Panorama (Albania)

Bejleri: Ose inxhinieri gënjen, ose drejtori i TK ka rrezikuar jetët tona

-

Aktori Ervin Bejleri ka kërkuar hetimin e çështjes së teatrit. Ose ka gënjeshtra në fjalën e kreut të Institutit të Ndërtimit, ose drejtori i TK- së ka rrezikuar jetën e aktorëve dhe spektatorë­ve. “Është kënaqësi të shohësh që shtohen mbështetës­it. Gjatë gjithë kësaj kohe jam revoltuar, jam mërzitur, kam mbledhur veten për shumë akuza që politika ka bërë ndaj nesh, ndaj gjithë artistëve, jo vetëm atyre që punojnë në teatër, por artistëve në përgjithës­i. Na kanë thënë që jeni të politizuar. Taulant Balla tha “mish për top”, “po ju përdor politika”, ku ndërkohë politika po përdor pikërisht ata që u ka vënë një medalje dhe i ka bërë drejtorë. Janë pikërisht ata që pa ditur asnjë projekt, mbështesin gjëra në ajër. Kur u fol për teatrin e ri, të gjithë pyesnin ata që kishin sipër: mirë që do ndërtohet një i ri, po ne ku do ikim? Dhe u thoshin: Do bëhet diçka shumë e bukur. Kështu tha dhe Rama dikur për punën e timonit. Ky teatër, siç e ka thënë i madhi Robert Ndrenika, është Jerusalemi ynë”, tha Bejleri. “Kisha vetëm një kërkesë sepse Agron Hysenlliu, inxhinieri i famshëm, që ka thënë që ky teatër do bjerë, deklaroi se këtë ia kam thënë para katër vjetësh drejtorit Çuli, që ky teatër është rrezik për njerëzit. I kërkoj Prokuroris­ë dhe Parlamenti­t të hetojë, sepse në këtë mes ka një vepër penale: se, ose Agron Hysenlliu përhap panik në publik, ose drejtori i Teatrit Kombëtar ka rrezikuar jetën e spektatorë­ve dhe aktorëve këtu brenda. Të dyja këto përbëjnë vepër penale, por nuk përbën vepër penale nëse na mbështesin ne. Ky teatër është i sigurt, ky teatër do jetojë këtu, do jetojë dhe 173 vjet të tjera, sepse e meriton, sepse jemi ne që e bëjmë, që e mbajmë. Ky teatër është si një shtëpi bosh. Shtëpia bosh fillon dhe rrënohet kur nuk ka zërat e fëmijëve brenda. Po u la bosh, po shkuam atje, do rrënohet, ndaj s’duhet ta lëmë të rrënohet”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania