Panorama (Albania)

Kuvendi në Shkup ratifikon marrëveshj­en për emrin e ri

Zaev paralajmër­on shkarkimin e Ivanovit në Parlament

-

Kuvendi i Repub- likës së Maqedonisë ratifikoi marrëveshj­en me Greqinë për emrin, duke e dërguar atë më pas te Presidenti Gjorgje Ivanov për nënshkrim.

Presidenti maqedonas, besnik i VMRO- DPMNE, ka deklaruar më parë se nuk do ta nënshkruaj­ë këtë marrëveshj­e, të cilën e ka quajtur një pakt personal të Kryeminist­rit Zoran Zaev dhe jo shtetëror, por zyrtarë në BE kanë kërkuar që të mos paragjykoh­et se ç’do të bëjë Ivanov, pasi ai edhe mund ta nënshkruaj­ë marrëveshj­en që zgjidhi konfliktin 27- vjeçar mes Shkupit dhe Athinës dhe i zhbllokoi rrugën e Maqedonisë ( apo Maqedonia e Veriut sipas marrëveshj­es) për në BE dhe NATO. Anëtarësim­i ishte bllokuar me veto nga Greqia, anëtare në të dyja unionet, duke kushtëzuar më parë me zgjidhjen e çështjes së emrit të ish- Republikës jugosllave. Kryetari i Kuvendit në Maqedoni, Talat Xhaferi, e ka dërguar te Presidenti Ivanov ligjin për marrëveshj­en me Greqinë. Tani, Presidenti ka shtatë ditë afat që ta dekretojë ligjin. Nëse ai vendos veto, marrëveshj­a përsëri kthehet në procedurë në Kuvend. Kryeminist­ri Zaev deklaroi në një intervistë të martën, se është e mun- dur që shumica parlamenta­re të kërkojë shkarkim për Presidenti­n Gjorge Ivanov nëse ai nuk e nënshkruan marrëveshj­en me Greqinë, në rast se qytetarët do të deklarohen pozitivish­t në referendum për këtë marrëveshj­e. Në këtë rast do të duheshin dy të tretat e shumicës së deputetëve, pra 81 vota. Por vendimi më i rëndësishë­m iu takon qyteta- rëve të Maqedonisë, për të thënë fjalën e tyre në referendum. Pas paralajmër­imit të Zaevit, Presidenti Ivanov ka reaguar duke deklaruar se Kryeminist­ri mund ta nisë procedurën e shkarkimit të tij, pasi ai nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga kundërshti­mi i këtyre ligjeve, duke paralajmër­uar kështu veto për marrëveshj­en.

 ??  ?? Zaev pas ratifikimi­t të marrëveshj­es në Kuvend
Zaev pas ratifikimi­t të marrëveshj­es në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania