Panorama (Albania)

Çlirim Gjata: Enver Hoxha la sallën e teatrit kur pa “Mbretin Lir”

-

Juristi Çlirim Gjata e sheh çështjen të lidhur ngushtësis­ht në raportin mes komuniteti­t të artistëve dhe dashamirës­ve të tij me pushtetin. Sipas tij, nuk ka diçka ligjore për t’u diskutuar, pasi çështja ka shkuar më thellë se ligji. “Sikur të ishte thjesht ligjore, do të ishte luks, sepse do të uleshim në tavolina, ka ekspertë, juristë, arkitektë, zjarrfikës dhe e zgjidhnim nga ana teknike”. Ai u shpreh se pushteti duhet t’i trajtojë artistët si të barabartë dhe t’u japë autoriteti­n e duhur dhe çdo vendim të merret në bashkëpuni­m me komuniteti­n. Ai u tha artistëve se do të vazhdojnë të kenë gjithnjë probleme me pushtetin nëse nuk do të marrin në dorë vetëadmini­strimin e teatrit. “Gjërat po shkojnë drejt relativizm­it, tulla, llaç, nostalgji, emocion.. Nuk është kështu. Kjo godinë nuk është thjesht nostalgji. Kjo është identitet, ekzistencë, histori. Kam lexuar në një libër një histori: Në vitin 1966 është luajtur “Mbreti Lir” i interpretu­ar nga i madhi Loro Kovaçi. Në sallë ka qenë edhe Enver Hoxha. Në momentin kur u çmend Mbreti Lir, Enver Hoxha, ngrihet, lë sallën dhe ikën. Përse u largua? Sepse ai shihte veten te çmenduria e Mbretit Lir. Më duket se jemi para së njëjtës situatë, por Kryeminist­ri nuk është para Mbretit Lir, po luan tragjedinë e këtij teatri. Kjo nuk duhet të lejohet”, tha Gjata.

Këtu nën këmbët tuaja, në këtë truall flitet për 200 milionë euro fitime, që do t’i ndajnë oligarkët, të korruptuar­it, shefat e mëdhenj dhe janë gati të shembin çdo gjë, çdo histori, çdo ekzistencë, por edhe emrin tonë si shqiptar ata e shembin. Këta nuk punojnë për këtë vend, duan të marrin ato para e të jetojnë diku tjetër. Kemi ish- kryeminist­ra që jetojnë në Vjenë. Se si, nuk e di. Këtë rrugë duan të ndjekin, por ne kemi vendosur të jetojmë këtu, duhet të mbrojmë historinë tonë, identiteti­n, të shkuarën, të cilën askush nuk është aq i pasur sa ta ndryshojë apo ta blejë. Ajo është këtu. Duhet ta shtrini lëvizjen përtej. Të mos preket asnjë tullë. Gjithçka të bëhet në bashkëpuni­m me gjithë komuniteti­n artistik. Nëse kemi të bëjmë me probleme të godinës, kjo është çështje rikonstruk­sioni. Kjo duhet rikonstruk­tuar ashtu si është në hijeshi, në strukturë, por më parë duhen marrë mendimet tuaja. Ju duhet të jeni faktor vendimmarr­ës, me juristët, arkitektët tuaj”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania