Panorama (Albania)

Rrënjët e plagët ende të hapura, shqiptarët bëhen gati për Serbinë

-

Të premten në mbrëmje do të jetë hera e parë dhe pritet një situatë e vështirë. Në fushë, sigurisht. Sepse Zvicër- Serbi vlen shumë në grupin e Brazilit. Por mbi të gjitha në zemrën dhe mendjen e Valon Behramit, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, lojtarët e Zvicrës me rrënjë të thella shqiptare: për ta nuk do të jetë një ndeshje futbolli, por një stuhi e dhunshme emocionesh dhe kujtimesh familjare. Babai i Xhakës ishte një aktivist i kauzës së Kosovës në Universite­tin e Prishtinës dhe u arrestua për militantiz­min e tij nga Policia e Milloshevi­çit. I dënuar me 6 vite burg ( ndërsa xhaxhai me 15), ai u lirua pas 3.5 vitesh pas poshtërime­ve të rënda morale dhe torturave fizike. Në vitin 1990 emigroi në Bazel me gruan dhe atje lindën dy djemtë, Taulanti, i cili luan për të njëjtin qytet dhe Graniti, i cili e gjeti fatin në Londër, me Arsenalin: “Babai im është idhulli im i padiskutue­shëm. E kam pyetur disa herë për burgun, por e di që ai nuk më ka rrëfyer gjithçka për të më kursyer dhimbjen”. Të sfidojnë Serbinë në fushë nuk është ndoshta ajo që do të kishin dashur Behrami dhe Shaqiri. Të paktën jo me një fanellë të ndryshme nga ajo e atdheut të tyre. Ishinteris­ti, gjatë Europianit francez kërcënoi se ishte gati të linte gjithçka për të zgjedhur Kosovën ( flamurin e së cilës së bashku me atë të Zvicrës dhe Shqipërisë i reklamon me krenari në këpucët e tij), duke shkaktuar një stuhi në Zvicër. Për më tepër, ai ka lindur në Gjilan dhe që fëmijë u arratis bashkë me familjen për shkak të luftës, duke gjetur strehë në Bazel: “Nuk kishim shumë, por gjithçka na e morën, edhe shtëpia jonë u shkatërrua. I jam mirënjohës Zvicrës dhe futbollit, gjëja më e mirë që më ka ndodhur, sepse në fushë nuk mendon dhe je i lirë. Por nuk e harroj kurrë vendin tim dhe rikthehem gjithnjë me kënaqësi”. Thirrja e rrënjëve është shumë e fortë. Valon Behrami në 2005- ën kishte ende probleme me dokumentac­ionin në Tiçino dhe po bënte dokumentet për pasaportën shqiptare, pa entuziazëm as për shtetësinë e fundit. “Ndërsa pasaportën serbe e kisha flakur me kohë”, tregon gjatë një interviste për “Corriere”. “Prindërit e mi e lanë Kosovën në shenjat e para të luftës në 1989 dhe shkuan në Lugano”. Familja e mesfushori­t të Udinezes, që në debutim bllokoi edhe Nejmarin edhe me ndonjë faull të tepërt, është me origjinë nga Mitrovica, qytetit simbol të ndarjes mes serbëve dhe shqiptarëv­e. “Gjatë luftës, në 1999 mbetëm për 8 muaj pa asnjë lajm nga familjarët dhe ky ishte momenti më i tmerrshëm. Unë u riktheva në vitin 2000, më shumë se 10 vite nga largimi. Munda të ndiej dimensione­t e tragjedisë, kushtet e pasigurta të jetës. Familja ime e kishte shtëpinë në zonën serbe, edhe pse me etni shqiptare. Kujtoj ato vështrimet e urrejtshme, ndjenjën e rrezikut. Pjesa më e madhe e të afërmve të mi u transferua­n në Prishtinë”. Dhe do të kishte ëndërruar ta shihte Valonin dhe vëllezërit e tij në fushë me kombëtaren “made in Kosovo”. Kapërcimi mund të kishte ndodhur teknikisht, sepse bëhet fjalë për një kombëtare të sapolindur. Por askush nga emrat e mëdhenj të Zvicrës nuk e ndjeu të mohonte “Nati”- n, që profesiona­lisht i bëri të mëdhenj dhe as trajnerin Petkoviç, i cili është nga Sarajeva. Kundër Serbisë ndërkohë është rasti perfekt për t’u kthyer diçka. Me interesat sigurisht...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania