Panorama (Albania)

Dosja “Hajdari” drejt rihapjes, Izet Haxhia: U paguan 1 milion euro për të më eliminuar

Haxhia: Berisha pagoi 1 milion euro për eliminimin tim në Turqi. Avokati: Dosja është boshatisur, kanë “avulluar” provat

- ERALD DELIU

Dosja e famshme e vrasjes së deputetit Azem Hajdari duket se është drejt rihapjes, të paktën, vetëm sa i përket dënimit në mungesë të ish- truprojës së Berishës, Izet Haxhia.

Ky i fundit fitoi betejën e parë ligjore ditën e djeshme, teksa Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për rivendosje në afat të ankimimit të vendimit të Shkallës së Parë, që e ka shpallur fajtor për vrasjen e Hajdarit. Tashmë, Haxhia ka të drejtë që të ankimojë vendimin në Apel dhe të kërkojë rigjykim. Vendimi, i marrë nga gjyqtari Besnik Hoxha, u mor pas më shumë se dy orësh këshillim. Seanca nisi në orën 12: 00 dhe gjyqtari u tërhoq për vendim rreth orës 12: 30, për ta shpallur atë në orën 15: 00. Në seancën e djeshme ishin të pranishëm avokati i Haxhias, vëllai i tij, Ismet Haxhia, si edhe juristi Romeo Kara. Prokurori Bicaj pretendon se Izet Haxhia është njohur me dënimin që ka marrë në qershor 2006, kur është arrestuar në Turqi. Ai ka pasur mundësi që të ankimojë vendimin në Apel, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke iu drejtuar Gjykatës së Strasburgu­t. Mirëpo, sipas mbrojtjes, kjo nuk është e vërtetë. Avokati Bashkim Nikolla, tha se dosja e Prokuroris­ë që ka çuar në dënimin e tij me 25 vjet burg është skandaloze dhe me të është luajtur politikish­t. Sipas tij, ajo është e paplotë dhe mungojnë shumë prova të përmendura në proces.

DOSJA “Vetëm dje pasdite pata kohën të shqyrtoja dosjen prej 702 faqesh të vrasjes së Azem Hajdarit. Me aq sa pashë, ishte shumë skandaloze dhe kjo tregon qartë se si ka luajtur politika me këtë çështje”, tha Nikolla. Ndërkohë që në të gjithë dosjen në fjalë, sipas avokatit, nuk ka asnjë dokument që provon se i pandehuri Haxhia është njoftuar për procesin ndaj tij. Në një shkresë njoftimi që është gjetur, nuk ka as emër dhe as mbiemër. “Në dosje nuk ka asnjë konfirmim njoftimi. Në shkresën e njoftimit nuk ka as emër dhe as mbiemër të klientit tim”, tha Nikolla. Ai përmendi edhe ditarin e ish- ministrit të Brendshëm, Perikli Teta, që është marrë si provë nga Gjykata, por që, sipas tij, nuk gjendej në dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. “Në dosje nuk është ditari i ish- ministrit të Brendshëm, Perikli Teta, i cili supozohet të ketë shkruar në lidhje me çështjen. Ditari është sekuestrua­r me vendim gjykate, pasi fillimisht nuk u pranua nga ishministr­i të dorëzohej, por tashmë nuk ka asnjë fletë të tij. Në bazë të kësaj, na lind e drejta të themi se ka rrjedhje të provave. Kanë avulluar me kohën siç duket”, shtoi ai. Më tej, avokati shtoi në seancë gjatë konkluzion­eve të mbrojtjes se dënimi është dhënë pa marrë të gjitha provat e duhura dhe të kërkuara nga palët. Për këtë, Bashkim Nikolla përmendi dëshminë e disa deputetëve, apo përfaqësue­sve të Partisë Demokratik­e që janë thirrur si dëshmitarë të Akuzës, por nuk kanë dëshmuar kurrë. Ndër ta, Nikolla përmend Flamur Shehun, Emin Gjanën, Jozefina Topallin, Shaban Meminë, Pjetër Arbnorin, Genc Pollon dhe Sali Berishën. Gjithashtu, lexoi edhe një pjesë nga raporti i përgatitur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Skënder Rexha, në lidhje me hetimet për zbardhjen e vrasjes së shekullit, ku ekspertimi i trupit të viktimës, nuk është kryer. “Në referimin e bërë nga ana e Policisë për vrasjen, përgatitur nga oficeri Skënder Rexha, shkruhet: Është shkuar në morgun e spitalit për të bërë ekspertimi­n e trupit të viktimës, por një gjë e tillë nuk është realizuar sepse janë krijuar probleme nga familjarë dhe persona të tjerë”, tha Bashkim Nikolla. AKUZAT E HAXHISE Në seancën gjyqësore foli edhe vetë Izet Haxhia, i cili akuzoi ish- Kryeminist­rin Berisha se ka paguar 1 mil- ion euro për eliminimin e tij në Turqi te klanet mafioze turke. “Në historinë postkomuni­ste të Shqipërisë, dosja e shekullit është tregues i futjes së duarve. I futjes së duarve në drejtësi, nga dy klanet kriminale, të malësorëve të Skraparit dhe të Tropojës. Unë le të dënohem dhe pse unë e kam vuajtur dënimin në Turqi. Përpos të gjithave, unë dua të dëgjohem. Nuk kam ardhur më herët sepse edhe gjatë kohës që kam qenë në Turqi, i janë paguar nga klanet kriminale politike, 1 milion euro trafikantë­ve në Turqi për eliminimin tim fizik”, tha ai në sallën e gjyqit. Në orën 15: 00, gjyqtari Besnik Hoxha komunikoi vendimin për pra- nimin e kërkesës për rivendosje në afat të ankimimit. Në sallë pati duartrokit­je, madje përpara se gjyqtari të përfundont­e leximin e vendimit.

 ??  ??
 ??  ?? Gjyqtari Besnik Hoxha, në seancën e djeshme
Gjyqtari Besnik Hoxha, në seancën e djeshme
 ??  ?? Izet Haxhia në Gjykatë
Izet Haxhia në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania