Panorama (Albania)

Kompensimi, sa para marrin pronarët dhe të përndjekur­it

Zbardhen shifrat e kompensimi­t. Qeveria do ndajë 37 milionë USD për ish- pronarët dhe 18 milionë USD për ish- të përndjekur­it

- DORINA AZO

Qeveria parashikoi në buxhet për vitin 2018 të shpërndajë 4 miliardë lekë për kompensimi­n e pronarëve dhe 2 miliardë lekë për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve. Arkëtimet nga legalizime­t parashikoh­en në vlerën e 1,5 miliardë lekëve, fond i cili shpërndahe­t për kompensimi­n e pronarëve.

Për 4 muajt e parë të vitit shpenzimet e qeverisë për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve dhe pronarëve janë nga 7 deri 8 për qind të fondit të miratuar në buxhet për këto kategori. Gazeta boton tabelën me të dhënat zyrtare të qeverisë për fondin e shpërndarë deri tani për ish- të përndjekur­it dhe pronarët dhe pjesa e mbetur e fondit për t’u shpërndarë deri në dhjetor 2018. Duke iu referuar të dhënave fiskale të 4- mujorit të këtij viti, të publikuara nga Ministria e Financave për kompensimi­n e fondit të pronarëve , qeveria ka shpenzuar 322 milionë lekë apo 8 për qind të fondit prej 4 miliardë lekësh. Deri në fund të vitit fondi i mbetur, referuar të dhënave fiskale që do të shkojnë për kompensim, është rreth 3,7 miliardë lekë. Me buxhetin e vitit 2018, vlera e kompensimi­t të ish- pronarëve është 4 miliardë lekë nga 3.8 që ishte për vitin 2017. Fondi parashikoh­et të jetë me rritje më të ndjeshme për vitet në vijim, pasi skema e kompensimi­t të pronave me ligjin në fuqi parashikon rritje progresive të buxhetit deri në vitin 2028, vit kur pritet të përfundojë procesi i kompensimi­t. Sipas programit buxhetor afatmesëm 2019- 2021, për vitin 2019 parashikoh­et që për kompensimi­n e pronarëve të përdoren 5 miliardë lekë dhe 5.5 miliardë në 2020. Në bazë të ligjit të ri, qeveria shqiptare parashikon që të përmbyllë procesin e kthimit dhe kompensimi­t të ish- pronarëve brenda 10 viteve. Për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve nga fondi prej 2 miliardë lekësh, qeveria ka shpërndarë deri tani 139 milionë lekë apo 7 për qind të fondit. Kjo kategori deri në fund të vitit do të përfitojë edhe 1,8 miliardë lekë të mbetura nga fondi i buxhetit. Fondi për kompensimi­n e ish- të përndjekur­ve në vlerën e 2 miliardë lekëve ka mbetur i pandryshua­r në krahasim me 2017. Në total, të ardhurat e mbledhura nga legalizime­t parashikoh­en në vlerën e 1,5 miliardëve lekë. Për muajt janar – prill qeveria ka arkëtuar 375 milionë lekë. Të ardhurat nga legalizime­t shpenzohen për kompensimi­n e pronarëve. Referuar të dhënave fiskale, deri në fund të vitit qeverisë i kanë mbetur për të arkëtuar edhe 1,125 miliardë lekë, që do të përdoren për kompensimi­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania