çamërinë sot, por asnjë nuk duhet ta mbulojë atë me harresë”, tha Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU- së. Ekspozita do të jetë e hapur deri në datën 27 qershor, kur do të ndahen edhe vlerësimet për artistët pjesëmarrë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania