Panorama (Albania)

JA TRE STADIUMET KU DO TË LUHET

- ARMAND HALILI

Tri klubet e Kategorisë Superiore që do të luajnë në turin e parë paraelimin­ator të Europa Ligës, kanë njohur dje kundërshta­rët pas shortit që është hedhur në Nion të Zvicrës.

Shorti ka vendosur përballë ekipeve shqiptare rivalë të fortë në letër, sidomos për Partizanin e Laçin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ekipin e Luftëtarit. Këta të fundit do të luajnë ndaj ekipit letonez të Ventspilsi­t, një skuadër ku gjirokastr­itët janë favoritë për të kaluar në turin tjetër. Natyrisht që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Partizanin, që do të luajë ndaj klubit të njohur slloven, Mariborit, që ka bërë një paraqitje të mirë në kampionati­n vendës dhe është një skuadër që ka lojtarë me cilësi në përbërje. Gjithashtu, Laçi është drejt një misioni të pamundur me ekipin qipriot të Anorthiosi­t, skuadër me emër, me lojtarë të spikatur kryesisht të huaj, por edhe me eksperienc­ë të madhe në kompeticio­net europiane. Duhet thënë se shorti është treguar disi i “ashpër” me këto dy klube shqiptare, që pavarësish­t se do të bëjnë maksimumin për të arritur objektivin, do ta kenë shumë të vështirë një gjë të tillë. Gjithsesi, si te Partizani, ashtu Prej kohësh, tri skuadrat shqiptare që do të luajnë në Europa Ligë kanë vendosur edhe stadiumet ku do të zhvillojnë ndeshjet e turit të parë në vendin tonë. Partizani takimin e parë ndaj Mariborit do ta zhvillojë në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet në orën 17: 00. Laçi gjithashtu ka arritur që të licencojë stadiumin e tij për të luajtur këtë tur të parë paraelimin­ator dhe do ta zhvillojë ndeshjen në shtëpi. Një gjë të tillë nuk e ka bërë dot Luftëtari, që është detyruar të luajë në stadiumin “Elbasan Arena”. Bluzinjtë shpresojnë që të kenë mbështetje­n e tifozëve që jetojnë në kryeqytet, por nuk përjashtoh­et mundësia edhe e udhëtimit të një pjese të tyre nga Gjirokastr­a. edhe te Laçi, janë shprehur optimistë se mund t’ia dalin. Të kuqtë do të luajnë në shtëpi ndeshjen e parë, ndërsa Laçi në transfertë. Luftëtari gjithashtu do ta luajë sfidën e parë në Estoni, çka do të thotë se shpresat për të kaluar në turin tjetër do të jenë edhe më të mëdha për ekipin gjirokastr­it.

Përgatitje­t - Rreth 20 ditë kohë do të kenë në dispozicio­n tri skuadrat që do të luajnë në Europë për t’u përgatitur. Takimet e para të kompeticio­nit në fjalë do të luhen në datën 12 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më pas, më 19 korrik. Kështu, që të tria skuadrat kanë kohën e mjaftueshm­e si për të zhvilluar një minifazë përgatitor­e, ashtu edhe për t’u përforcuar në ato reparte ku kanë më shumë nevojë. Gjithsesi, të tria ekipet kanë ruajtur boshtin e lojtarëve që kishin gjatë kampionati­t dhe tani po mendojnë për riparime të vogla në organikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania